Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Pikërisht për shkak se i është përgjigjur me besnikëri çdo ?investimi elektoral?, Rama vijon të mbajë në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit një drejtor, për të cilin tashmë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar shkjelje skandaloze.
Benet Beci duhet të shpallet rekordmen sa i përket jetëgjatësisë së tij në drejtimin e njerit prej institucioneve më të rëndësishëm investuese me fonde publike dhe të donatorëve. Por si e ka drejtuar ai Fondin Shqiptar të Zhvillimit?
Një raport i korrikut të vitit të kaluar i auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në shumë projekte janë bërë shkelje me dëm ekonomik për shtetin, duke bërë të qartë se, pavarësisht nga puna e bërë, ka patur shpërdorime me paratë e vëna në dispozicion. Ja çfarë konstatoi kontkretisht ekipi i KLSH:
1 ? Nga auditimi i marrëveshjeve të financimit dhe konkretisht referuar korrespondencës së Ministrisë së Ekonomisë me nr. 17658/1; nr. 17658/2; nr. 17658/3, dërguar në KfW më datë 19.12.2013 me objekt shtyrje të afatit të disbursimeve për projektin ?Fondi i Investimeve Sociale IV?, financuar nga KfW, konstatohet se: KfW ka dhënë miratimin e saj për shtyrje të afatit të disbursimeve deri në datën 30.06.2017.
Afati i disbursimeve për fondet IPA, përcaktohet nga data e fundit për ekzekutimin e planit të veprimit të punimeve siç përcaktohet në marrëveshjet me BE-në dhe për këtë arsye nuk mund të shtyhet përtej datës 08.04.2016. KfW në përgjigjen e saj zyrtare i ka tërhequr vëmendjen Ministrisë së Ekonomisë dhe FSHZH-së, se pavarësisht shqetësimeve të tyre, për ecurinë e ngadaltë të implementimit të projektit, kjo vonesë në implementimin e tij nuk mund t?i atribuohet KfW-së, dhe për këtë arsye, nuk ofrohet më shtyrje e afatit të disbursimeve mbas kësaj date.
Realizimi i huasë deri në momentin e auditimit është në masën 64%. Për mungesë menaxhimi me efektivitet të këtij projekti dhe vonesa në implementimin e tij, ngarkohet me përgjegjësi FSHZH
2 ? Në një rast dhe konkretisht për nën projektin ?Rikonstruksioni i rrugës së fshatit Qesarakë? vërehet se është pranuar dhe paguar vlera e situacionit të paraqitur nga ana e supervizionit, në një kohë kur ky situacion përmbante vlera për punime të kryera jasht periudhës së përcaktuar në kontratë, për të cilat ende nuk ishte marrë miratimi i donatorit për shtyrjen e kësaj periudhe. Miratimi për këtë urdhër ndryshimi nga Donatori është bërë një muaj pas pagesës së situacionit.
3 ? Nga auditimi me zgjedhje për shpenzimet operacionale, rezultoi se për zërin dieta, financuar nga kredia e IDB dhe Qeveria Shqiptare, mungojnë urdhër pagesat nga titullari dhe urdhër shërbimet për dërgimin e punonjësve jashtë qendrës së punës apo programet e punës. Këto pagesa janë kryer bazuar vetëm në faturat e hoteleve të paraqitura dhe në një format ?Shërbimi jashtë qendrës së punës? ku përcaktohen vetëm afatet e qëndrimit jashtë vendit të cilat mbajnë vetëm firmën e drejtuesve të departamenteve. Po kështu, gjatë shqyrtimit të këtyre transaksioneve, u konstatua se i gjithë dokumentacioni i vënë në dispozicion, nuk përmban numrin, datën dhe vulën e protokollit në kundërshtim me nenin 12 dhe 13 të ?Normave tekniko-profesionale për Arkivat.
4 ? Në tenderin ?Rikonstruksion i rrugës Qeparo-Kudhës-Kuç, segmenti Qafe Shper-Kudhës, Qarku i Vlorës? njoftimi për zhvillimin e tenderit në faqen ëeb të BERZH mban datën 23.09.2014. Në këtë njoftim, ndër të tjera bazuar në Komponentin 1 të marrëveshjes ?Punimet civile për segmente në prioritet për rrugë dytësore dhe lokale? përcaktohet se:
?Ndërhyrjet sipas këtij komponenti përfshijnë rehabilitimin ose konstruksionin. Për rikonstruksionin, e gjithë shtresa do të rindërtohet me shtresa të reja asfalti me nënshtresat e domosdoshme. Për rehabilitimin, punimet do të konsistojnë në shtresë të re bazë me shtresë të re asfalti, ku është e domosdoshme, si dhe infrastrukturë të sigurisë rrugore të përfshira?. Sa më sipër, është vepruar në kundërshtim me marrëveshjen e financimit, duke prokuruar rikonstruksionin e një rruge pa shtresë asfalti.
