web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çifti i gjyqtarëve Balliu në “mjerim"/ Pasuri apo drejtësi me qira?

15 Maj 2018, 09:51, Aktualitet CNA

Hipoteka, që prej më shumë se një viti ka  nisur verifikimin e pasurive të paluajtshme për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

Ndërkaq, përgjatë këtij harku kohor, gjyqtarët dhe prokurorët kanë bërë  deklarimet përkatëse të pasurive.

Procesi i vlerësimit të pasurive të paluajtshme për kupolën e drejtësisë, u bë që të  shmangë ndryshimet e pronësisë që mund të bëhen nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Janë 775 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilëve iu është bërë verifikimi i pasurisë në terren dhe është krahasuar më pas më atë që është regjistruar në Hipotekë.

Duke parë  formularët e deklarimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk është e vështirë të konstatosh se  kujt do t?i pritet ?koka? në Vetting.

CNA.al  sjell pasurinë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arjan Balliu.

Sipas të dhënave të formularëve të deklarimit të pasurisë, rezulton se gjyqtari Arjan Balliu, mbahet me ?bukë? nga bashkëshortja e tij Rezarta Balliu, që edhe ajo është gjyqtare.

Çifti i gjyqtarëve Balliu, duket se janë treguar të kujdesshëm në aspektin pasuror, por as këtyre nuk iu mungojnë pasuritë e paluajtshme, të cilat i kanë dhënë me qira.

Deri në këtë pikë, është gjithçka në rregull, nëse edhe drejtësinë dhe vendimet gjyqësore nuk i kanë dhënë me qira.

Kujtojmë se Arjan Balliu u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës me dekret të ish-Presidentit, Bujar Nishani në 21 tetor 2013.

Deklarata e pasurisë dorëzuar me datë 23 mars 2017

Llogari në shumën 519 929 lekë. Të ardhurat nga paga dhe kursimet familjare.

Gjendja cash në banese në shumën 1 000 000 lekë. Nga kursimet familjare dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e pasurisë së paluajtshme të një apartment 1+1 me sipërfaqe 70.8 metër katror.

Paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Durrës në shumën 1 240 986 lekë.

Dietat nga komandimet si gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Durrës, në shumën 9 800 lekë.

Paga e bashkëshortes Rezarta Balliu si gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Tiranë, në shumën 1 339 816 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes Rezarta Balliu nga qiraja e pasurisë me sipërfaqe 105 metër katror, e ndodhur në Durrës, në shumën 200 000 lekë.

Të ardhurat e  bashkëshortes Rezarta Balliu nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor me datë 12.11. 2007 nga Gjykata e shkallës së parë Durrës, në shumën 652 190 lekë.

Llogari e bashkëshortes Rezarta Balliu në shumën 500 106 lekë. Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor.

Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor i datës 12.11. 2007 në shumën 1 956 570 lekë. Deklaron se i takon një e treta.

Qiraja e pasurisë me sipërfaqe 105 metër katror, e ndodhur në Durrës, në shumën 600 000 lekë. Deklaron se i takon një e treta.

Një  e treta pjesë e qirasë nga lokali më shumën 200 000 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga