Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar pas videokonferencës së kryeministrit Rama me ish-minatorët.
Në një deklaratë për mediat, Spahiu tha se ?Dy ditë më parë një 37 vjeçar humbi jetën tragjikisht në galeritë e Bulqizës. Pa ditë më parë një tjetër u vra aksidentalisht në atë të Klosit. 6 minatorë janë vrarë në 6 muajt e fundit në galeritë e këtyre zonave.?
Gjithashtu ai theksoi se këto fatkeqësi bëhen akoma dhe më të rënda kur lënë pas familje pa asnjë mbështetje financiare pa asnjë të ardhme, pa asnjë shpresë.
?Situatën e tyre mund ta lehtësonte vetëm statusi i minatorit duke iu siguruar një minimum jetik këtyre njerëzve të punës më të vështirë dhe më të rrezikshme për jetën, që kanë dhënë kaq shumë për ekonominë e këtij vendi.?- u shpreh Spahiu.
Sipas tij, kanë kaluar rreth 3 muaj, kjo qeveri, ky kryeministër ka rrëzuar Statusin e Minatorëve.
Ndër të tjera ai theksoi se mes votuesve që ngritën dorën kundër ishin mjaft deputetë të zgjedhur nga minatorë në të gjithë Shqipërinë.
?Mes tyre është edhe gënjeshtari më I madh I minatorëve të Përrenjasit, kryetari i grupit parlamentar të Rilindjes.?- deklaroi Spahiu.
Deklarata e plotë:
Dy ditë më parë një 37 vjeçar humbi jetën tragjikisht në galeritë e Bulqizës. Pa ditë më parë një tjetër u vra aksidentalisht në atë të Klosit. 6 minatorë janë vrarë në 6 muajt e fundit në galeritë e këtyre zonave. Këto fatkeqësi bëhen akoma dhe më të rënda kur lënë pas familje pa asnjë mbështetje financiare pa asnjë të ardhme, pa asnjë shpresë. Kur fëmijë të mbetur jetimë nga humbja e prindit rrezikojnë edhe ndihmën ekonomike pasi babai mund tju ketë lënë një shtëpi apo dhe makinë. Situatën e tyre mund ta lehtësonte vetëm statusi I minatorit duke iu siguruar një minimum jetik këtyre njerëzve të punës më të vështirë dhe më të rrezikshme për jetën, që kanë dhënë kaq shumë për ekonominë e këtij vendi. Kanë kaluar rreth 3 muaj, kjo qeveri, ky kryeministër ka rrëzuar Statusin e Minatorëve. Mes votuesve që ngritën dorën kundër ishin mjaft deputetë të zgjedhur nga minatorë në të gjithë Shqipërinë. Mes tyre është edhe gënjeshtari më I madh I minatorëve të Përrenjasit, kryetari I grupit parlamentar të Rilindjes. Qeveria nuk dha asnjë argument bindës se përse e rrëzoi këtë status, I depozituar në Kuvend që në mars 2017 dhe I ngjashëm me atë të naftëtarit. Gënjeu dhe vazhdon të gënjejë që shumë shpejt do të dorëzojë propozim për minatorët. Por përveç zvarritjes disa mujore asgjë nuk ka sjellë deri tani.
Pushteti vret për statusin e tij të ndenjies s në karrigen e pushtetit. Ndërsa statusi i minatorit mbetet ?hallexhi? I dënuar me vdekje. Kryeministri I sotëm dikur Kryetar opozite në 2011 përbetohej për minatorët. Ai u kërkonte votën banorëve të Bulqizës me premtimin që minatorët do të merrnin atë që u takon. Madje bënte thirrje që minatorët të bëheshin bashkë kundër sundimit të së keqes. E pamë edhe sot ku në vend që të shkonte te galeria ku minatori humbi jetën gjë që asnjëri se ka bërë, të kërkonte nga organet përkatëse, zbardhjen e ngjarjes e të shikonte me sytë e tij kushtet skandaloze ku minatorët punojnë na shfaqet në një video konferencë të shëmtuar a thua se ai dhe qeveria e tij akoma nuk e dinë se çfarë minatorët kërkojnë. Minatorët I pamë dhe do të vazhdojmë ti shohim në protesta masive përpara kryeministrisë deri në miratimin e statusit. Që të gjitha qeveritë ia kanë borxh. Valën e protestave këtë vit e nisën minatorët, e vazhduan naftëtarët, kuksianët e më pas biznesi I vogël. LSI ashtu siç ka mbështetur çdo iniciativë që ka lidhje me mirëqenien e çdo shqiptari absolutisht do të mbështesë dhe përkrahë shtresën më të vuajtur të shoqërisë, por që I ka dhënë më shumë se çdo kush tjetër, minatorët.
Faleminderit.
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Kryeministi Rama, së bashku me ministrat Damian Gjiknuri dhe...
Presidenti Meta ka uruar për fitoren Presidentin e zgjedhur ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Është ndarë nga jeta pasditen e djeshme një ndër studentët e...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili me anë t...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm, ka nisur një proç...
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme në selinë blu, ku u di...
Avokati Spartak Ngjela vijon me akuzat në drejtim të klasës ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka realizuar nj...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nëpërmjet nj...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reagua...
Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuar...
Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim në ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e nesërme të zhvillojë...
Pas incidenteve në seancën e sotme plenare në Kuvend, Partia...
Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot rreth orës 18:00 pë...
Pasi ju përgjigj me të njëjtën monedhë deputetëve të opozitë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu po ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...