? Në dokumentet e tenderit pika 22. 2. b, është vendosur kriteri: ?Mesatarja vjetore e volumit për punimet e gërmimit, për vitet 2009 deri 2013 duhet të jetë 656,000 m3?.
Rezulton se për një periudhë 5 vjeçare operatorët ekonomikë duhet të kenë realizuar mesatarisht 3,280,000 m3 gërmime. Shprehur në vlerë, indirekt është kërkuar të realizohen punime të ngjashme rreth 7 milionë Euro, ndërkohë që në kërkesën përkatëse për punime të ngjashme është kërkuar vlera 3.9 milionë Euro. Kërkesa për realizimin e punimeve të ngjashme në këtë vlerë është shumë e madhe dhe vetëm një numër i vogël operatorësh ekonomikë mund ta plotësojnë.
Ky veprim është në kundërshtim me Udhëzuesin ?Rregullat dhe politikat për projekte të financuara nga BERZH?, Pika 3.1 ku përcaktohet: ?Dokumentet e tenderit janë baza për informimin e ofertuesve me kërkesat specifike për shërbime mallra apo punime, kështu që duhet të japin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të lejuar ofertuesit të paraqesin oferta të përgjegjshme.
Dokumentet e tenderit duhet të përgatiten në mënyrë që të inkurajojnë garë ndërkombëtare. Ato duhet të definojnë qartë fushën e punimeve, furnizimeve apo shërbimeve, të drejtat dhe detyrimet e blerësit apo furnizuesit, kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që një ofertues të deklarohet i përgjegjshëm dhe nuk duhet të vendosen kritere diskriminimi për zgjedhjen e ofertuesit fitues.
Detajet dhe kompleksiteti duhet të variojnë në përputhje me madhësinë dhe natyrën e kontratës??. Si pasojë e vendosjes së këtij kriteri, është skualifikuar nga gara një operator ekonomik, si dhe është limituar mundësia për pjesëmarrje të operatorëve të tjerë të mundshëm në këtë procedurë prokurimi.
? Rezulton se një bashkim operatorësh ekonomikë është kualifikuar edhe pse në dokumentet e tenderit të paraqitura ka patur mangësi (është paraqitur vetëdeklarim për xhiron vjetore, të pa konfirmuar nga organet tatimore).
Ky fakt duhet të trajtohej në raportin e vlerësimit dhe duhet të kërkoheshin shpjegime. Për këtë rast, nuk ka një trajtim të barabartë për operatorët ekonomikë, sepse për një tjetër operator ekonomik ky kriter është konsideruar kualifikues.
5 ? Nga auditimi i zbatimit të procedurës së prokurimit ?Rikonstruksion i Rrugës Shishtavec Loti 3? konstatohet se Operatori Ekonomik është tërhequr nga gara, veprim i cili është shoqëruar me konfiskimin e garancisë së ofertës. Garancia e ofertës është vendosur me vlerë 6.8 milionë lekë, ose 1.5 % e çmimit të kontratës. Vendosja e garancisë në nivelin 1.5 % dhe jo 2 % siç aplikohet në këto raste, ka bërë që institucioni të jetë më pak i mbrojtur nga tërheqja e mundshme e operatorëve ekonomikë, në kundërshtim me udhëzuesin e procedurave të prokurimit të donatorit Pika 4.14.
FSHZH si pasojë e tërheqjes së operatorit ekonomik nga oferta, ka pësuar humbje financiare me vlerë 2,277,000 lekë, vlerë e cila përfaqëson fitimin e munguar nga mos përcaktimi i sigurimit të ofertës në masën 2 %. Po ashtu vendosja e një vlere të ulët të sigurimit të ofertës ka bërë që operatori të tërhiqet më lehtësisht nga gara, veprim i cili ka bërë që FSHZH të detyrohet të nënshkruajë kontratën më ofertën më të ulët ndjekëse më Operator tjetër me vlerë 344,927,800 lekë, duke shkaktuar realizim të punimeve me vlerë më të lartë në shumën 52,133,620 lekë .
6 ? Nga auditimi i zbatimit të procedurës së prokurimit ?ËL Rec 142. ?Rikonstruksioni i rrugës nr. 1, Lagje nr. 4, Sarandë?, afati i vendosur për realizimin e objektit sipas kësaj procedure 6 muaj. Referuar përmasave dhe volumit të punimeve, vendosja e këtij afati ka sjellë pasoja në lidhje me periudhën e vënies në eficiencë të investimit, si dhe kostos që lidhet me shpenzimet e përgjithshme të kontratës.
-Nga çmimi i kontratës me vlerë 77,058,333 lekë është ngurtësuar vlera 13.3 milionë lekë ose 17.2 % e vlerës së preventivit, vlerë e cila nuk është argumentuar me analizë çmimesh, duke mos u dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë të ofertojnë dhe të paraqesin çmimet e tyre, veprim në kundërshtim me dokumentet e tenderit.
