Basha në Gjermani/ Zbardhet takimi me Paul Ziemak
Seanca dëgjimore e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim B...
Komisioni Evropian arrin në përfundimin se hapja e negociatave është e domosdoshme që thellimi i reformave të vijojë me ritmin e kënaqshëm në të cilin ndodhet Shqipëria. Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë.
Në progres-raportin e KE thuhet se ?Duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformave në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, në mënyrë të veçantë në të gjitha pesë prioritetet kyçe dhe të rezultateve të vazhdueshme dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetingu), do të jetë vendimtar për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Për të mbështetur këtë, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave lidhur me drejtësinë, të drejtat themelorë dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit?, thuhet në raport.
Megjithatë krahas arritjeve, progres-raporti thekson edhe disa mangësi, nga të cilat ja vlen të theksojmë faktin se në raport thuhet ?Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë sektorë dhe vazhdon të jetë një problem serioz.?
Gjithashtu raporti thekson se një numër rekomandimesh të OSBE/ODIHR-it ende mbeten pezull dhe se në nivel vendor, bashkëpunimi efektiv i policisë dhe prokurorisë mbetet për t?u përmirësuar.
Ndërsa lidhur me administratën, raporti thotë se ?Konsolidimi i këtyre arritjeve duhet të çohet përpara më tej, në mënyrë që të sigurohet një administratë më efikase, më e depolitizuar dhe më profesionale.?
Pjesë nga raporti i KE-së për Shqipërinë:
Shqipëria ka vijuar të bëjë një progres të qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma e administratës publike u konsolidua, me një përforcim të dukshëm të profesionalizmit dhe depolitizimit. U ndërmorën veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht përmes avancimit në zbatimin e një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Kjo përfshin rezultatet e para të prekshme në rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingun), me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dhe në dëgjesat e para që sollën shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese.
Luftë e vendosur kundër trafikut të drogës
Përpjekje të mëtejshme më të vendosura u ndërmorën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi ato në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj, që kontribuan në ndërmarrjen e disa hetimeve proaktive, si dhe të arrestimeve dhe dënimeve. U morën masa të mëtejshme për të garantuar mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut, përfshi personat që u përkasin pakicave si dhe komunitetit rom, si dhe politikat anti-diskriminim, ashtu sikurse edhe zbatimin e të drejtave të pronës.
Hapja e negociatatave që progresi të vijojë
Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformave në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, në mënyrë të veçantë, në të gjitha pesë prioritetet kyçe dhe të rezultateve të vazhdueshme dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu), pasi do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Për të mbështetur këtë, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave lidhur me drejtësinë, të drejtat themelorë dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit.
Situata politike dhe reformat
Sa u përket kritereve politikë, polarizimi i fuqishëm ka vijuar në sektorin e politikës. Aktivitetet parlamentare janë cenuar nga një bojkot i gjatë nga opozita në fillim të vitit 2017, çka shtyu në kohë gjithashtu edhe ngritjen e institucioneve të Vettingut të Drejtësisë.
Në maj, një marrëveshje mes partisë kryesore në pushtet dhe opozitës lejoi rifillimin e aktiviteteve parlamentare, duke lejuar disa ndryshime në kuadrin legjislativ zgjedhor. Kjo solli organizimin pa probleme të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, pavarësisht nga fakti se një numër rekomandimesh të OSBE/ODIHR-it ende mbeten pezull.
Progres është bërë në drejtim të përmirësimit të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile. Përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen për të përfshirë më shumë organizatat e shoqërisë civile si pjesë të një dialogu politik gjithëpërfshirës.
Administrata publike
Shqipëria është e përgatitur disi në reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet kanë vazhduar, duke sjellë progres në drejtim të efektshmërisë dhe transparencës së ofrimit të shërbimeve publike, trajnimin e nëpunësve civilë, procedura më transparente të rekrutimit dhe forcimin e gjithanshëm të procedurave të shërbimit civil mbi bazën e meritave.
Konsolidimi i këtyre arritjeve duhet të çohet përpara më tej, në mënyrë që të sigurohet një administratë më efikase, më e depolitizuar dhe më profesionale.
Drejtesia
Sistemi juridik zotëron një nivel të caktuar përgatitjeje. Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse të Drejtësisë ka vazhduar, duke rezultuar në një përparim të mirë në përgjithësi. Rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vettingut) ka filluar.
Nën drejtimin e Komisionit Evropian, një Operacion Monitorimi Ndërkombëtar është ngritur për të mbikëqyrur procesin gjatë zbatimit të tij. Institucionet ndihmëse që mbështesin procesin kanë përfunduar raportet e tyre të para mbi vlerësimet e aftësisë, kontrollin e së kaluarës dhe deklaratat e pasurive. Procesi i rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu) ka filluar dhe po jep rezultate të para të prekshme.
Shqipëria zotëron një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Progres i mirë është bërë, sidomos me miratimin e amendamenteve të Kodit të Procedurës Penale. Një zinxhir i organeve të specializuara anti-korrupsion, duke përfshirë një zyrë të posaçme të Prokurorisë, është krijuar.
Numri i dënimeve përfundimtare që përfshijnë zyrtarë të vegjël apo të mesëm është rritur krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese. Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur kryesisht në Gjyqësor (gjyqtarë dhe prokurorë); megjithatë, shkalla e dënimeve përfundimtare për zyrtarët e lartë mbetet në përgjithësi shumë e ulët. Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë sektorë dhe vazhdon të jetë një problem serioz.
Lufta kundër krimit të organizuar
Shqipëria zotëron një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar. Në përgjithësi, pati progres në periudhën raportuese, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Shqipëria duhet të arrijë rezultate operacionale në këtë fushë, duke intensifikuar konfiskimin e pasurive që u përkasin bandave kriminale dhe duke vazhduar shkatërrimin e të gjithë sasive stok të kanabisit. Ndryshimet në ligjin anti-mafia dhe Kodin e Procedurës Penale kanë krijuar kushtet për rritjen e efikasitetit të hetimeve penale. Shqipëria ka marrë pjesë me sukses në bashkëpunimin ndërkombëtar të policive, duke intensifikuar ndërveprimet e saj veçanërisht me vendet anëtare të BE. Në nivel vendor, bashkëpunimi efektiv i policisë dhe prokurorisë mbetet për t?u përmirësuar.
Sa u përket të dhënave, ka pasur pak përparim në shkatërrimin e grupeve kriminale të organizuara. Numri i dënimeve përfundimtare në rastet e krimit të organizuar ka mbetur shumë i ulët dhe është rritur vetëm pak. Nevojiten më shumë përpjekje për të trajtuar pastrimin e parave, pasuritë kriminale dhe pasurinë e pajustifikuar.
Media dhe drejtat e njeriu
Shqipëria ka ratifikuar shumicën e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ka ngritur kuadrin ligjor në përputhje me standardet evropiane. Zbatimi dhe monitorimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbeten ende për t’u forcuar. Sa i përket lirisë së shprehjes, Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitjeje/është e përgatitur mesatarisht.
Ka pasur disa përparime në forcimin e pavarësisë së autoritetit rregullator dhe RTV publik, por transparenca e reklamave shtetërore në media duhet të rritet. Progres mbetet për t’u bërë në fushën e të drejtave pronësore me përditësimin e legjislacionit aktual dhe forcimin e koordinimit institucional.
Mekanizmat institucionalë për të mbrojtur të drejtat e fëmijës dhe për të trajtuar dhunën me bazë gjinore mbeten të dobëta. Hapa të rëndësishëm janë bërë për të përmirësuar kuadrin ligjor për respektimin dhe mbrojtjen e pakicave, por duhet të përmirësohen aktet e rëndësishme nënligjore. Kushtet e jetesës për romët dhe egjiptianët duhet të përmirësohen.
Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë aktive në bashkëpunimin rajonal dhe të mbajë marrëdhënie të mira fqinjësore. Hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë për të zgjidhur çështjet dypalëshe me Greqinë.
Situata ekonomike
Sa u përket kritereve ekonomike, Shqipëria ka bërë disa përparime dhe është e përgatitur në mënyrë të moderuar në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së dhe deficiti i llogarisë korrente janë zvogëluar. Rritja ekonomike përparoi më tej dhe papunësia u zvogëlua, por është ende e lartë.
