Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Zbatimi i Reformës në Drejtësi, sipas piketave kushtetuese të 22 Korrikut 2016 dhe paketës së 7 ligjeve mbështetëse, sjellë zbehjen deri në rënie të autoritetit të Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri, duke projektuar, në të njëjtën kohë, një pushtet të ri, në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Në muajt në vijim, në varësi të ecurisë së procesit të Vettingut, mbi Prokurorin e Përgjithshëm do të zgjatet hija e një kryeprokurori të ri paralel, i konceptuar për të udhëhequr luftën kundër korrupsionit dhe krimit në nivele të larta.
Për shkak se, në shënjestrën e kryeprokurorit të ri do të jenë mëkatet e politikës dhe gjyqësorit, ky pushtet i ri, pritet të shndërrohet në qendër graviteti sa i takon vëmendjes dhe rëndësisë në luftën kundër kulturës së pandeshkueshmërisë në vendin tonë.
Dobësimi radikal i Prokurorit të Përgjithshëm është parashikuar në dy drejtime:
Kushtetuta e ndryshuar dhe ligji i ri nr. 97/2016 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë e zhvesh Prokurorin e Përgjithshëm nga 13 kompetenca të rëndësishme, duke kthyer thjeshtë në një administrator të organit të akuzës, me zero influencë në fatin e një dosjeje konkrete. Në kuadër të pavarësisë dhe fuqizimit të rolit të prokurorëve, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më asnjë rol vendimmarrës, por mund të nxjerrë udhëzime me shkrim për prokurorët dhe oficerët e policisë së gjyqësore, për adresimin e problematikave të ndryshme. Udhëzimet janë vetëm të natyrës administrative ose procedurale.
Konkretisht, Prokurori i Përgjithshëm, humbet këto atribute:
Nuk dikton më drejtuesit e prokurorive dhe zëvendësit e tyre;
Nuk mund të zëvendësojë prokurorin e një çështjeje të caktuar;
Nuk mund të caktojë një prokuror për hetimin e një çështje;
Nuk mund të urdhërojë komandimin e prokurorëve;
Nuk mund t?i propozojë Presidentit, emërimin, transferimin, ngritjen në detyrë, largimin nga detyra dhe shkarkimin e prokurorëve;
Nuk mund t?i dikojë një prokurori mbylljen apo hapjen e një dosje;
Nuk mund të propozojë numrin e përgjithshëm të prokurorëve;
Nuk mund as të emërojë dhe as të shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm dhe kancelarët e prokurorive;
Nuk mund të urdhërojë më fillimin e procedimit penal kundër prokurorëve;
Nuk mund të urdhërojë procedimin disiplinor të prokurorëve;
Nuk mund të urdhërojë më fillimin e procedimit penal të policisë gjyqësore;
Nuk mund të mbikëqyrë shërbimin e inspektimit të prokurorisë, por vetëm mund t?i kërkojë i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë inspektime tematike;
Nuk thërret dhe nuk drejton mbledhjet e këshillit të prokurorisë.
Të gjitha këto atribute, janë shpërndarë në organe të tjera brenda sistemit, duke i dhënë një rol të rëndësishëm Këshillit të Lartë të Prokurorisë, figurës së prokurorit dhe sidomos Kryeprokurorit të Posaçëm, shkruan shqiptarja.com.
Në të njëjtën kohë, drejtësia e re, ka zbehur rolin e politikës në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa ka eliminuar tërësisht rolin e Presidentit të Republikës.
Autoriteti dhe pushteti i Prokurorit të Përgjithshëm i kalon pikërisht drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, për gjashtë arsye:
Për fuqinë që ka brenda Prokurorisë së Posaçme;
Për imunitetin nga ndikimi i politikës mbi të;
Për kategorinë e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë që mund të ndjekë penalisht për çdo vepër penale;
Për tërësinë e veçantë të veprave penale që ndjek dhe përfaqëson akuzën në gjykatat speciale.
Për paprekshmërinë në detyrë.
Për sigurinë juridike pas lënies së detyrës.
Rëndësia e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtuesit të saj merr një tjetër dimension me grupin e veprave penale që kalojnë në kompetencë të SPAK-ut. Janë 40 vepra penale në kompetencë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, si në rastin ku konsumohen nga grupi i pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve, ashtu edhe nga njerëzit e zakonshëm.
Ky projekt historik ka pothuajse zero mundësi që të mbetet në letër. Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, ka një garanci për zbatimin e tij. Ashtu si për mbikëqyrjen dhe asistimin në zbatimin ligjit të Vetingut, një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të angazhohet për mundësimin e zbatimit të ligjit të SPAK. Ky komision ndërkombëtar do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare.
Disa deputetë të opozitës, kanë shkuar në Drejtorinë e Polic...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Fale mbështetjes se Venusit do p...
Moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjat...
DASHI 21. mars – 20. prill Pjesa me e madhe e atyre qe jane...
Protesta e banorëve të Kukësit, ka nxjerrë edhe njëherë në k...
Deputetet e grupit parlamentar te PD, kane shkuar sot ne mbr...
Gazetari me eksperiencë, një nga drejtuesit e medieve kryeso...
Andi Bejtja ka bërë një shkrim për protestën e zhvilluar kun...
Aktivist të shumtë të Shoqërisë Civile dhe qytetarë të ndrys...
Kontrata e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit...
Nga Mero BazeKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është...
Ndoshta nuk është etike dhe ndoshta e tepruar të quash horr ...
Këshilli Bashkiak i Kukësit, ka reaguar përmes një deklarate...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë në një ...
Poeti i njohur Agim Doçi, i është bashkuar protestës së orga...
Pas arrestimit të protestuesve në Kukës, Shoqëria Civile ësh...
Pas situatës së krijuar në Kukës pas protestës për “Rrugën e...
Pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme në “Rrugën e Komb...
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me drogën e gjetur një d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...