web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me 4 vite burg/ Arrestohet i shumëkërkuari, ja për çfarë akuzohet

8 Maj 2018, 12:33, Kronika CNA

Policia në Pogradec ka bërë të mundur arrestimin e një personi, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Aleksandër Gora, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, me vendim nr 81 të datës 30.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) vjet, 6 (gjashtë) muaj e 25 (njëzetë e pesë) ditë burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga