I zhdukur prej një jave/ Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të policit
Kërkimet për trupin e pajetë të policit Armend Trena do të n...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Borizan të Fushë-Krujës ku një person u gjet i djegur brenda një makine.
Nga trupi i viktimës janë marrë pak prova, për shkak se ai ishte i karbonizuar plotësisht.
Dyshimet e para të ekspertizës janë se ai është qëlluar më parë në kokë dhe më pas është djegur brenda mjetit, por përgjigja përfundimtare nga laboratori ende nuk është zbardhur.
Sot në Fushë-Krujë kanë mbërritur edhe vëllai dhe nipi i 61 vjeçarit Xhafer Osmanit, të cilët kanë dhënë detaje shtesë për grupin hetimor.
Nipi i viktimës ka pasur edhe kontaktin e fundit me xhaxhanë, i cili i kishte thënë se do të ikte për një ditë në Shqipëri për të mbyllur një punë. Por prej tre ditësh, ka pohuar nipi para grupit hetimor, kishin humbur çdo kontakt me 61 vjeçarin.
Lëvizja e Osmanit drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe në sistemin TIMS, ku ky person me makinën e tij tip ?Volkswagen Turan?, është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në datën 29 prill 2018.
Ndërsa në vendin e ngjarjes, policia ka krehur të gjithë zonën si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë së një karburanti aty pranë.
Ditën e ngjarjes, kamerat kanë fiksuar një person që blen një shishe benzinë në karburant dhe largohet prej aty. Por grupi hetimor ka arritur të gjejë personin e dyshuar dhe ka konfirmuar se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi ka pasur alibi që mohon përfshirjen e tij.
Ka dyshime se deri në vendin ku u gjet trupi i pajetë, viktima të ketë shkuar me një tjetër person. Ndërsa dëshmitarë të rastësishëm kanë pohuar se kanë parë në atë vend ditën e krimit një person që ikte me vrap, por pa konfirmuar nëse ka lidhje me ngjarjen apo të japin një identikit të personit që vraponte, raporton tv klan.
Sa i përket pistave hetimore për vrasjen, prokuroria ngriti fillimisht dyshimet e një vrasje për shkak të ndonjë lidhje intime të viktimës në Shqipëri, por për këtë pistë nuk ka shumë prova.
Dyshime ka gjithashtu se 61 vjeçari kosovar mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm dhe vrasja është bërë për prishje pazaresh.
Pak persona janë shoqëruar që të kenë dijeni për ngjarjen, pasi grupi hetimor nuk ka shumë informacion për itinerarin dhe lëvizjen e Xhafer Osmanit në Shqipëri.
Kërkimet për trupin e pajetë të policit Armend Trena do të n...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rënd...
Djali i shkrimtares së njohur shqiptare Flutura Açka është n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Kru...
Zv.ministri i Brendshëm, Besford Lamallari ka folur sot në l...
Një ditë pas arrestimit në Gjermani të shtetasit Arbër Çekaj...
Media gjermane njofton për kapjen në Dyseldorf të njërit pre...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin e autorit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku persona të paide...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditene sotme në q...
Një rast trafiku armësh është godir në kufirin me Greqinë.Më...
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore...
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Poli...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në pikën kufita...
Policia ka bërë të mundur arrestimin në Gjermani të pronarit...
Policia italiane po zhvillon një superoperacion antidrogë në...
Një inxhinier dhe teknik i një miniere në Bulqizë janë vënë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një efektiv i ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...