Balla takim me Biznesin e vogël në Elbasan/ I kundërpërgjigjet Bashës
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka realizuar nj...
Avokati Spartak Ngjela vijon me akuzat në drejtim të klasës aktuale politike. Në një analizë të situatës aktuale politike, të postuar në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se ?Janë dy arsye që e sollën më në fund kërkesën për ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit shtetëror në Shqipëri: arsyeja e parë është përgatitja e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian; dhe, arsyeja e dytë është interesi i madh amerikan, gjeopolitik dhe ekonomik, që erdhi më në fund dhe formuloi aleancën shqiptaro-amerikane.
Gjithashtu në postimin e tij, Ngjela ka hedhur akuza të forta edhe ndaj ish-kryeministrit Berisha, për të cilin shprehet se ?vërtet mendon korrupsioni kryeministror Berisha se mund të përmbysë reformën shqiptate antikorrupsion kur kjo tani po drejtohet tërësisht nga Uashingtoni? Shpresë e humbur.?
Postimi i plotë:
Politika shqiptare mbeti në një nivel shumë të ulët, sepse nuk doli dot nga stilemat dhe karakteri ultragënjeshtar i Enver Hoxhës.
Vendosja e drejtësisë dhe procesi antikorrupsion është e vetmja rrugë e rrëzimit të hoxhizmit dhe karakterit totalitar të politikës në Shqipëri, e cila është sot prezente.
Vendosja e drejtësisë dhe moralitetit në qeverisje; domosdoshmërisht do të krijojë mundësinë që bota akademike shqiptare, për herë të parë në Shqipëri, do të drejtojë politikën, parlamentin dhe vetë shtetin shqiptar.
I.Historia e politikës shqiptare të pasluftës së Dytë Botërore nuk ishte vetëm një diktaturë dhe një terror shtetëror i mbështetur te vrasja ; por ajo prodhoi si moral edhe një retorikë totalitare kundër dinjitetit njerëzor.
Ata që drejtimin politikën kishin të drejtë të frenonin në karierë, të fyenin, të burgosnin dhe të vrisnin çdo individ që nuk ishte me ta. Duke përjashtuar burgun dhe vrasjen, të gjitha të tjerat janë po kështu edhe sot.
Por nuk duhet menduar se ajo retorikë e degraduar kundër dinjitetit njerëzor vinte nga ndërtimi individual i individëve me pushtet. Ajo u krijua nga Enver Hoxha, sepse ky, pasi kreu krime monstruoze, iu tremb ndëshkimit.
Krimi shtetëror të çon në resentiment popullor, dhe resentimenti i popullit të çon në hakmarrje. Kjo ishte frika e Enver Hoxhës në 40 vjet. Po pyetja është: pse vrau njerëz të pafajshëm Enver Hoxha me anë të terrorit shtetëror?
Dhe përgjigjia është: për pushtet.
ll.Ngjashmëria e stilemave dhe retorikës aktuale të degraduar moralisht që po haset sot në politikën shqiptare, vjen e shfaqet pikërisht nga e njëjta arsye: frika ndaj ndëshkimit.
Korrupsioni, si tendencë e karakterit kryeministror, ka njëzet vjet që ka rënë në krime shtetërore dhe u bashkua edhe me krimin e organizuar në Shqipëri. Kjo sigurisht që nuk mund të qëndronte shumë gjatë.
Janë dy arsye që e sollën më në fund kërkesën për ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit shtetëror në Shqipëri: arsyeja e parë është përgatitja e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian; dhe, arsyeja e dytë është interesi i madh amerikan, gjeopolitik dhe ekonomik, që erdhi më në fund dhe formuloi aleancën shqiptaro-amerikane.
Kjo aleancë sigurisht që është risia historike e njëzet vjetëve të fundit, e cila e shpërnguli epiqendrën e interesit perëndimor në Ballkanin Perëndimor, nga bota sllave, në botën shqiptare të kësaj zone.
