web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

28-vjeçarja u kap me 10 kg drogë në Kakavijë/ Policia jep detajet

9 Prill 2018, 13:44, Aktualitet CNA

Ditën e sotme policia arriti të kapë rreth 10 kilogramë drogë të llojit Canabis Sattiva gjatë kontrollit në kufi, ku edhe u vu në pranga një 28-vjeçare.

Pas kësaj ka reaguar policia me anë të një deklarate për shtyp ku ka dhënë detajet e arrestimit.

Policia thotë:

“Lidhur me lëndën narkotike të kapur nga Policia greke në territorin e saj në afërsi të Kakavijës, sqarojmë se:

Shtetasja Izaura Musa, 28 vjeçe, nga Fieri, ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018. Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga Policia shqiptare edhe nga Policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Në datën 8 prill, pra 2 dite me vone, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobuzin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, duke udhetuar nga Kakavija drejt Janines.

Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06.04.2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek.

Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janines, prej kohësh.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga