Denoncimi në CNA.al/ Xhafaj presion Policisë së Shtetit
Ndërkohë që ligji i Vettingut ka shtuar ethet në radhët e gj...
Vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë do të merret në qershor, kur të mblidhen krerët e shteteve të BE-së. Deri atëherë Gjermania duhet ta ketë gjetur pozicionin për qëndrimin e saj.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me Gunther Krichbaum, të mërkurën, në Bundestag.
Vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në samitin e BE në qershor. Deri atëherë edhe Gjermania duhet të jetë pozicionuar për qëndrimin e saj, sepse nuk është vetëm qeveria ajo që do të marrë një vendim, por edhe Kuvendi Federal (Bundestag) dhe Këshilli Federal (Bundesrat).
“Qeveria Federale dhe unë, si përfaqësues në Këshillin për Çështje të Përgjithshme, do të themi po, kur të marrim dritë të gjelbër nga Kuvendi Federal (Bundestag) dhe Këshilli Federal (Bundesrat), gjë që për momentin nuk po e shoh ende”, tha të mërkurën në Berlin deputeti socialdemokrat Michael Roth, i cili njëkohësisht është edhe ministër shteti për Europën, pranë ministrisë së Jashtme gjermane.
Në fjalën që ai mbajti gjatë një tryeze të rrumbullakët që Fondacioni Friedrich Ebert, kishte organizuar në Berlin me rastin e vizitës së kryeministrit Edi Rama, Roth tha gjithashtu se partia e tij është për hapjen e negociatave. Por shtoi se “ka rezerva të mëdha nga CDU-CSU dhe këto duhet të mënjanohen.”
Siç bëri të ditur për DW, ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe sot president i fondacionit Friedrich Ebert, Kurt Beck, dy partitë e koalicionit do të përpiqen së shpejti që të gjejnë një pozicion të përbashkët për këtë çështje: “Mes dy partive të koalicionit ka diskutime. Ka një sërë politikanesh dhe politikanësh në CDU/CSU që vërtet janë skeptikë. SPD-ja do që t’ia hapë rrugën Shqipërisë. Tani ka nisur procesi i krijimit të mendimit unë shpresoj që ai të dalë pozitiv”, tha Beck.
Marrëdhënie jo fort të mira me CDU-në
Por ky proces është vështirësuar ndërkohë, për shkak të artikujve të shkruar në disa media shqiptare kundër deputetit kristian-demokrat, Gunther Krichbaum. Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Europian, në të njëjtën ditë me shpalljen e rekomandimit të Këshillit të Evropës për çeljen e negociatave, tha në një intervistë për DW (shqip) se Shqipëria ka ende deficite në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Disa media në Shqipëri iu përgjigjën këtij prononcimi me artikuj që e sulmonin personalisht deputetin gjerman. Siç bënë të ditur për DW qarqet e CDU-së në Berlin, disa deputetë demokristianë mendojnë se artikujt që e akuzonin deputetin gjerman si pro-rus dhe pro-serb dhe si vegël të opozitës shqiptare, vinin nga autorë të afërm me Partinë Socialiste.
Kjo ishte arsyeja se përse deputetët rreth grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor, në shenjë solidariteti me kolegun e tyre, vendosën të mos i përgjigjeshin ftesës që u kishte bërë kryeministri Rama në një nga restorantet më luksoze dhe ekskluzive të Berlinit. Këtë ia konfirmuan DW (shqip) dy deputetë të këtij fraksioni. Ndërsa zyra e Gunther Krichbaum-it, i tha DW se tashmë është anuluar edhe vizita që Gunther Krichbaum kishte planifikuar të bënte në Shqipëri në fillim të muajit të ardhshëm.
Edhe pse kreu i qeverisë shqiptare, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Bashkimit Europian, u distancua nga artikujt në fjalë, deputetët mendojnë se kjo mënyrë e të përgjigjuri ndaj kritikave me akuza personale është një shenjë presioni. “Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zotin Krichbaum, këtu dërgohet hapur një sinjal brenda vendit. Ne shpifje për ata që dalin kundër nesh”, i tha DW referenti i një deputeti që kishte refuzuar pjesëmarrjen në darkën e kryeministrit.
Krichbaum ndërkohë, pas kthimit të Ramës në Tiranë e konfirmoi edhe njëherë hapur qëndrimin e tij kundër çeljes së negociatave me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.
“Progresi i arritur deri tani është i pamjaftueshëm”, argumentoi Krichbaum pa dhënë hollësi të mëtejshme se çfarë duhet të bëhet në Shqipëri për të arritur përparimet e duhura.
Impakti për qëndrimin e Gjermanisë
Krichbaum është i vetmi politikan i CDU-së që ka dalë hapur deri tani kundër çeljes së negociatave. Se sa deputetë të partisë së tij janë kundër fillimit të negociatave, kjo nuk dihet. Vëzhgues mendojnë fraksioni i CDU/CSU-së nuk e ka përmbyllur ende procesin e formimit të një qëndrimi.
