Pas këshilltarit të Bashës, një deputet bën thirrje për dorëzimin e mandateve
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në studion e lajmeve të S...
I ftuar në studion e Fax News, Akademiku Artan Fuga foli në lidhje me protestën e banorëve të Kukësit kundër tarifës në Rrugën e Kombit si dhe arrestimin e tyre, i ftuar në studion e Fax News,
?Momenti që ne kalojmë, mua personalisht më jep trishtim dhe më sjell pyetjen ?Pse??. Si ka mundësi që na përsëritet dhuna? Nga tradita filozofike, dhuna është një akt pa autor. Pse pas një trajektoreje politike, pushtetet politike, pavarësisht nga ngjyra, në një moment të caktuar kanë shkuar në një përplasje të dhunshme me qytetarin?
Ka një ndarje mes sistemit dhe qytetarit që vijon prej 28 vjetësh. Mua më duket që ne nuk pranojmë që qytetari të jetë pjesë në vendimarrje. Kjo e ka shtyrë qytetarin në atë pikë sa ai nuk mund të shprehë vetëveten veçse të dëgjohet vetëm atëherë kur ai kap gurin, hurin e zjarrit dhe kur fatkeqësit ndodh një përplasje mes policisë dhe qytetarëve.
A kemi krijuar dot shtet dhe ku do të shkojmë?? ? tha akademiku.
Profesor Fuga u shpreh se çështja e Rrugës së Kombit nuk është thjesht problem i të dhënit apo të mos dhënit me koncesion sepse dhënia është aspekt menaxherial.
?Sot kalimi nga një krahinë në një tjetër është i lirë me Kushtetutë. Nuk jemi si në mesjetë që paguaje tek feudali për të kaluar rrugën sepse feudalit ia kishte dhënë mbreti në shkëmbim të shërbimit që ai kryente. Të gjitha këto janë shfaqje të vasalitetit që marrin pamje modern.? ? tha Fuga.
Këtu kemi të bëjmë me çështje të një lirie politike. Që të jepet rruga me koncesion duhet të ketë rrugë dytësore.
Së dyti për banorët e zonës duhet të jenë pa pagesë pasi nuk mund t?i vihet pagesë atij që e ka shtëpinë aty e që kryen lëvizje të shpeshta gjatë ditës.
Nga ana tjetër duhet përmirësuar investimi i kryer në Rrugën e Kombit. Në milot Rruga e Kombit është llahtarë. Në Fushë Krujë, është gjithashtu llahtarë.
Ndaj, të gjitha zgjidhjet menaxheriale janë të mira apo të këqija në funksion të një konteksti të caktuar. Por sot nuk gjendemi në këtë kontekst por në situatën e një popullsie tërësisht të bllokuar atje.? ? vijoi professor Fuga.
Duke folur për shoqërinë dhe institucionet shqitpare, profesor Fuga tha se problemi më i madh është mungesa e diversitetit të mendimeve dhe autizmi institucional.
?Nuk ka shprehje të diversitetit të mendimeve. Troç prej 28 vitesh shteti nuk e dëgjon qytetarin. Sot sipas tij, nuk e dëgjon edhe më shumë.
Debati në Akademinë e Shkencave është e njëjta gjë.Kryeministri nuk dëgjon absolutisht njeri. Këtë mund ta quaj autizëm institucional. Ne vuajmë si shoqëri nga autizmi institucional prej kohësh. Unë personalisht për veten time kam pasur projekte alternative prej 5-6 vjetësh dhe askush nuk më ka dëgjuar askush të paktën të më dëgjonin dhe të më refuzonin.
Nuk dëgjon askush. As kryeministri, as ministrja e Arsimit, askush. Ndaj të gjithë ne, edhe akademikët, sot jemi kuksianë. Jemi kuksianë në kuptimin që nuk na dëgjon askush!? ? tha ai.
Fuga u shpreh se një tjetër problem është përdorimi i protestës së banorëve të Kukësit në Tiranë.
?Ne një pjesë të popullsisë e çojmë në zgrip të situatës që edhe për të lëvizur të paguajë para, ndërkohë që ajo është zonë shumë e varfër. Kur ata pastaj ngrihen për gjërat e tyre jetike çfarë ndodh? Në Tiranë vazhdon debati për një revoltë që ka prekur një pjesë të popullsisë në mish. Këtu ka një lloj manipulimi për mua.
