web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja me armë në Bilisht/ Policia jep detajet

3 Maj 2018, 20:13, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Bilisht, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar.

Sipas policisë: “Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij”. /CNA.al

Të shtëna me armë/ Një i plagosur në gjendje të rëndë





Lajmet e fundit nga