Por çeljen e negociatave e mbështesin edhe deputetë të fraksioneve të tjera parlamentare që aktualisht janë në opozitë. Të tillë janë Të Gjelbrit. Manuel Sarrazin, deputet i kësaj partie dhe anëtar i Komisionit të Bundestagut për BE-në e shikon të nevojshme çeljen e negociatave:
“Kush ka interes ta nxisë qeverinë shqiptare të çojë përpara reformat, duhet të kuptojë se çelja e negociatave na jep më shumë instrumente për të kërkuar transformime konkrete, sesa po t’i zvarrisim ato pa afat”, tha Sarrazin në një intervistë për DW shqip.
Sipas Sarrazinit, i cili ish
te vetë në Shqipëri para pak kohësh, parakushti për hapjen e negociatave, Vettingu, është plotësuar. “Shqipëria është një vend kyç për integrimin e suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe momenti aktual është shumë vendimtar për të qenë i suksesshëm në të gjithë rajonin”, argumenton Sarrazin.
Reformat vazhdojnë
Si për Ramën ashtu edhe për favorizuesit e tjerë të çeljes së negociatave është e qartë se negociatat nuk do t’i japin fund reformave. Prandaj edhe ministri i shtetit Roth, përveç premtimit për angazhimin e tij të fortë për çeljen e negociatave i shprehu kryeministrit shqiptar disa shqetësime, që mund të kuptoheshin edhe si fusha në të cilën mund të fokusohej puna e qeverisë shqiptare për t’ua bërë më të lehtë të lëkundurve që të ndryshojnë mendim në favor të Shqipërisë.
Roth tha se shpreson që të hapet një proces ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit, “në mënyrë që të bëhet e qartë se organet e drejtësisë janë të pavarura.”
Ai po ashtu tërhoqi vëmendjen që të mos nënvleftësohet ekonomia, në mënyrë që edhe brezi i ri të shohë një perspektivë në vendin e tij: “Gëzohemi për çdo shqiptar të ri që është i diplomuar dhe vjen në tre
gun e punës në Gjermani. Por ky largim i madh i trurit (brain drain) është i padrejtë për Shqipërinë”, tha politikani gjerman. Ju keni nevojë për të rinjtë, sepse pa këtë brez të ri e të kualifikuar do ta keni të vështirë ta ankoroni vendin tuaj në mes të Evropës.
Roth u ankua edhe për fenomenin e polarizimit total që sundon në sistemin politik në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të Evropës Lindore, ku rivali politik shihet si armik: “Sjellja e opozitës në parlament është e papranueshme. Nuk mund të ndërpritet thjesht puna parlamentare dhe të dalësh nga parlamenti. Duhen shfrytëzuar instrumentet demokratike”, tha ministri gjerman dhe shtoi: “Por unë pres që qeveria dhe partitë qeveritare të bëjnë gjithnjë tre hapa përpara drejt opozitës dhe të mos presin derisa të vijë opozita dhe të bëjë një hap drejt tyre.”
Një sugjerim tjetër i ministrit gjerman për kryeministrin Rama por edhe për liderë të tjerë në Ballkan, ishte përfshirja e shoqërinë civile në rrugëtimin drejt Europës. “Nëse nuk e bëjmë ne, do të hyjnë të tjerët që do ta plotësojnë këtë boshllëk”, tha ai duke pasur parasysh ndikimet nga Turqia, Rusia apo Kina./ DW
Ndërkohë që ligji i Vettingut ka shtuar ethet në radhët e gj...
Rreth dy të tretat e bizneseve sot nuk kanë një plan për zhv...
Anëtari i kryesisë së PD, Arben Skënderi nëpërmjet një posti...
Quiz-i politik po bëhet gjithnjë e më tepër një temë e kërku...
Shifra tronditëse janë publikuar nga mediat, por edhe nga Ko...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Policia e Shtetit pas miratimit të ligjit në parlament ka fi...
Kjo është hera e parë pas një serie mbledhjesh që KKT vendos...
DASHI21. mars – 20. prill Nuk do të mungojnë kënaqësitë në ...
Olympique Marseille dhe Atletico Madrid hedhin një hap të ma...
Gjashtë orë dëshmi dhe përballje faktesh në panelin e Komisi...
Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh anëtar i Këshillit Kombë...
Në pikat e tregtimit të Gulf është krijuar amulli, pasi Sun ...
Ka befasuar mbrëmjen e sotme botuesi i letërsisë misterize, ...
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, ka renditur një sërë...
Në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, teksa po diskutohet...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar mbrëmjen e k...
Themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, i ftuar në em...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Macron, Merkel dhe krijimi ...
“Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...