7 ? Nga auditimi i zbatimit të procedurave të tenderit ?Rikonstruksioni i rrugës Tamarë-Vermosh Loti I? nga FSHZH është kërkuar që operatorëve ekonomik me oferta më të ulëta të paraqesin analiza çmimesh bazuar dokumenteve të tenderit. Operatori me ofertë më të ulët në analizat e dhëna prej tij, ndryshon çmimet nga oferta fillestare, ku janë paraqitur më të larta dhe nga ana e Autoritetit Kontraktor është gjykuar si shkak për s?kualifikim. Me rritjet e çmimeve nga operatori ekonomik, përsëri oferta e këtij operatori të papërgjegjshëm ngelet më e ulët.
-Nga Autoriteti Kontraktor nuk është marrë asnjë masë për verifikime të mëtejshme apo konfiskimin e sigurimit të ofertës në vlerë prej 10,800,000 lekë si operator i papërgjegjshëm, për të mbrojtur institucionin nga ofertuesit që tërhiqen para përfundimit të periudhës së vlefshmërisë së ofertës së tyre, ose për refuzimin e nënshkrimit të kontratës. Për këto mosveprime, FSHZH-së i është shkaktuar një humbje prej 35,372,546 lekë nga diferenca e ofertës më të ulët me ofertën pasardhëse.
8 ? Nga auditimi i zbatimit të procedurave të tenderit ?Rikonstruksioni i rrugës Tamarë-Vermosh Loti II ? u konstatua se nuk pasqyrohet vlera e përllogaritur e kontratës në dosjen e prokurimit, si dhe mënyra si është përcaktuar si dhe nuk është respektuar periudha e njoftimit për gabime, të meta dhe defekte sipas kontratës, 30 ditë pas fillimit të punimeve.
9 ? Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile në tenderin ?Rikonstruksion i rrugës Iballë, Loti II? u konstatuan se nuk ka përshkrim për kushtet gjeologjike të zonës, problemet teknike dhe propozimet për sigurinë e qëndrueshmërisë së skarpatës, si dhe u konstatua një shkarje e një masivi shkëmbor i cili ka dëmtuar një gjatësi muri prej 12.2 ml, në disa seksione të shkarjeve rrjeta mbrojtëse është e dëmtuar dhe disa hyrje të tombinove janë të mbushura me material të skarpatave.
10 ? Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile në tenderin ?Rikonstruksion i segmentit Kukës-Shishtavec, loti II? u konstatuan se në punimet e skarpateve, nuk ka përshkrim për kushtet gjeologjike të zonës për sigurinë e qëndrueshmërisë së skarpatës. Gjithashtu për shkak të shkarjeve (rrëshqitjeve) të shkëmbinjve e dherave në skarpatat anës rrugës, u dalluan disa prishje të shtresave asfaltike. Konkretisht në pikën 9+100 u konstatua rrëshqitje e skarpatës e cila rrezikon këtë segment rrugor.
11 ? Nga auditimi i dosjes teknike të zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt ?Rikonstruksioni i rrugës Qeparo-Kudhës-Kuç? Vlorë, deri në momentin e auditimit për 3 situacione pjesore, u konstatua se është shtyrë afati i përfundimit të punimeve duke mos dhënë asnjë justifikim apo relacion argumentues nga kontraktori, supervizori dhe menaxheri i kontratës për vonesa në realizim e objektit. Në administrimin e pjesshëm të dokumentacionit të punimeve mungojnë korrespondencat e palëve për miratimin, konsultimin e urdhërit të ndryshimit për zgjatjen e përfundimit të punimeve./Pamfleti/
Janë shtuar zërat në Partinë Demokratike, lidhur me hapat që...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përballet me një stuhi la...
Bashkimi Evropian ka reaguar pas arrestimit të gjashtë shtet...
Java e ardhshme pritet të sjellë një takim të ri mes ministr...
Në një intervistë për ABC News, ish-kryeministri Sali Berish...
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk është dë...
Prej dy ditësh Lulzim Basha vijon takime me strukturat e Par...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë pë...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komen...
I ftuar në studion e Fax News, Akademiku Artan Fuga foli në ...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në studion e lajmeve të S...
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se duhet pasur ...
Sot në mbledhjen e kryetarëve të PD-së në rrethe të thirrur ...
Sami Leka, shqiptari me prejardhje nga Maqedonia ishte dënua...
Një incident i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në seli...
Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti sot në Ankara, ku d...
Mbrëmë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbajti n...
Sot pasdite një incident i rëndë ka ndodhur në selinë e Part...
Një natë më parë në selinë e Partisë Demokratike u mblodhën ...
Zbulohet detaje të reja nga rrahja e Xhella Mziut dhe Gent S...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...