web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjekmarkaj tallet keqazi me deputetin dhe sekretarin e PD

15 Maj 2018, 10:37, Aktualitet CNA

Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj në një opinion të botuar në gazetën Panorama, ka bërë një analizë të situatës së fundit politike, që nga ?turi i llogaridhënieve? të kryeministrit Rama, deri te akuzat ndaj ministrit Xhafaj.

Sipas Gjekmarkaj, Rama ?Nën hije të qershive, në kërkim të fatit dhe vetvetes si Diogjeni në fuçi, duke bërë muhabet, të cilin ai e quan llogaridhënie, shtyn ditët e shpreson t?i shumëzojë ato.?.

Por ?shigjetës? së Gjekmarkaj nuk i ka shpëtuar edhe opozita.

Gjekmarkaj në shkrimin e tij është tallur keqazi edhe me sekretarin organizativ të PD, Enno Bozdo dhe deputetin demokrat Aldo Bumçi.

?Ndërkohë Enno Bozdo, me gjasë thirri me urgjencë Aldo Bumçin. E pe i tha? Po e pashë u përgjigj! E dëgjove? Po e dëgjova! Rëndë ë? Po rëndë, duhet revolucion! Dhe ashtu befas, duke ndjekur retë në qiell, u ndanë për të kërkuar zgalemin! Ndërkohë, nga kundruall inxhinieri zemërmirë i PD-së, Bernard Banushi, teksa i sodiste dukej sikur mërmëriste me vete ?medet, medet?!?-shkruan Gjekmarkaj.





Lajmet e fundit nga