Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”, qytetarët meritojnë dialogun
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Dy muaj pas ngjitjes në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, në shkurt të vitit 2013, Adriatik Llalla urdhëroi nisjen e procedurave të tenderit për ndërtimin e një bar-kafeje në katin e pestë të institucionit që drejtonte.
Dokumentet e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se procedurat e tenderit me fond limit 5.9 milionë lekë kanë zgjatur thuajse 1 muaj dhe në fund të tyre u shpall fituese kompania LIM-EM sh.p.k e themeluar nga biznesmeni Shkëlqim Beshiri.
Kontrata mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe kompanisë LIM-EM është firmosur më 18 prill 2013 nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe përfaqësuesi i kompanisë, Shkëlqim Beshiri. Sipas saj, kompania merrte përsipër të kryente punimet brenda 28 ditëve me një çmim total prej 5.2 milionë lekëve.
Kontrata për ndërtimin e lokalit në katin e pestë të Prokurorisë së Përgjithshme nuk është marrëveshja e vetme e firmosur mes Adriatik Llallës dhe Shkëlqim Beshirit.
Në qershor 2016, kompania LIM-EM e Beshirit u bë një burim i rëndësishëm të ardhurash për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, pasi i bleu atij një sipërfaqe toke prej 3 mijë metrash katrorë tokë në Mjull Bathore për një çmim total prej 249 mijë eurosh.
Sipas kontratës noteriale të cilën BIRN e disponon, Llalla ia kishte blerë këtë tokë Eduart [Edison] Dushkut në vitin 2007 për vetëm 1.5 milionë lekë. Dushku është një personazh i njohur në zonën e Saukut dhe me një skedë të larmishme kriminale, mes të cilave edhe një dënim për vrasje.
Katër vjet pasi ia bleu tokën Dushkut për 1.5 milionë lekë, Llalla e rivlerëson atë në 21 milionë lekë ose 14 herë më të lartë se çmimi i blerjes, para se t?ia shiste kompanisë LIM-EM për 249 mijë euro.
Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se rivlerësimi i pasurisë rezulton të jetë një praktikë rutinë e ish-prokurorit, përmes së cilës ai ia doli të transformojë investime prej 16.3 milionë lekësh në blerjen e tokave në një kapital prej rreth 1 milionë eurosh.
Transaksionet multimilionëshe të ish-kreut të Prokurorisë, mes të cilave edhe kontrata e dyshuar për konflikt interesi me kompaninë LIM-EM janë bërë objekt i një procedimi penal të regjistruar më 15 mars nga Prokuroria e Durrësit kundër Llallës.
BIRN mësoi se çështja ndodhet aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila po e heton gjithashtu Llallën për veprat penale të ?deklarimit të rremë të pasurisë?, ?mosdeklarimit të shumës së të hollave në kufi? dhe ?shpërdorimit të detyrës?.
Më herët, BIRN e pyeti ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për lidhjet e tij me biznesmenin Beshiri si dhe nëse kishte qenë në kushtet e konfliktit të interesit kur përfitoi 249 mijë euro nga kompania LIM-EM.
Ndonëse rezulton ta ketë firmosur vetë kontratën me Beshirin për ndërtimin e lokalit në Prokurorinë e Përgjithshme, Llalla mohoi të kishte dijeni për procedurat e tenderit në një bisedë telefonike me BIRN.
?Nuk jam unë në konflikt interesi, nuk është prokurori ai që merret me tenderat. Ka sekretar të përgjithshëm, ka drejtues administrativ. Nuk merret Prokurori me atë pjesë,? tha Llalla përmes telefonit.
Ish-kryeprokurori Llalla e cilësoi blerjen e tokës për 1.5 milionë lekë dhe shitjen e saj për 249 mijë euro totalisht të ligjshme dhe e shpjegon rritjen e vlerës së saj me hovin e zhvillimit që mori pas vitit 2007 zona rreth qendrës tregtare TEG.
?Toka u ble në vitin 2007. Ishte një zonë e pazhvilluar. Fillimet e ndërtimit të komplekseve rezidenciale e rritën kërkesën dhe interesin për të,? tha Llalla për BIRN.
Në intervistën me BIRN, Llalla e përshkroi marrëdhënien e tij me biznesmenin Beshiri me atë të dy personave të interesuar për të arritur një marrëveshje për 3 mijë metrat katrorë në Mjull Bathore.
?Ai ishte një biznesmen që kishte interes aty. Mbaj mend që zoti Beshiri ishte i interesuar bashkë me një ndërtues tjetër për të ndërtuar komplekse rezidenciale dhe bashkëortaku i tij ka marrë me kredi një sipërfaqe shumë të madhe toke. Bëhet fjalë për pronarin e Lion Parkut,? tha Llalla.
Pas sigurimit të kontratës së tenderit në Prokurori, BIRN përsëriti pyetjen për Llallën, por nuk mori përgjigje./ Lindita Çela/
Autoritetet gjermane arritën që të vënë në pranga ditën e so...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se është për...
Në një përgjigje për radion “Evropa e Lirë”, NATO ka thënë s...
Pas denoncimit të mëparshëm se Artur Meçollari, i cili është...
Një njohës i hershëm i zhvillimeve në Shqipëri, thekson se h...
Edhe takimi i sotëm mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dha dorëheqje nga m...
Mishi i importuar nga Hungaria wshtw i dytw nw rradhwn e imp...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndo...
Nga AGRON GJEKMARKAJPak më pare u shfaqën disa foto në media...
Pas postimit të bërë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet so...
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në unazën jugore të ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shpërthyer ndaj ...
Ish-ministri i Drejtësisë, një nga personat më kritikë të qe...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar p...
Arrestimi dhe më pas dëbimi i gjashtë “gulenistëve”, pjesë e...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Laç...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, doli dje në një konf...
Televizioni më i madh në vend, Top Channel, duket se po i ku...
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbledhur pasditen e sotm...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...