Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Nga Pëllumb Kulla
Ideja që u ka lindur disave që t?i kthejmë kurrizin kësaj republike që u ngrit në Shqipëri pas viteve të komunizmit dhe të ngremë një Republikë të Re, mua më duket joshëse. Nuk duhet marrë përpara me yhaa(!) pa lindur akoma! Le të lindë një herë! Daç të lindë nëpër çadra, daç në kabinete, daç në biblioteka, një republikë e re duhet.
Nuk them që ajo të mos trashëgojë edhe ndonjë të mirë nga kjo e tanishmja, si fjala vjen, lidhjet e forta me Uashingtonin dhe Brukselin, por në tërësi duhet të jetë krejt e re.
Duhet trashëguar me domosdo edhe rotacioni i pushtetit, se për pak e harrova! Bile ideja e republikës së re prandaj edhe ka lindur! Deri tani ai ndërrim pushtetesh është bërë nëpërmjet votës, por përvoja e këtyre viteve të tranzicionit na thotë që në Shqipëri votimi nuk ngjit, nuk durohet. Është i dështuar.
Votimet kurrë nuk kanë qënë të kënaqshme për mbarë popullin. Dhe koha tregoi se votimet sabotohen. Bile në duhet thënë e vërteta u bënë 30 vjet që votat e kësaj palo demokracie i kanë fituar ata që humbin. Dhe kjo vjen ngaqë me gjsa nga humbësit ato vidhen e vidhen, blihen e blihen dhe vetvetiu lihet të kuptohet, se pala më e ndershme, fituesja, ajo që nuk vjedh dhee nuk ka para t?i blerë votat, përfundon me barrën e humbjes mbi shpinë. Dhe sheh kundërshtarët që marrin bekimin e të huajve dhe marrin në duar frerët e shtetit.
E këtë skenar nuk ka zot që ta gëlltitë, se përnder humbja nuk durohet. Nuk durohet të dukesh i zhburrëruar, i përbuzur nga populli dhe të qëndrosh kokëunjur me sytë te majat e këpucëve.
A nuk ka ardhur koha ta braktisim këtë sistem të ndyrë të trashëguar nga e kaluara dhe nga demokracitë e shpifura europiane rreth e përqark?
Jam i mendimit që tani e tutje t?i braktisim fushatat e shtrenjta zgjedhore, të lemë rehat Parlamentet, KQZ-rat e komisjonet! Le të djegim kutitë e urryera të votave dhe t?u bëjmë thirrje përkrahësve të dalin në rrugë dhe sheshe dhe t?i dalin zot vendit! Populli nuk ka nevojë për tërë ata parazitë zgjedhorë, bile nuk ka nevojë as për policira dhe gjykata. Populli e di vetë se cili kryetar bashkie është fajtor, cili ministër ka vjedhur, e cili kryeministër është krimbur në para. Masat popullore e dinë dhe se sa duhen dënuar këta biçimër. Kështu do të vemë re se shqiptarët e zhgënjyer, qendrat e votimit qëllonte që i braktisnin, por jo betejat e përgjakshme për pushtet. Kushtrimi i revoltës, i brohoritjes dhe i përplasjes me kundërshtarët, ata i tërheq deri në ekstazë.
Do të jetë fantastike! Çdo parti do të ketë simpatizantët e vet në shesh. Aty, udhëheqësit e shkathët do të lëvizin grup më grup duke ndërtuar aleanca grupesh e duke i bashkuar sheshet dhe grupet, derisa të formohen dy grupe të mëdhenj. Të dy palët do t?i mobilizojnë pasonjësit e bashkuar dhe në çdo katër vjet ata do të përplasen në një përballje popullore, para kryeministrisë. Dhe në atë ndërtesën e madhe të bulevardit, ballë Komitetit Qendror, le të futet pala më e fuqishme, ajo më e apasjonuara, më e përndezura, më e armatosura. Dikush këto përplasje mund t?i quajë edhe Luftë Civile, përplasje popullore, a mosbindje civile, si t?i vijë për mbarë! Dhe ashtu le të jetë, se kjo zgjidhje do të tregojë kush është pala më e fuqishme në numur luftëtarësh, më e etura , më e gatshmja për fitore.
Le të përpiqemi të hedhim bazat për një luftë civile, por për një luftë civile të bukur, të ndershme, njëherë në katër vjet! Dhe për ndershmërinë as mos dyshojë njeri, se ne kemi Kanunin e Maleve, që na detyron të jemi të ndershëm. Këto luftra do të na prodhojnë heronj, lapidarë, data të shënuara. Bijtë e Arbërit i kanë në traditën e tyre luftërat. Ata, pa vrarë mendjen hiç u janë përgjigjur kushtrimeve dhe kanë zbritur sypatrembur në sheshet e betejave.
Meqë deri tani kush ka dalë humbës, ka demaskuar hilet, nuk i është zënë besë dhe ka dalë se ka dalë në shesh, përse këtë praktikë të mos e përfshijmë dhe ligjërojmë në kushtetutë?
Se, për nder, ka më lezet të humbësh me luftë, se sa në paqe, me ato palo monitorime (që blihen!), me vëzhgues hipokritë amerikanë dhe europianë, që përgëzojnë proceset. Phë! Humbja në luftë nuk është kurrë e turpshme. Ne e respektojmë forcën, bile kemi respektuar edhe diktaturën, se ashtu ndiheshim të shfajësuar. Po kështu?!
Duke pritur republikën e re, le ta shtyjmë kështu, por për nder, votimet nuk durohen!
Sidomos humbjet! /TemA
Ish-kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kamzës, nj...
Veprimet e fundit të Serbisë, duke përfshirë fushatë të vazh...
Bullgaria që do të jetë nikoqire e Samitit të Bashkimit Evro...
Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara u kanë vënë sanksione 18...
Kryetari i gripit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkon l...
Vladimir Putin mori mandatin e katërt si President i Rusisë ...
Gjykata e Apelit në Larisa ka vendosur kundër ekstradimit të...
“Kush janë barbarët e Kukësit dhe kush janë qyetetarët e qev...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj kryemini...
Kleriku Fetullah Gulen ka komentuar për herë të parë arresti...
Avokati Genc Gjokutaj, është i ftuar në studion e emisionit ...
Pikërisht për shkak se i është përgjigjur me besnikëri çdo “...
Janë shtuar zërat në Partinë Demokratike, lidhur me hapat që...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përballet me një stuhi la...
Bashkimi Evropian ka reaguar pas arrestimit të gjashtë shtet...
Java e ardhshme pritet të sjellë një takim të ri mes ministr...
Në një intervistë për ABC News, ish-kryeministri Sali Berish...
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk është dë...
Prej dy ditësh Lulzim Basha vijon takime me strukturat e Par...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë pë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...