Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Nga Mero Baze
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shpallur armik nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili po ashtu e ka kërcënuar se do ta rrrëzojë nga pushteti. Reagimi pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit të AKI nga kryeministri Haradinaj, pas rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët në mënyrë të paligjshme u transferuan në Turqi, nën akuzat se janë terroristë.
Deklarata e Erdoganit për Ramush Haradinaj, është shumë e rëndë, për fatin e shtetit të Kosovës. Fakti që presidenti i Turqisë e ndjen veten Sulltan në Kosovë dhe mendon se mund të emërojë dhe të shkarkojë kryeministra, është një moment reflektimi i fortë, të cilin nuk mund ta kalojmë më me humor.
Kjo deklaratë është një arsye për të gjykuar se një vend i pasigurtë dhe pa standarte demokratike si Turqia, mund të vërë në rrezik orientimin perëndimor të shqiptarëve, nëse influenca e tyre mbi klasën politike është e madhe.
Dhe në këtë rast në Kosovë, ai duket se po operon si një nxitës i një grushti shteti. Paradoksalisht, ai po ndërhyn në jetën e brendshme politike në Kosovë, dhe po kërcënon për ?grusht shteti?, ndërkohë që po kërkon të arrestojë disa mësues, të cilët i konsideron politikisht bashkëpunëtorë të një grushti shteti në Turqi.
Pra, ky njeri që po çmend gjithë botën duke kërkuar të arrestojë çdo mbështetës të kundërshtarit të tij politik, të cilin e akuzon për grusht shteti, vetë kërcënon me grusht shteti një vend të pavarur, vetëm se kryeministri, i pafuqishëm për të ndalur rrëmbimin e të akuzuarve, ka reaguar i dëshpëruar duke bërë disa shkarkime zyrtarësh. Nëse ka një tentativë të vërtetë për grusht shteti, më e besueshme dhe e faktuar është kjo e Erdoganit kundër Haradinajt, se sa ajo e Gulenit kundër Erdoganit, për të cilin deri tani kemi parë vetëm filma, por jo fakte.
Në këtë rast, ka shumë rëndësi reagimi ndaj tij. Reagimi nga Kosova është i matur, por kjo nuk vjen aq nga urtësia e tyre diplomatike, por nga fakti se Kosova është një shtet i kapur nga biznesi i Erdoganit. Ata kanë nën kontroll ndërmarrjet më të mëdha publike të Kosovës, të privatizuara për pak lekë dhe shumë ndere, dhe po ashtu ka prodhuar raporte personale me udhëheqës politik, të cilët i ka hipnotizuar me autoritetin e tij, që u duket si një garanci pushteti në Kosovë.
Kjo reflektohet qartë tek konferenca për shtyp e presidentit Hashim Thaçi, i cili me të njëjtin fjalor si të Erdoganit, i konsideroi terroristë pesë mësuesit dhe një mjek turk, që u rrëmbyen dhe ju dorëzuan Turqisë, edhe pse ata nuk kishin kaluar asnjë faze gjykimi në instancat gjyqësore të Kosovës.
Kjo është arsyeja që reagimi nga Kosova, duket si i matur, por në fakt është i tulatur, pasi realisht Turqia është ulur këmbëkryq atje dhe ka kapur politikën e lartë, shtetin dhe ekonominë.
I njëjti rrezik ekziston dhe për Shqipërinë. Marrëdhëniet e forta personale të kryeministrit Edi Rama me Erdoganin, po përdoren aktualisht për të tërhequr disa investime të mëdha turke në Shqipëri, siç është kompania ajrore me flamur shqiptar dhe një aeroport në Vlorë, por pas tyre, Edi Rama njësoj si Kosova, do të përballet me kërkesa të papranueshme, siç është ajo për ekstradim të shtetasve turq që janë në Shqipëri, mbështetës të Gulenit, apo manira të tjera të Sulltanit për rajonin. Do të ishte vetëvrasëse edhe për Shqipërinë, nëse nevojën për investime do ta shkëmbente me shitje parimesh dhe shkelje të standarteve të një vendi që synon të anëtarësohet në BE dhe më keq akoma, do të ishte zhytje në një varësi të rrezikshme politike që reflekton paranojat e një lideri të destabilizuar. Shqipëria mund të bëjë dhe pa një kompani ajrore të saj, dhe pa një aeroport në Vlorë, por jo pa standartin e një vendi që synon Perëndimin. Ajo ka më shumë nevoja për standarte lirie që e çojnë drejt Perëndimit, se sa për standarte biznesesh që e mbajnë të lidhur me Erdoganin.
Së fundi, desha të sqaroj dhe presidentin Thaçi, se reagimi i ashpër që ka ardhur nga disa gazetarë nga Shqipëria për rrëmbimin e gjashët shtetasve turq në Kosovë, mes të cilëve unë isha ndoshta më i ashpër, u bën nder shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, pasi u ruan nderin që politikanë si Thaçi ua shitën tek Erdogani.
Reagimi im, por dhe i kolegëve të mi, nuk ka lidhje me ata që dogjën Shqipërinë në vitin 1997, por me ata që po i vënë zjarrin Kosovës në 2018, duke e kthyer në një Vilajet të Erdoganit dhe duke dëshmuar se nuk meritojnë të jenë shtet i pavarur, pasi janë shtet i pasigurt. Më 1997, më afër me ata që dogjën Shqipërinë ishte vetë Hashimi, se sa unë dhe kolegët e mi. Por Shqipëria e ka tejkaluar vitin 1997 si një ëndërr të keqe, por ajo që po ndodh në Kosovë, është më keq se viti 1997, pasi nuk është luftë mes shqiptarëve për para e pushtet, por përpjekje për t?i futur në luftë shqiptarët, për paratë dhe pushtetin e Erdoganit./TemA
Ndoshta nuk është etike dhe ndoshta e tepruar të quash horr ...
Këshilli Bashkiak i Kukësit, ka reaguar përmes një deklarate...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë në një ...
Poeti i njohur Agim Doçi, i është bashkuar protestës së orga...
Pas arrestimit të protestuesve në Kukës, Shoqëria Civile ësh...
Pas situatës së krijuar në Kukës pas protestës për “Rrugën e...
Pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme në “Rrugën e Komb...
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me drogën e gjetur një d...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar sërish kreun e qev...
Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe dy ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me bashkëshorte...
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë protestës ...
Pas protestës së djeshme të zhvilluar në afërsi të tunelit t...
Forcat Xheniere kanë bërë një shpërthim të kontrolluar të va...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, me anë të rrjetev...
Një valixhe e dyshimtë është pikasur pranë Qendrës së Inform...
Një emigrant shqiptar 48 vjeçar humbi jetën në një aksident ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në seancën parl...
Vendosja e tarifave për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...