Basha thirrje qytetarëve/ Të reagojmë me çdo kusht dhe me çdo çmim
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i P...
Seanca e sotme plenare ka nisur me raportimin e Kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri për veprimtarinë e vitit 2017.
Zguri gjatë fjalës së tij tha se rekomandimet e OSBE-ODIHR, por dhe administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ, kanë nxjerrë në pah domosdoshmërinë e rishikimit të legjislacionit që rregullon organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe që administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga komisionerë profesionistë. Sipas tij, administrimi i zgjedhjeve kërkon reformë të thellë, dhe jo retushime. Gjithashtu kreu i KQZ-së ka vënë theksi tek transparenca e financimit të partive politike në fushatat zgjedhore si një nga çeshtje prioritare që reforma zgjedhore duhet të trajtojë.
Zguri tha se ?Financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore është një nga çështje prioritare që meriton vëmendje të veçantë gjatë reformës. Është çështje e cila ka ndikim të drejtëpërdrjetë në cilësinë e procesit zgjedhor dhe ka të bëjë me transparencën e aktivitetit të partive politike, të zgjedhurve, të qytetarëve?.
Ndër të tjera Kryetari i KQZ-së jo pa kënaqësi u shpreh se raporti i Freedom House i publikuar një ditë më parë, në indeksin e demokracisë, vlerësonte në përmirësim indeksin e demokracisë në Shqipëri, për shkak të notës së përmirësuar të vlerësimit për zgjedhjet.
Për Freedom House zgjedhjet e fundit ishin më të mira ?në sajë të një fushatë zgjedhore më të qetë, të shoqëruar me numërim më të mirë të votave dhe me rezultatin zgjedhor që nuk u kontestua zyrtarisht nga asnjeri prej pjesëmarrësve në zgjedhje?.
Deklarata e plotë:
Më lejoni të falenderoj, në emër të KQZ-së, për mundësinë që i jepni sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të raportuar përpara jush rreth veprimtarisë njëvjeçare të institucionit.
Viti 2017 ka qenë një vit i rëndësishëm pune për KQZ-në, sepse ka qenë vit zgjedhor.
Pavarësisht se Kuvendi nuk i parapriu zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 me reformë legjislative zgjedhore, detyrat për ne nuk ishin rutinë, ngarkesa nuk ishte e lehtë dhe as e vogël.
Zgjedhjet e vitit 2017 patën në themel marrëveshjen politike të 18 majit, e cila e shëndërroi KQZ-në në aktor të dorës së parë.
Në një kohë të shkurtër, Komisionit i?u desh të ripunonte kuadrin rregullator të financimit të fushatës, të ribënte procedurat e regjistrimit të subjekteve, të kryente me sukses verifikimin e personalitetit për të gjithë kandidatët, të trajnonte dhe ritrajnonte ekipet e komisionerëve, si dhe të nxitonte për të përfunduar në kohë të gjitha përgatitjet.
Zgjedhjet, ashtu siç u zhvilluan, nga këndvështrimi ynë realizuan një numër arritjesh, të cilat do doja që t?i listoja shkurtimisht:
Si Kryetar i KQZ-së jam krenar për këto arritje, pavarësisht se unë, kolegët e mi anëtarë të KQZ-së, pjesëmarrësit në proces, vëzhguesit dhe ndërkombëtarët kemi dhe kanë ende plot vërejtje, rezerva, sugjerime apo rekomandime për t?i bërë proceseve ligjore dhe administrative zgjedhore.
KQZ-ja dhe unë personalisht kemi çmuar vlerësimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, si vlerësime korrekte, profesionale dhe nxitëse në punën tonë.
Ne kemi pranuar menjëherë vërejtjet dhe rekomandimet që na janë dhënë dhe kemi deklaruar publikisht vullnetin për t?i zbatuar me përparësi ato.
Ne jemi të kënaqur se OSBE/ODIHR-i e ka konfirmuar angazhimin tonë serioz në dobi të procesit. Më tej, ne konstatojmë se ky progres po vihet re dhe po vlerësohet edhe nga organizma të tjera monitoruese.
Jo më larg se dje, organizata Fridom Haus, në raportin e vet për indeksin e demokracisë, vlerësonte në përmirësim indeksin e demokracisë në Shqipëri, për shkak të notës së përmirësuar të vlërsimit për zgjedhjet.
Për Fridom Haus zgjedhjet e fundit ishin më të mira ?në sajë të një fushatë zgjedhore më të qetë, të shoqëruar me numërim më të mirë të votave dhe me rezultatin zgjedhor që nuk u kontestua zyrtarisht nga asnjeri prej pjesëmarrësve në zgjedhje?.
Ky është një vlerësim që ne e ndajmë me kenaqesi me aktorët politik të procesit.
Një vit më parë, Kuvendi miratoi rezolutën për veprimtarinë e KQZ-së në vitin pararendës. Zbatimi i ligjit është detyrimi ynë permanent, por Rezoluta e Kuvendit është udhërrëfyesi ynë programatik.
Nëpërmjet saj ne rrisim kualitetin e punës dhe të performancës, prandaj mendoj se ka shumë rëndësi që KQZ-ja të japë llogari përpara jush pikësëpari për zbatimin e rezolutës suaj të fundit.
Më lejoni të citoj shkurtimisht Raportin e OSBE/ODHIR-it ku theksohet: ?Pas marrëveshjes, KQZ-ja dhe administrata e saj u përballën me një sërë sfidash komplekse ligjore, institucionale dhe financiare, dhe iu desh të punonin nën kufizime të konsiderueshme kohore. Nevoja për të rimiratuar vendimet e marra para ndryshimit të datës së zgjedhjeve dhe për të miratuar rregulla të reja e rëndoi edhe më tej KQZ-në dhe administratën e saj. Pavarësisht këtyre sfidave, KQZ-ja i zbatoi detyrat kryesore të e saj.?
Sfidat nuk ishin të lehta:
Në këto zgjedhje KQZ kreu verifikimin për 2723 (dymijë e shtatëqind e njëzet e tre) kandidatët për deputet, duke përjashtuar nga kandidimi 57 kandidatë.
Ky sistem, të cilin KQZ ka filluar ta ndërtojë prej vitit 2013 me ndihmën e donatorëve, kryesisht USAID po i nënshtrohet aktualisht një procesi teknik revizionimi dhe mirëmbajtjeje, me qëllim zhvillimin dhe përshtatjen e tij për zgjedhjet vendore, pasi administrimi dhe përpunimi i informacionit për to është proces më kompleks se për zgjedhjet e Kuvendin.
Në këtë ndërmarrje KQZ është asistuar nga A-WEB (Shoqata Botërore e Organeve Zgjedhore), ku aderojnë 106 trupa zgjedhore, përfshirë edhe KQZ e Shqipërisë.
Ekspertërt e saj, të cilët vizituan Shqipërinë në janar të vitit 2017, i kanë vënë ndërkohë në dispozicion KQZ-së studimin për fizibilitetin e zbatimit të teknologjisë së informacionit në zgjedhje dhe kostot përkatëse financiare.
Gjithashtu, KQZ ka qënë pjesë e diskutimeve të tryezës ?Votimi i shtetasve të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit?, organizuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, dhe është i gatshëm për të ofruar ekspertizë për këtë çështje.
Të nderuar deputetë,
Këto janë çështjet e raportimit për një vit pune, sikurse janë paraqitur dhe me shkrim nga ana e KQZ-së. Por raportimi nuk është qëllim në vetvete, sikurse nuk bëhet për të parë nga e shkuara.
Raportimi është përpjekja jonë e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme solide, të orientuar drejt suksesit dhe mbrojtjes së interesit publik.
Prandaj ka rëndësi që shqetësimet që vijnë nga eksperienca e vitit 2017 të bëhen programi ynë për vitet në vazhdim.
Ne kërkojmë nga Kuvendi që të na ndriçojë rrugën me rezolutën që do miratojë.
Ne kemi besim se reforma zgjedhore që Kuvendi po përgatit do të jetë serioze, e gjithanshme dhe e plotë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë teknike, sikurse jemi shpresëplotë se konstatimet, shqetësimet dhe sugjerimet tona do kenë vëmendjen tuaj sovrane.
Të nderuar deputetë,
Këtë seancë dua ta shfrytëzoj edhe për raportimin e disa çështjeve prioritare, që me siguri do të jenë çështje kyçe për KQZ-në në vitet në vazhdim, por që nuk mund të zgjidhen me sukses nga ana jonë, pa vëmendjen dhe angazhimin tuaj:
Ne mbase nuk e kemi mundësinë të ngremë një administratë zgjedhore PROFESIONISTE, por askush nuk duhet të na pengojë që të bëjmë një administratë zgjedhore TË AFTË PROFESIONALISHT.
Rekomandimet e OSBE-ODIHR, por dhe administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ, nxjerrin në pah domosdoshmërinë e rishikimit të legjislacionit që rregullon organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve.
Administrimi i zgjedhjeve kërkon reformë të thellë, nuk është më koha për retushime.
Ka ardhur koha për ndryshime epokale. I takon këtij parlamenti të themelojë EPOKËN E ADMINISTRIMIT PROFESIONAL TË ZGJEDHJEVE dhe të largohet nga administrimi politik i tyre.
Qendra e Trajnimit, një projekt i cili është mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe nga Këshilli i Evropës, do të ofrojë trajnime të rregullta dhe do të certifikojë anëtarët potencialë të KZAZ-ve, KQV-ve dhe Grupeve të Numërimit, për të krijuar arradhën e administratorëve të certifikuar zgjedhorë (rekomandimi 9 i raportit të OSBE/ODIHR-it).
Certifikimi e kualifikimi prej saj i komisionerëve duhet të bëhet kusht për emërimin në administratën zgjedhore.
Ngritja e Qendrës së Trajnimit pranë KQZ-së, do t?i shërbejë edukimit më të mirë zgjedhor të publikut, të brezave të rinj, por edhe edukimit të dedikur të pakicave e të grupeve të margjinalizuara. Pakicat janë grupet më vulnerabël për sa i përket shit-blerjes së votës dhe mungesës së njohurive mbi të drejtat e tyre për t?u zgjedhur dhe për të zgjedhur përmes votës. Ndaj, Qendra e Trajnimeve do të ketë në kurrikulën e vet, ndër të tjera, cikle të posaçme trajnimi për votuesit rom, egjyptianë, si dhe për përfaqësuesit e pakicave kombëtare (rekomandimi 18).
Ka ardhur koha që investimi publik për ngritjen e Qendrës së Trajnimeve pranë KQZ-së të shihet si INVESTIM PËR SHOQËRINË, për edukimin dhe kulturën politike të brezave, si investim për të ardhmen demokratike të vendit.
Financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore është një nga çështje prioritare që meriton vëmendje të veçantë gjatë reformës. Është çështje e cila ka ndikim të drejtëpërdrjetë në cilësinë e procesit zgjedhor dhe ka të bëjë me transparencën e aktivitetit të partive politike, të zgjedhurve, të qytetarëve.
Amendimet ligjore të bëra nga Kuvendi në muajin maj sollën monitorimin për herë të parë të fushatës zgjedhore në kohë reale dhe reduktuan shpenzimet e partive politike në fushatën elektorale, të paktën në dukje.
Raportet e monitorimit janë burim transparence për financimin e fushatës, por sërish ekspertët financiarë hasën në vështirësi, pasi partitë politike gjejnë gjithnjë mënyra për të mos bërë transparencë të plotë.
KQZ po bashkëpunon intensivisht me donatorët si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe Ambasada Britanike, si edhe ekspertë të fushës, për të identifikuar skemat dhe metodologjitë e shëndetshme të raportimit financiar dhe për ofruar akses të plotë në informacionin për financat e fushatës, përpara dhe pas datës së zgjedhjeve (rekomandimi 16 i raportit të OSBE/ODIHR-it).
Zbatimi i ligjit është detyrim jo vetëm për KQZ-në, por edhe partitë politike. Ndaj sa më shumë partitë do të pranojnë transparencën dhe llogaridhënien publike si standarde të domosdoshme zgjedhore, aq më i madh do jetë kontrolli i shoqërisë mbi ligjshmërinë e fushatave, aq më i vogël do jetë abuzimi dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve, aq më e pastër do jetë konkurrenca politike, aq më të mira do jenë zgjedhjet.
Ka ardhur koha që ky Kuvend dhe kjo reformë të themelojnë një epokë të re në sistemin politik të vendit, EPOKËN E TRANSPARENCËS FINANCIARE.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve harmonizimi i legjislacionit, transparenca e financimit të partive politike e fushatave zgjedhore, si edhe garantimi i pavarësisë, paanësisë dhe profesionalizmit të administratës zgjedhore, formojnë prioritete ligjore dhe organizative të dorës së parë.
Por për t?u dalë zot të gjitha këtyre objektivave, KQZ-ja ka nevojë për mbështetje nga Kuvendi në procesin ligjbërës dhe nga Ekzekutivi në procesin e buxhetimit.
Në vlerësimin tonë, të dyja këto mbështetje janë jetike për zbatimin me sukses të rekomandimeve dhe për ta ngritur punën në nivelin e standardeve që kërkon procesi politik i integrimit.
Integrimi është lëvizja jonë historike, është sfida jonë politike, është kriteri me të cilin ne masim suksesin ose dështimin e palëve politike. Në këndvështrimin e zgjedhjeve, kulturës elektorale dhe standardit zgjedhor, integrimi është forca lëvizëse e procesit, e zhvillimit, e reformave.
Ndaj më lejoni të shpreh besimin e plotë për mbështetjen e Kuvendit dhe të falenderoj solemnisht për ndihmën.
Ju faleminderit!
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i P...
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të punimeve të s...
Pas një mungese të gjatë në seancat Parlamentare, ish-minist...
Kuvendi ka nisur punimet, me raportimin e kreut të KQZ –së K...
Seanca e Kuvendit ka nisur punimet pa opozitën.Ndonëse një d...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Zv.kryeministrja Senida Mesi ka qenë sot e pranishme në një ...
Pas protestës së biznesit të vogël, që uli qepenat për një o...
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka qenë i ftuar ...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar reag...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur sot ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar p...
Kreu i Dhomës Tregtare të Ekonomisë, Nikolin Jakaj, i ftuar ...
Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Në vijim të intervistës së realizuar në rubrikën “Mbrëmja AB...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Mbrëmja ABC”...
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...