Huatë me probleme në sektorin bankar janë zvogëluar, por kreditimi bankar ndaj bizneseve mbetet i ngadaltë. Kanë ecur më tej reforma thelbësore për përmirësimin e mjedisit të biznesit, por ato kërkojnë përpjekje të mëtejshme, duke përfshirë zvogëlimin e ekonomisë informale. Reforma gjithëpërfshirëse gjyqësore ka avancuar, por ajo duhet të zbatohet plotësisht. Ligji i ri i falimentimit hyri në fuqi dhe duhet të forcojë regjimin e falimentit. Megjithatë, rregullat e rëndësishme për biznesin mbetën deri diku penguese dhe mangësitë në sundimin e ligjit vazhduan të pengonin bizneset dhe të pengonin investimet.
Shqipëria ka bërë njëfarë progresi dhe ka një nivel të caktuar të përgatitjes sa i përket kapacitetit për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda BE-së. Në mënyrë të veçantë, u arrit progres në infrastrukturën e energjisë dhe transportit dhe dixhitalizimin, megjithëse mbeten mangësi që pengojnë konkurrencën dhe tregtinë e Shqipërisë.
Arsimi
Cilësia e arsimit duhet të rritet në të gjitha nivelet, kjo edhe për të pajisur më mirë njerëzit me aftësitë që kërkon tregu i punës. Tregtia e jashtme mbetet nën potencial dhe e përqendruar në disa sektorë. Kapaciteti i Shqipërisë për kërkime, zhvillim dhe inovacion mbetet i ulët.
Sfidat drejt BE
Shqipëria vazhdoi të harmonizojë legjislacionin e saj me kërkesat e BE-së në një numër fushash, duke rritur aftësinë e saj për të marrë mbi vete detyrimet e anëtarësimit. Vendi është i përgatitur në mënyrë të moderuar në shumë fusha, të tilla si kontrolli financiar, arsimi dhe kultura, ose ka një nivel të caktuar të përgatitjes në fushat e prokurimit publik dhe statistikave.
Shqipëria do të duhet të vazhdojë përpjekjet e saj sa u përket përgatitjeve të përgjithshme për miratimin dhe zbatimin e përshtatshmërisë me BE-në. Duhet të vazhdojë puna në zhvillimin e rrjeteve të transportit dhe energjisë, gjithashtu me qëllim përmirësimin e lidhjeve në të gjithë rajonin.
Kapacitetet administrative dhe standardet profesionale të organeve që do të ngarkoheshin me zbatimin e përshtatshmërisë duhet të forcohen dhe të ruhet pavarësia e organeve rregullatore. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies, duke siguruar veçanërisht funksionimin e efektshëm, real dhe transparent të sistemit të prokurimit publik dhe menaxhimit të financave publike, mbetet thelbësore. Shqipëria ka vazhduar të përputhet plotësisht me të gjitha qëndrimet dhe deklaratat e përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Kërkesat për azil
Numri i kërkesave të pabazuara për azil, të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në shtetet Schengen ka mbetur i lartë. Shqipëria është angazhuar dhe ka miratuar një numër masash, duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit dypalësh me shtetet kryesore anëtare të BE-së. Këto masa dhanë rezultate pozitive. Veprime të mëtejshme të vendosura duhet të vazhdojnë në këtë drejtim, duke i përfshirë në kuadrin e mekanizmit të monitorimit të liberalizimit të vizave, për të përballuar në mënyrë efektive këtë fenomen.
Seanca dëgjimore e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim B...
Deputeti i PD-së Aldo Bumçi, i ftuar sot në Report Tv, komen...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i akordoi në një...
PD ka sulmuar sërish Prokurorinë për mbajtjen në arrest të 1...
Shqipëria sot pret dritën jeshile nga BE –ja në lidhje me çe...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, po zhvillon një vizitë zy...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një d...
Para nisjes se seancës të posaçme dëgjimore nga Komisioni i ...
Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka komentuar sot situatën politik...
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar pas videokonferen...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Kryeministi Rama, së bashku me ministrat Damian Gjiknuri dhe...
Presidenti Meta ka uruar për fitoren Presidentin e zgjedhur ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Është ndarë nga jeta pasditen e djeshme një ndër studentët e...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili me anë t...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm, ka nisur një proç...
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme në selinë blu, ku u di...
Avokati Spartak Ngjela vijon me akuzat në drejtim të klasës ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka realizuar nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...