"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Pas rekomandimit të dhënë nga KE, për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ka reaguar avokati Spartak Ngjela.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, për të cilin ka thënë se që prej ditës së djeshme është duke folur përçart, ndërsa nuk ka lënë pa thumbuar dhe opozitën e kreun e saj Basha.
Ngjela ka thënë se dhënia e autorizimit për çeljen e negociatave nga KE, ka tronditur krerët e qeverive shqiptare, pasi i tremben reformës në drejtësi.
Postimi i plotë:
Pse janë trembur të korruptuarit trima të qeverive shqiptare nga rekomandimi i Komisionit Europian?
Por më i trembur dhe që ka dalë nga mendja fare është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky ka që dje pasdite e gjithë ditën sot që flet përçart.
E ka humbur toruan. Po si mund të jetë kryeministër në Shqipëri një palaço panairesh?
Rama po hidhet degë më degë: një herë kërcënon gjyqtarët dhe i lidh me Rekomandimin, pastaj hidhet dhe thotë që “ka shtete të Bashkimit Europian që nuk na pranojnë në BE”.
Të gjitha i ka nga halli.
Asnjë ndalim nuk i bëhet më dot Shqipërisë, se Rekomandimi është bërë nën influencën e Shteteve të Bashkuara dhe të Gjermanisë, dhe asnjë shtet i BE nuk mund të dalë kundër Amerikës e Gjermanisë; sepse interesat e tyre janë në qëndër të Bashkimit Europian.
Shqipëria sot nuk ka më asnjë vështirësi për pranimin e saj në BE. Dhe, në funksion të sigurisë së Shqipërisë për anëtarësim në BE, janë dy ingredientë që e përforcojnë këtë siguri: forca amerikane kundrejt shteteve të Bashkimit Europian që ndiejnë kërcënimin rus, dhe presioni i borxhit të madh që i kanë Gjermanisë dhe bankave gjermane Franca, Greqia e disa shtete të tjera të Bashkimit Europian.
E pra, ku hyn Edi Rama këtu me injorancën dhe ligësinë e tij? Askund.
Asnjë ndalesë nuk ka më Shqipëria drejt anëtarësimit në BE. Por Rama duhet ta lexojë me vëmendje pjesën kundër Rexhep Taip Erdoganit në Raportin që po pret t’i vijë, dhe të japë dorëheqjen, sepse, nga Raporti, ky kryeministër del si njeri i padëshirueshëm për BE, pikërisht për marrëdhëniet e tij të dyshimta me presidentin turk Erdogan.
Po opozita, si u gjend përballë Rekomandimit?
Edhe kjo e përjetoi shumë keq. U fut nën heshtjen e marrëzisë së saj dhe doli me mendime sporadike; që kuptohen se janë shprehje e ligësisë që iu buron nga frika. Më i trembur u pa të ishte Sali Berisha, derisa u shfaq duke shkruar ca mendime që nuk mund të nxirren nga një mendje normale.
Kjo tregon se i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar është i trembur. Por frika që kanë nuk duhet t’ua çojë arsyen deri në zerot e një mendimi politik dhe të mos kuptojnë që ndërkohë i gjithë korrupsioni kryeministror i dhjetë vjetëve të fundit në Shqipëri, është në një presion dyfish: nga kërkesat e Kushtetutës së Shqipërisë për reformëm në drejtësi, dhe nga kërkesat e drejtpërdrejta të Komisionit Europian.
Kjo është arsyeja që të gjitha palët e korruptuara nuk shpëtojnë dot nga reforma në drejtësi, sepse të gjithë bashkë janë të implikuar në korrupsion, dhe bashkërisht janë autorë të krimeve shtetërorë. Për këtë shkak, tani, të trysnuar edhe nga kërkesat kompetente dhe detyruese të Brukselit, korrupsioni kryeministror shqiptar nuk mund të këtë më asnjë shpresë.
Gjithçka, shumë shpejt do të marrë trajtë të plotë ekzekutuese, dhe pikërisht për këtë kuptohet qartë se korrupsioni shqiptar dje, indirekt, ka shpallur falimentimin e tij. /CNA.al
Klevis Balliu është një nga deputetët e rinj të Kuvendit të ...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ftuar në emisio...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha është përpjekur të justifikojë q...
Kreu i PD –së Lulzim Basha, gjatë konferencës për media ësht...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ishte e ftuar më...
Pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bash...
Gjykata Themelore Ferizaj, ka vendosur masën e sigurisë “arr...
Operacioni “Tisdale”, i nisur në mars 2016 nga policia brita...
Dikur miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, sot në “luftë të ft...
Në 48 orët e fundit sërish media, politika dhe opinioni publ...
Në një prononcim për mediat pas takimit me Mogherinin, nënkr...
Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini ka shuar ...
Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryem...
Rasti i Saimir Tahirit e ka kthyer vëmendjen e qytetarëve, p...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zbulon arsyet e shtyrjes ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili ka ironi...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qënë i pranishëm sot në ambjen...
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga mbrojtja e ish-minist...
Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy peda...
Kryeministri Edi Rama pas takimit të zhvilluar me përfaqësue...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...