Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Aksioni i sotëm i opozitës me Lulzim Bashën në krye, ndjekur nga Monika Kryemadhi dhe çeta e LSI-së, që ende nuk ka ftohur karriget e pushtetit dha një mesazh të fortë për të gjithë ata që kanë sy e shohin, kanë veshë dhe dëgjojnë dhe kanë mendje e gjykojnë.
Një aksion politik që u quajt mosbindje civile qytetare dhe kërkon të sillet si e tillë, por në fakt është vepër e partive të opozitës dhe Lulzim Bashës që u zgjua pas reagimit popullor në Kukës.
Në fakt janë 200 apo 300 qytetarë në Vorë, po kaq në Bradashesh. Po të dojë Lulzim Basha dhe ndonjë gjakprishur inatçi i japim edhe më shumë, por nuk është ky problemi.
Thelbi i gjithçkaje që sot diskutohet në çdo tryezë, në çdo shtëpi është pakënaqësia e shqiptarëve ndaj Edi Ramës dhe mungesa e besimit të tyre te opozita.
Ndaj qeverisë pas pesë vitesh pushtet, katër nga të cilat i ka ndarë me LSI-në ka filluar të ketë pakënaqësi të forta. Ndaj kryeministrit, reagim të ashpër si ai i Kukësit, por kur shkon opozita ta udhëheqë urrejtjen popullore, çuditërisht qytetarët shpërndahen.
Në qarkun e Korçës ka rreth 350 mijë banorë, rreth 500 mijë ka qarku i Elbasanit sipas shifrave zyrtare. Edhe sikur qytetet të jenë përgjysmuar dhe fshatrat të kenë më pak njerëz, pas Monikës, Salianjit dhe çunit të Fahriut në Elbasan shkuan 200 apo 300 vetë, edhe 2-fish po të duan, edhe 3-fish apo edhe 5-fish po të duan shifrat e politikës, prap nuk janë pak, por janë shumë shumë shumë pak.
Shqiptarët në vend që të jenë një uragan në mbështetje të opozitës e shikojnë me indiferentizëm dhe mosbesim. Mosbindjen civile e shohin si akt të Lulzim Bashës për të rikthyer në pushtet LSI-në dhe veten e tij kryeministër.
Monikën dhe bandën e saj që për tetë vite plaçkiten sa me Berishën dhe me Ramën, e tani duan pushtet me Bashën.
Një tezë që e ka përdorur rëndom Edi Rama, duke shfrytëzuar këtë hile politike, por sot Shqipëria fatkeqësisht nuk ka problem vetëm shumicën në pushtet ndaj të cilës ka një pakënaqësi masive popullore, por ka një mosbesim edhe më të madh tek opozita.
Është paaftësi e Lulzim Bashës që nuk di ta kanalizojë urrejtjen popullore te opozita apo është një kartë e djegur politike që bashkë me Moniken, shqiptarët nuk duan ta shohin me sy, ashtu siç nuk duan të shohin Edi Ramën. Por edhe reagimi i sotëm qytetar ndaj protestave të opozitës ishte një leksion për analistët dhe gazetarët tanë, për Shoqërinë Civile dhe në rast se ka pak shqiptarë të vetëdijshëm për situatën që po kalojmë është momenti i apelit për reagimin e tyre.
Kjo kastë politike, apo ky estabilishment siç i pëlqen Lulzim Bashës ta quajë duhet qëruar një orë e më parë, me Moniken, Edin, Lulin, Nard Ndoken apo çdo sharlatan tjetër që ka bërë të mundur vrasjen e reagimit popullor ndaj padrejtësive të qeverisë, kur ato kërkon ti udhëheqë opozita.
Partia Demokratike me një hap mund të kthehet në shpresë duke larguar Lulzim Bashen dhe kastën e tij qesharake në krye të saj, që prej 5 vitesh nuk e pranon se nuk vlen dhe nuk e beson askush.
Ata dhjetëra apo qindra qytetarë që shkojnë në disa protesta janë me siglen dhe moralin ?kurrësesi me Lulzim Bashen?. Por, që PD të kthehet në udhëheqëse të urrejtjes popullore kundër qeverisë dhe Edi Ramës së pari duhet të largojë ortakun e këtij të fundit nga drejtimi i partisë.
Së dyti, duhet të hapet dhe bashkohet duke kthyer bazën dhe themelet e saj, jo me fjalë, por me fakte dhe veprime konkrete. Që nga një projekt-program ekonomik dhe politik tërësisht i djathtë, por edhe duke hequr doren nga interesat korruptive dhe duke bërë Vetting për veten e saj. Duke larguar ata që ndoshta janë në parlament, por që largojnë shumicen e shqiptarëve.
E në rast se Basha nuk iken, PD nuk bashkohet dhe nuk kthehet në një forcë politike me vizion perëndimor qytetarët do ti qëndrojnë gjithnjë e më larg opozitës duke u mbarsur me mllefin kundër qeverisë dhe një ditë turma qytetare do reagojë fort ndaj kastës së pushtetit dhe që aty ndoshta do dalin elita të reja të cilat mund të ndalin revanzhizmin e Ramës dhe të shkërmoqin plotësisht paaftësinë dhe pazaret e Lulzim Bashës./ CNA.al
Sot fillon aksioni i opozitës për mosbindje civile, pas ngja...
Teksa ka renditur arsyet se përse opozita ka organizuar këtë...
Mosbindja civile duket se është konceptuar nga opozita me bl...
Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kapur sistemin...
Opozita ka dalë hapur në mbështetje të protestave qytetare d...
Kryetari i Partisë Demokratike, nga Vora ka hedhur të tjera ...
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka komentuar protestën e Opozi...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm...
Ngjarjet e fundit në Kukës pas protestës së dhunshme kundër ...
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka nisur sot protest...
Ndërkohë që opozita është derdhur në rrugë me moton e mosbin...
Mosbindja civile në Bradashesh ka vijuar me ndezjen e gomave...
GOLGOTHAJA, VENDI KU E KRYQËZUAN KRISHTI NË QYTETIN JERUSALE...
Ndërkohë që rreth orës 10:00 pritet të fillojë protesta e op...
Pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Kukës, opozita ka dalë ...
Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta ndërs...
DASHI21. mars – 20. prill Nëse keni dalë nga një marrëdhëni...
Analisti Mustafa Nano e ka kritikuar kryeministrin Edi Rama,...
Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë për ditë me radhë ës...
Aftësitë luftarake të “Ujqve” të armatës, të cilët me kokë t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...