web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina e policisë del nga rruga/ 3 efektivë me urgjencë në spital

4 Maj 2018, 15:16, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Laç-Lezhë në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Shënkollit”, ku një makinë policie ka dalë nga rruga, e për pasojë janë plagosur tre efektivë policie.

Sipas të dhënave të para, mësohet se efektivët e policisë janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk dihen cilat kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti.

Ende nuk ka një informacion zyrtar për gjendjen e tre efektivëve të plagosur. /CNA.al





Lajmet e fundit nga