Revolta e atyre njerëzve që u ngritën dhe i vunë zjarrin atyre instalacioneve atje krahasohet me Lidhjen e Prizrenit. Nuk mund të ushqejmë politikën e Tiranës nga revolta e njerëzve që janë në zgrip të mbijetesës. Këtu nuk ka më politikë. Këtu politika ka rënë e ka marrë fund. Politika duhet të thotë se përderisa ka ndodhur kjo duhet vënë një pikëpyetje e madhe për gjithçka.
Kërkoj ndjesë kur them këtë por edhe në shkencat e komunikimit dhe në psikopatologjinë sociale është një parim që nuk munda ta vërë në diskutim as kryeministri, as kryetari i opozitës dhe askush:
Çdo akt dhune është një gjuhë kur të gjitha gjuhët e tjera janë prerë dhe janë bllokuar.? ? tha Fuga
Akademiku u shpreh se çdo kompani përpara se të nxjerrë një produkt apo shërbim të ri, studion target-grupin të cilit do t?ia shesë. Ai u shpreh se në rastin e vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit nuk ka dëgjuar që kompania të ketë bërë ndonjë studim të tillë me banorët e komunitetit të atjeshëm.
Çështja nuk është që a është apo nuk është dhuna e mirë. Sigurisht që dhuna nuk është e mirë por ata që kanë vepruar kanë vepruar në fushën e vlerave. Ne nuk e zhbëjmë dot këtë fakti.
Në lidhje me rolin e opozitës në këtë revoltë të banorëve të Kukësit ndaj tarifës, si dhe për thirrjen e saj për mosbindje civile, Fuga u shpreh se opozita duhet të ndërmarrë hapa të tjerë në vend të mosbindjes.
?Unë e kuptoj opozitën. Opozita do të bëjë politikën e vetë por ama jo në këtë rast, pasi ka ndodhur katastrofa.
Opozita po kërkon mosbindje civile. Ca do të thotë kjo? Po mirë, doni mosbindje civile, niseni duke mos pranuar së pari rrogat tuaja si deputetë opozitarë. Mosbindja civile siç e kërkon opozita është hedhja e topit qytetarit. Kërkojnë mospagim taksash. Kush do t?i paguajë taksat?
Ndërkohë që nga opozita kërkohet ndërtimi i mekanizmave opozitarë. Së pari duhet që opozita të bëjë vlerësim të së kaluarës së saj. Së dyti duhet që opozita të ndërtojë mekanizma alternativë kudo në administratë e në pushtetin lokal etj.
Nuk e dëgjoj opozitën ta bëj këtë. Sigurisht nuk është momenti për të kritikuar opozitën, sepse nuk e ka fajin opozita për atë shfaqje të turpshme në shekullin e 21 që banorëve atje u kërkohen edhe paratë e fundit për të dalë nga shtëpia.
Politika është të ndërtosh e të ndërtosh mekanizma. Unë mendoj që sistemi ynë elektoral nuk përfaqëson zërin e elektoratit. Pse edhe opozita edhe qeveria e pranojnë.
Në momentin që unë votoj për lista të mbyllura, që këtu ka mbaruar lidhja me elektoratin. Që këtu fillon ajo që elektorati nuk ka mekanizma për të kontrolluar pushtetin. Dhe këtu nis ikja.? ? u shpreh akademiku Artan Fuga për mekanizmat alternativë opozitarë në kontrollin dhe përgjigjen ndaj situatës së dhunshme sipas tij, të krijuar nga qeveria e Shqipërisë. /Faxweb.al
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në studion e lajmeve të S...
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se duhet pasur ...
Sot në mbledhjen e kryetarëve të PD-së në rrethe të thirrur ...
Sami Leka, shqiptari me prejardhje nga Maqedonia ishte dënua...
Një incident i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në seli...
Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti sot në Ankara, ku d...
Mbrëmë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbajti n...
Sot pasdite një incident i rëndë ka ndodhur në selinë e Part...
Një natë më parë në selinë e Partisë Demokratike u mblodhën ...
Zbulohet detaje të reja nga rrahja e Xhella Mziut dhe Gent S...
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pranuar ta ...
Një ditë më parë Opozita Bashkuar bëri një mbledhje dhe mor...
Evgeny Buzhinskiy, i cili i shërbeu 41 vjet ushtrisë ruse, t...
Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme në selinë e Partisë D...
Partitë e opozitës vendosën dje që t’i bëjnë thirrje qyteta...
Pas deklaratës së një prej deputetëve të Lëvizjes Socialiste...
Gjykata e Kukësit, ka vendosur që dhënien e vendimit për 23 ...
Opozita ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë në sea...
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në një intervist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...