web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bëri shaka gjatë dasmës, dhëndri ngel pa u martuar dhe shkakton kaos

25 Prill 2018, 12:40, Lifestyle CNA

Një dasmë në qytetin Turgutlu të Manisas në Turqi mori famë ndërkombëtare jo për madhështinë e saj, por për një incident të pazakontë.
Nusja Hatice Ko?man 24 vjeç dhe dhëndri, Turgut Dinçer Guneri 26 vjeç, kanë riorganizuar dasmën për më 26 prill, pas anulimit të saj më 21 prill.

Dhëndri, ndërsa ishte duke u celebruar, përgjigjes nëse donte ta merrte për grua Hatice Ko?manin, u shpreh:

Jo? është e pamundur të them. Sigurisht që po?.
Kaq u desh që zyrtari Ali Akca të thoshte; ?Po largohem?, duke mos pranuar lidhjen e kurorës.

Ishte fjala ?Jo? në mes, që ai e mori si dyshuese për martesën.

Dhëndri ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë që ishte një batutë, por ai nuk ka pranuar të ndryshojë vendim.

As oficerët e policisë nuk e bindën zyrtarin për të vijuar procedurat e martesës.

Pas mediatizimit të këtij lajmit, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Manisas, i cili është shprehur se do t?i celebrojë vetë të rinjtë në një datë tjetër, duke shpresuar që e gjitha të shkojë mirë dhe me një fund të lumtur./CNA





Lajmet e fundit nga