Në funksion të kësaj, duke i qëndruar spastrimeve etnike dhe kthimeve në ndërrim kombësie, nga shqiptarë në sllavë, sot, realisht, në Ballkanin Perëndimor jetojnë mbi dhjetë milionë shqiptarë.
Shqiptarët me dhunë të tejme janë detyruar që të mohojnë kombësinë e tyre etnike në Greqi, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Rithimi i tyre në identitetin real etnik, do të sigurojë në historinë e re politike, shqiptarët si popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor.
Pikërisht këtu vjen ndërkohë dhe mbështetet plotësisht edhe aleanca shqiptaro-amerikane që mendohet të jetë një aleancë shumë afatgjatë në ristrukturimin politik dhe etnik të vetë Ballkanit.
III. Në funksion të asaj që shprehëm më lart; kuptohet që korrupsioni shqiptar nuk mund të ketë më asnjë shpresë.
Ky korrupsion tani, dihet se përbën një pengesë reale për aleancën amerikano- shqiptaro-gjermane; prandaj që duhet të likuidohet, dhe do të likuidohet.
Të gjithë liderët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë sot faktin esencial të korrupsionit shqiptar: korrupsionin kryeministror. Kurse tani është fakt juridik se me kushtetutë dhe me ligj, ky korrupsion kryeministror do të likuidohet tërësisht nga ligji dhe Reforma në Drejtësi.
Kjo është arsyeja edhe e reaksionit kryeministror shqiptar që spikat sot me një humbje të arsyes. Këta të korruptuar janë në gjendjen e një dehje patologjike, nën efektin e të cilës, korrupsionit kryeministror Berisha, po i duket sikur ka forcë të ” kryejë revolucion” në Shqipëri.
Dhe pyetja mbetet vetëm një: revolucion për çfarë?
Revolucion shqiptar kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian për të ruajtur të gjithë grabitjen që ky korrupsion iu ka bërë shqiptarëve.
Por, a ka mundësi të bëhet kjo sot në Shqipëri?
Sigurisht që kjo është një pamundësi absolute, sepse shqiptarët janë sot popullsia më proamerikane dhe, nën këtë afekt, çdo kërkesë amerikane në Shqipëri është absolutisht e pranueshme nga verë shqiptarët.
Kjo është arsyeja që i gjithë korrupsioni shqiptar, dy herë rresht brenda një viti, hyri në Parlament dhe votoi tërësisht edhe kushtetutën, por edhe ligjin kryesor të Reformës në Drejtësi.
Po për revolucionin Berisha, çmund të thuhet ?
Në çdo situatë të papranueshme, në Shqipëri sot, ndërhyrja e politikës amerikane neutralizon gjithçka. Ja, kjo është e vërteta e kësaj kohe.
Prandaj: vërtet mendon korrupsioni kryeministror Berisha se mund të përmbysë reformën shqiptate antikorrupsion kur kjo tani po drejtohet tërësisht nga Uashingtoni?
Shpresë e humbur.
Po retorika e degraduar hoxhiste që po përdor sot korrupsioni kryeministror shqiptar?
Edhe kjo do të marrë fund bashkë me korrupsionin kryeministror.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka realizuar nj...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nëpërmjet nj...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reagua...
Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuar...
Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim në ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e nesërme të zhvillojë...
Pas incidenteve në seancën e sotme plenare në Kuvend, Partia...
Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot rreth orës 18:00 pë...
Pasi ju përgjigj me të njëjtën monedhë deputetëve të opozitë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu po ...
Seanca e sotme plenare ka nisur me raportimin e Kryetarit të...
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i P...
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të punimeve të s...
Pas një mungese të gjatë në seancat Parlamentare, ish-minist...
Kuvendi ka nisur punimet, me raportimin e kreut të KQZ –së K...
Seanca e Kuvendit ka nisur punimet pa opozitën.Ndonëse një d...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Zv.kryeministrja Senida Mesi ka qenë sot e pranishme në një ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...