web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humb jetën një 32-vjeçar gjatë peshkimit

9 Prill 2018, 16:13, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Lezhë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se 32-vjeçari ka qenë duke peshkuar në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Të njëjtat burime thonë se kontakti ka ardhur nga kallami i peshkimit, i cili ka prekur telat e korrentit.

32-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbërritur i pajetë në spital. /CNA.al





Lajmet e fundit nga