Falsifikimi i ushqimeve dhe pijeve/ Prokuroria çon në Gjykatë dosjen për 9 persona
Sektori i hetimit të Veprave Penale në fushën e Krimit Ekono...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një konferencë për mediat pas kërcënimeve të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se audio-përgjimi i publikuar nga deputetët e opozitës është i rremë dhe kështu ata që e kanë publikuar do të përballen me forcën e ligjit.
Alibeaj u shpreh se sikurse opozita edhe Kryeministri është i vetëdijshëm se Agron Xhafaj ka trafikuar lëndë narkotike gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Brendshëm.
?Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!?, – shpreh Alibeaj ndër të tjera.
Deklarata e plotë:
Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!
Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!
Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!
Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!
E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.
Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!
Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e logjit Antimafia!
Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia!
Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm!
Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!
Është i njëjti qëndrim si i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, kur ne denoncuam kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe bashki, kur denoncuam avionët e drogës, kur denoncuam kanabizimin e vendit, kur denoncuam se Saimir Tahiri kishte lidhje me bandat e trafikut te droges, kur denoncuam se është Edi Rama arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin!
Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin! Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!
Beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë! /CNA.al
Sektori i hetimit të Veprave Penale në fushën e Krimit Ekono...
Pas akuzave te ngritura nga Partia Demokratike, per vellain ...
Sot nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta u mblodh Këshilli ...
Me mirësjellje, ti mund të trondisësh botën! Por mund ta bës...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferenc...
Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një kon...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferen...
Pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama, të bëra ndaj opozitës...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferenc...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferenc...
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idr...
Sektori i hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekono...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka thirrur në një mbledhj...
Autoritetet policore të Vlorës kanë arritur të identifikojnë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ndodhet...
Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar hapur sot Prokurorinë e Kr...
“Internet për të gjithë” po shndërrohet në një realitet përh...
Pas takimit që pati kokë-më kokë me kryeministrin Edi Rama, ...
Pas apelit të kryeministrit Edi Rama për hetimin e denoncime...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...