SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
* Edi Rama sot në Asamable la të nënkuptojë se po qeveris keq se nuk ka opozitë. Pra fajin e ka apozita. Përtej sulmeve që priteshin në drejtim të saj, të cilat shtohen sa më shumë Rilindja ndien t?i kërcasin kockat nga mbipesha e krizave, Kryeministri ka kuptuar rrezikun që po e kanos.
Ky rrezik është arroganca. U përpoq mes ojnash retorike t?u thotë të vetëve, ndërroni sjellje! Meqenëse shefi i ekzekutivit duket i paqartë se çfarë është arroganca, duhet ta ndihmojmë të kuptojë.
Arroganca më e madhe është gënjeshtra. Të tilla, nga viti 2013 e sot ka pafund në raport me premtimet e veta. Funksionimi mafioz i segmenteve të shtetit është pëllitja e saj. Për disa vite i thamë Kryeministrit, vendi po bëhet hambar droge e nuk e pranoi kurrë. Do kishte shpëtuar vendin, veten dhe Tahirin po ta shkarkonte tre vjet më parë. Por jo, prapë fajin e pat opozita. Arrogancë është aleanca me të fortët, me të cilët ndyu jetën parlamentare.
Përsëri këso kohe akuzonte opozitën që kërkonte dekriminalizim. Arrogancë janë koncesionet e errëta, për të cilët qytetarët nuk u bindën kurrë. Arrogancë është boshatisja e vendit, sepse njerëzve u ka vdekur shpresa dhe mundësia për të jetuar me dinjitet. Arrogancë është manipulimi i reformës në drejtësi për të hequr njerëzit e Berishës dhe zëvendësuar me ata të Ramës. Arrogancë është kualiteti i ministrave që na qeverisin dhe gjuha e tyre. Fatmir Xhafa duket sikur është i pari i dheut, ?dora e amerikanëve? mbi vatan, si dje hetues dorë e pamëshirshme e diktaturës.
Çdo fjalë e lëshon si plumb ndaj armikut dhe shpullë ndaj qytetarëve. Arrogancë janë ngërdheshjet e Arben Ahmetajt dhe kalkulimet e tij mbi ekonominë, që skalafitet si dhe Kullat e Erjon Velisë. Arrogancë janë hakërrimet e Mirela Kumbaros ndaj artistëve po shumë më tepër panagjeriket e saj publik. Arroganca nuk është vetëm gjuhë, por edhe sjellje, edhe qëndrim. Korrupsioni është arrogancë.
Kryeministri e di si jetonin të vetët në vitin 2013, pa përfshirë ata që kishin shijuar pushtetin 1997-2005 dhe si jetojnë pas 5 vitesh qeverisje. Natyrisht, nëse mbetemi te komunikimi nuk akuzojmë dot për këtë Lindita Nikollën, Olta Xhaçkën, Niko Peleshin e Ditmir Bushatin, se Majko një ministri folklorike ka e nuk llogaritet, por të tjerët ama të bëjnë të rrahësh televizionin me shkop sa herë shfaqen. Këtë trajtim e meriton ekrani edhe na përcjell fjalimet e Taulant Ballës dhe shahirve të tjerë, që stërbalaken në metafora banale si poetët oficera gjatë realizmit socialist.
Arrogancë është pushteti okult i oligarkëve që marrin cdo tender dhe sillen si qehajaj në territorin e Republikës. Këta nuk i nominon opozita, veç një Vilma Nushi që nuk ja njeh kush fytyrën. Arrogancë është sjellja intimiduese ndaj mediave. Arrogancë është parimi haxhi qamilist ?hallall me rrejtë kaurrin? d.m.th Europën për integrimin e fajësimi i opozitës se Gjermania shfaqet hezituese. Frika se mos qytetarët sillen të gjithë si kuksianët i ka shkaktuar Kryeministrit ankth por edhe vetëdije.
Receta për të mundur arrogancën nuk janë fjalimet, por eliminimi i shkakut. Kryeministri duhet të ndryshojë vetveten, vartësit, atë aradhe trukokallësh që i bëjnë hosana dhe i përkedhelin veshët me lavde krypur me nënshtrim. Arroganca e ka burimin tek Edi Rama. Ministrat seriozë, apo teveqelë janë instrumente të tij. Rama ka nevojë për terapi. Le ta fillojë çdo mëngjes para pasqyrës duke thërritur: Poshtë arroganca, poshtë arroganca!/ Panorama
Gert Hoxha është rizgjedhur në kreun e Bordit Drejtues të sh...
Në emisionin “Java” në RTSH, analisti i këtij emisioni, Lore...
Reforma në Drejtësi synon të sjellë spastrimin nga gjyqtarët...
Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Partisë ...
Një 57 vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në orët e para të ...
Ish-ministri i qeverisë Rama1, Ylli Manjani, në një postim n...
Skandali i lobimit rus për LSI-në, duket se është lënë në ha...
Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së në ...
Kryeministri Edi Rama, i ka bërë për ujë të ftohtë struktur...
Policia e Korçës ka vënë në pranga tre shtetas.Policia bën m...
“Pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit brenda pal...
Kryeminstri Edi Rama ka kritikuar ashpër koordinatoren e Eli...
Pak para nisjes së punimeve të Asamblesë së Partisë Socialis...
Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur punimet, pak minuta ...
Kryeministri i Edi Rama, ndërsa ka kritikuar punën e ministr...
Pas raportimit të punës së gjithë ministrave të kabinetit qe...
Vijon raportimi i punës së ministrave të qeverisë Rama, në a...
Kreu i grupit parlamentar të PS –së Taulant Balla, ka prezan...
Vijon mbledhja e asamblesë së Partisë Socialiste.Në fjalën e...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në fjalën...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...