Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar përfaqësuesit e politikës shqiptare, ndërsa i ka cilësuar ata të shitur, hajdut dhe të degraduar, kurse kryeministrin Edi Rama një shitës të interesit kombëtar.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela ka trajtuar protestën që u zhvillua pak ditë më parë nga qytetarë dhe përfaqësues të opozitës.
Ai e cilësoi atë një tubim të paligjshëm me skemë ruse, ndërsa përkrahu vendimin për procedimin e organizatorëve të protestës.
“Kuptohet tani që kjo ka qenë arsyeja që policia nuk u duk fare për të qenë prezente në tubimet e paligjshme të një jave më parë, dhe kuptohet gjithashtu që kjo është skemë ruse.
Dhe shumë mirë që kanë filluar procedimet penale kundrejt organizatorëve; dhe arritje e madhe është gjithashtu që kryeministri aktual nuk ka fare akses në drejtimin e policisë”.
Statusi i plotë:
“Brezi i ri i shqiptarëve po krijon patriotizmin e ri shqiptar në nivelin e shoqërive perëndimore; por sot në Shqipëri drejtojnë antishqiptarët e korruptuar.
Të shitur
Hajdutë
Njerëz të degraduar si Kryeministri aktual shqiptar.
Pyetja që duhet të ngrihet sot është kjo:
Si mund ta durojnë shqiptarët një shitës të interesit kombëtar si Edi Rama që për më tepër është dhe një i paaftë dhe me ligësi ekstreme kundër shqiptarëve?
Ky kryeministër nga frika e ndëshkimit kërkon të kthejë shqiptarët në kulturën osmane sipas kokëtrashësisë të një presidenti turk që pret të vdesë në ndonjë çmendinë, se andej ka dalë.
Kurse, Rama, i bashkuar edhe me Berishën, që të dy po presin edhe nga ndihma ruse.
Të korruptuarit e niveleve të larta të politikës të të dy krahëve janë të gjithë të bashkuar që, nga frika e Reformës në Drejtësi dhe ajo e hetimit radikal që po bën ndaj tyre FBI, po kërkojnë ndihmë nga fqinjët pushtues territoresh shqiptare. Dhe, nën këtë funksion, presin një ndihmë “ekspertize” nga Rusia për të krijuar destabilizim të Shqipërisë.
Ndërkohë nga Rama pritet që ky me të ashtuquajturat reforma në shtresën ekonomike, të ngacmojë shqiptarët që këta të revoltohen me të drejtë.
Skema është sërish ajo e Çadrës, por këtë herë duan përplasje me policinë ku kërkohet që të gjendet rasti për përplasje fizike, në mënyrë që të ketë vrasje në turmë. Kuptohet tani që kjo ka qenë arsyeja që policia nuk u duk fare për të qenë prezente në tubimet e paligjshme të një jave më parë, dhe kuptohet gjithashtu që kjo është skemë ruse. Se këta e trashëgojnë që nga koha e Leninit.
Dhe shumë mirë që kanë filluar procedimet penale kundrejt organizatorëve; dhe arritje e madhe është gjithashtu që kryeministri aktual nuk ka fare akses në drejtimin e policisë.
Por asgjë nuk mund të bëjnë dot të gjithë këta, se politika amerikane dhe FBI i ka marrë të gjitha masat. Kurse, pikërisht për këtë, kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen. Sigurisht që kjo dorëheqje do të jetë në favor të tij; sepse pas shuarjes së sigurt të këtij procesi, gjithçka do të jetë shumë më e rëndë për të.
Edhe për socialistët sot, interesi i tyre në lidhje me vazhdimin normal të qeverisjes, është një qeverisje pa Edi Ramën.
Sot është e provuar nga shërbimet perëndimore që Rama dhe Saliu janë bashkë në ndihmën që po kërkojnë nga Moska. Edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, që u pyet para disa ditësh konkretisht për këtë çështje, nuk e përjashtoi Ramën nga bashkëpunimi me Moskën.
Atëherë: çfarë presin më socialistët?
Megjithatë, të gjitha përpjekjet për destabilizim janë të dështuara, sepse janë të kapura nga FBI që sot është shumë prezente në Shqipëri. Shqipëria është e pamundur të destabilizohet, dhe procesi i ngritjes së botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor do të vijojë.
Kurse, edhe ngritja e frymës patriotike e shqiptarëve, jam i sigurt që do të vijojë të ecë për formulimin modern të strukturës bashkuese kombëtare shqiptare, drejt Bashkimit Europian.
Ndërsa stabiliteti i Shqipërisë është domosdoshmëri e kohës; sepse Shqipëria bashkë me Kosovën janë të parat shtete të Ballkanit Perëndimor që do të pranohen në BE.
Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se, pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, fillon esencialisht procesin e bashkimit shqiptar drejt Shqipërisë etnike. Ja, kjo është edhe arsyeja e dëshirës për destabilizim të Shqipërisë nga korrupsioni shqiptar dhe politika e Moskës dhe ajo e Beogradit.
Por, vërtetë mendojnë këta trutharë moskovite, beogradas dhe shqiptarë të korruptuar se do të jenë të zotë të mundin sot forcën e Amerikës dhe skemën e saj të interesit të madh amerikan, në aleancën amerikano-shqiptare për Ballkanin Perëndimor?”
Kujtojmë këtu se Policia e Shtetit ditën e djeshme nisi procedimin për organizatorët e protestave të së enjtes, që u mbajtën paralelisht në 4 akse rrugore. Mes të proceduarve janë kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i LSI Monika Kryemadhi dhe deputetë të opozitës. /CNA.al
Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati, i ftuar në r...
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e ...
Mediet greke kanë raportuar gjatë ditës së sotme, se shefi i...
Messit nuk mund t’i bësh asnjë lëshim, sidomos kur bëhet fja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën...
Deputetja demokrate Nada Meçorape ka reaguar, pas njoftimit ...
Pas raportimeve se një aksident ka ndodhur në afërsi të vend...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Elb...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Guri i zi, ...
Ditën e sotme policia arriti të kapë rreth 10 kilogramë drog...
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë apo i ashtuquajturi ...
Gjatë një takimi të zhvilluar paraditen e sotme, përfaqësues...
Ish-kandidati për deputet i PD në qarkun e Korçës, Andi Përm...
Pas dështimit të të ashtuquajturës “Mosbindje Civile”, kryet...
Kreu i PD –së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaq...
Në maj 2017, gazeta prestigjioze “The Guardian” e ka renditu...
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas procedimit të dep...
Ish-deputetja e PD-së, Albina Deda sqaron se kjo e fundit nu...
Kryeprokurorja Arta Marku, do të kthehet në vendin ku u “sul...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...