“PD në ditët më të këqija”/ Paskal Milo tregon rrugën për ringritjen e saj
I ftuar në rubrikën “45 Minuta” në Report TV, kreu i PDS-së ...
Siria, marrëveshja me Iranin dhe tregëtia janë çështjet më të mprehta të takimit në Uashington mes dy presidentëve, atij amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron. Kjo është vizita e parë shtetërore e një udhëheqësi të huaj gjatë administratës Trump dhe siç tha presidenti amerikan plotësisht e përshtatshme për shkak të lidhjes së fortë me një aleat të vjetër siç është Franca. Një ceremoni ushtarake në Shtëpinë e Bardhë i parapriu takimit mes dy udhëheqësve.
Në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore në Uashington, presidenti francez u prit në Shtëpinë e Bardhë me një ceremoni ushtarake, që angazhoi 500 trupa të forcave të armatosura amerikane. Dy udhëheqësit shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, zonja e parë amerikane Melania Trump dhe bashkëshortja e presidentit francez Brigitte Macron.
Gjatë një fjalimi që pasoi ceremoninë pritjes, presidenti amerikan tha se vizita e presidentit Macron është dëmshi e marrëdhënies së qendrueshme me një vend aleat të vjetër të SHBA-së siç është Franca.
Është mëse e përshtatshme që ne po zhvillojmë vizitën e parë shtetërore me udhëheqësin e një aleati të vjetër të Amerikës, kombin krenar të Francës. Vizita juaj zoti president vjen në një moment vendimtar për aleancën tonë. Së bashku me miqtë tanë britanikë, Shtetet e Bashkuara dhe Franca ndërmorrën një akt vendimtar si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e regjimit sirian. Dua t?ju falenderoj personalisht ju, popullin francez dhe ushtrinë e vendit tuaj për partneritetin?, tha presidenti amerikan.
Presidenti Macron tha populli francez ka patur gjithnjë ndjenja te sinqerta ndaj popullit amerikan. Sipas tij për Francën, Amerika përfaqëson mundësi pa fund dhe dy popujt ndajnë së bashku idealet e paqes dhe lirisë.
Së bashku Franca dhe Shtetet e Bashkuara do të mposhtin terrorizmin. Dy vendet po përballen me të në forma të ndryshme. Ne së bashku do të përballemi me përhapjen e shpejtë të armëve të shkatërrimit në masë, tha presidenti Macron.
Pas ceremonisë së pritjes Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime zyrtare. Takimi dypalësh trajtoi çështje me rëndësi globale me të cilat ballafaqohen qeveritë e dy vendeve, përfshirë luftën në Siri, programin bërthamor të Iranit dhe planin e presidentit Trump për të imponuar tarifa për importet e aluminit dhe çelikut.
Gjasat janë që zoti Macron të shfrytëzojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë për të bindur zotin Trump që të mos heqë dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti amerikan e ka quajtur vazhdimisht atë një marrëveshje të keqe. Ai ka afat deri në 12 maj për të hequr dorë nga sanksionet ekonomike kundër Iranit si pjesë e marrëveshjes. Nga ana tjetër zoti Macron ka thënë se marrëveshja me Iranin nuk është e përsosur, por sipas tij mbi këtë çështje, nuk ka një “plan B.”
Ka të ngjarë gjithashtu që presidenti francez të bisedojë me zotin Trump mbi rëndësinë e qëndrimit të forcave amerikane në Siri. Zoti Trump ka folur për tërheqjen e amerikanëve nga Siria veriore. Por sipas zotit Macron kjo do të rriste rrezikun e braktisjes së Sirisë në duar e regjimit të Asadit dhe Iranit.
Në mbrëmje për nder të zotit Macron do të shtrohet një darkë shtetërore, ndërsa të mërkurën ai pritet të mbajë një fjalim përpara kongresit amerikan./VOA/
I ftuar në rubrikën “45 Minuta” në Report TV, kreu i PDS-së ...
Edhe pse kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gati një v...
Prokuroria e Elbasanit çon në gjykatë dosjen e ish-zyrtarëve...
Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i ftuar në rubrikën “...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e S...
Ish-ministrja e Integrimit në qeverinë Berisha, Majlinda Bre...
Policia e Fierit është tronditur ditën e sotme nga një vetëv...
Prej disa kohësh ose afërsisht menjëherë pas publikimit të l...
Një 19-vjeçar në Athinë është vrarë nga tre shqiptarë për nj...
Dje në mesditë Majlinda Bregu njoftoi se kishte fituar një g...
Nazer Seiti nuk do të dëshmojë për llogari të prokurorisë së...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër, k...
Anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati ka ironizuar statu...
Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial konsiderohet themeli i n...
Takimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të ...
Anëtarja e Kryesisë së PD, Valbona Mezini nëpërmjet një post...
Shqiptarët janë detyruar të mbajnë në “kurriz”, zyrtarë e po...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaron se k...
Lëvizja Socialiste për Integrim po dobësohet nga dita në dit...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...