“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar në Sofje të Bullgarisë, ku është mbledhur Samiti Partive Popullore Europiane.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas Bashës, “Makineria e propagandës dhe e shpërqëndrimit të opinionit publik është lëshuar e gjitha në një shfaqje të turpshme që përsëritet tash e 5 vjet për të mbrojtur kriminelin dhe skandalin e rradhës të qeverisë”.
Postimi i plotë:
Makineria e propagandës dhe e shpërqëndrimit të opinionit publik është lëshuar e gjitha në një shfaqje të turpshme që përsëritet tash e 5 vjet për të mbrojtur kriminelin dhe skandalin e rradhës të qeverisë.
Është e njëjta shfaqje që e kemi parë Edi Ramën duke bërë në mbrojtje të Saimir Tahirit dhe të bandës së tij të Habiljave.
Janë të njëjtat fjalë me të cilat mohoi kanabizimin e Shqipërisë.
Është e njëjta shfaqje me të cilën mbrojti vrasësin Mark Frroku, trafikantin Arben Ndoka, përdhunuesin dhe trafikantin e drogës Elvis Roshi dhe çdo kriminel tjetër më të cilin ka të lidhur pushtetin.
Sot ishte rradha e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij trafikant droge, i kapur në përgjime autentike ambjentale, të pamanipuluara!
Materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.
Këtë fakt nuk e mohoi dot as vetë Edi Rama sot, sepse ai e di që Agron Xhafaj është një nga kokat e krimit. Edi Rama ka mjaftueshëm informacion për fuqinë e Agron Xhafajt mbi policinë e Vlorës, Policinë e Shtetit dhe rrjetit të tij kriminal në Vlorë.
Është mashtrim deklarata e Edi Ramës se ai po pret raportet e agjensive ligjzbatuese, nëse kanë indicie për Agron Xhafajn! Faktet tregojnë se ai fshehu dhe mohoi për 3 vjet rresht raportet e shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja për implikimin e Saimir Tahirit dhe Policisë së Shtetit në kanabizimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.
Edi Rama e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj po dërgohet në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figure! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës rezultate ekspertize nga laboratorë pa emër apo nën pushtetin e tij.
Shfaqja e Edi Ramës sot është po aq e neveritshme dhe e pabesueshme sa ishte dy vjet më parë, kur u mohonte shqiptarëve se Agron Xhafaj ishte i dënuar për drogë.
Shqiptarët kanë shumë halle dhe probleme, por ata nuk harrojnë se Edi Rama u tregoi dy vjet më parë se ?historia me drogë e vëllait të Fatmir Xhafës ishte e sajuar?, ndërsa sot pranoi se për këtë histori droge ?Agron Xhafaj po shkon në burg me këmbët e veta?.
Mes propagandës, gënjeshtrave, kërcënimeve dhe ultimatumeve Edi Rama foli për gjithçka, por nuk u tha shqiptarëve asnjë fjalë pse Shqipëria sot ka për Ministër të Brendshëm një person që është subjekt i ligjit Antimafia.
Në asnjë rresht të deklaratës së tij, Edi Rama nuk u dha llogari shqiptarëve pse Fatmir Xhafaj ka penguar zbatimin e ligjit Antimafia për pasurinë e të vëllait, i dënuar për trafik droge dhe, rrjedhimisht, edhe për pasurinë e vet, siç e kërkon me detyrim ligji Antimafia.
Edi Rama sot mori rolin e ekspertit audio, të prokurorit dhe të gjyqtarit që do të burgosë opozitën, por jo të kryeministrit që, më e pakta që duhet të bënte, ishte t?i kërkonte Ministrit të tij të Brendshëm të mbante përgjegjësi pse nuk ka zbatuar ligjin antimafia dhe ta largonte atë!
Mbrojtja e Fatmir Xhafajt dhe jo shkarkimi i tij nga Edi Rama është një provë e re sesi krimi i organizuar drejton të gjithë segmentet e shtetit: Qeverinë, Policinë dhe Prokurorinë.
Duke qëndruar në detyrë, Fatmir Xhafaj, deformon dhe pengon hetimin ndaj tij dhe të të vëllait, si për trafikun e drogës nga Agron Xhafaj, ashtu edhe për pasurinë sipas ligjit Antimafia. Të gjithë e mbajnë mend se Donika Prela u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ditën kur Partia Demokratike filloi denoncimin e skandalit ?Xhafaj?.
Ka edhe një mashtrim tjetër të madh që Edi Rama u bën shqiptarëve!
Sa herë atij i plasin skandale dhe sa herë opozita i zbulon lidhjet e qeverisë së tij me krimin e organizuar, Edi Rama akuzon Partinë Demokratike si pengesë për integrimin Europian!
Është qesharake të mendosh që Macron, Merkel apo kryemisnitri hollandez dhe qindra politikanë të lartë francezë, gjermanë, hollandezë, britanikë janë aq naivë sa i gënjen opozita shqiptare dhe nuk arrijnë të shikojnë realitetin. Fakt është se ata e dinë të vërtetën nga burimet e tyre dhe burime të tjera të pavarura.
Më e rëndësishmja është se Edi Rama nuk e ka pranuar ende se kusht për hapjen e negociatave është lufta kundër krimit e korrupsionit dhe jo mbyllja e gojës së opozitës.
Kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin ?Xhafaj? është skandaloz, tipik për udhëheqësit autokratë dhe të inkriminuar.
Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një kryeministri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!
Në emër të Partisë Demokratike, i siguroj shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se ne do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm betejën me krimin e organizuar dhe do të përballemi me të njëjtën forcë me qeverinë që punon për krimin e organizuar dhe jo për qytetarët e ndershëm të këtij vendi. /CNA.al
Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar hapur sot Prokurorinë e Kr...
“Internet për të gjithë” po shndërrohet në një realitet përh...
Pas takimit që pati kokë-më kokë me kryeministrin Edi Rama, ...
Pas apelit të kryeministrit Edi Rama për hetimin e denoncime...
Ne datën 15 maj 2018 gjykatësi federal Amy Berman Jackson në...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot një protestë para Minist...
Kryeministri Rama po zhvillon një takim urgjent me ministrin...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama, sot ka “sulmuar” Prokurorinë, ndërsa...
Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj, në një opinion të botua...
Kryeministri Edi Rama, është paraqitur i tensionuar sot në m...
Ish-kryeministri Sali Berisha që denoncoi i pari atë që e qu...
Ka përfunduar protesta e organizuar para Ministrisë së Brend...
Protesta para Ministrisë së Brendëshme nisi me përplasje mes...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit ...
“Mafia përpara se të fusi në gjirin e saj të detyron të bësh...
Pasi kryeministri Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar...
Ka nisur me përplasje protesta e paralajmëruar nga opozita p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Sof...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...