web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu/ Ja dy zyrtarët e radhës që dalin para Kolegjit

15 Maj 2018, 15:58, Aktualitet CNA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar procesin e rivlerësimit kalimtar për dy subjektet Sulejman Tola dhe Mirela Fana.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, për secilin.

?Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ?i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama

Luan Daci

Sokol Çomo? shkruhet në njoftimin e përcjellë nga KPA.

Ndërkohë sa i përket Mirela Fanës thuhet se:

?Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ?i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo?.





Lajmet e fundit nga