Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Gazetari me eksperiencë, një nga drejtuesit e medieve kryesore në vend, Andi Bejtja, ka pasur një reagim sot disi ekstrem dhe pak të çuditshëm për natyrën e tij. Megjithëse kjo sjellje nuk mund të çudisë për faktin se Andi kohët e fundit nga dashuria e madhe që ka për LSI-në, partinë e më të pasurve dhe më hajdutëve më të mëdhenj të këtij vendi, tani ka filluar dhe të na tregojë histori për oligarkë apo biznese. Ne në asnjë rast nuk duam të mbrojmë këta që quhen oligarkë, por edhe Andi nuk mund të kalojë në një thirrje ekstreme për të bojkotuar biznesin.
Andi bën thirrje që të mos blihen apartamente, të mos merret naftë e të tjera thirrje si këto, por një pyetje për Andin: Ku ta blejmë apartamentin? Pse a oligarkë janë ata që ndërtojnë pallate dhe apartamente? Nuk janë oligarkë, janë ndërtues dhe të tillë kanë me qindra, që kanë me nga 20 apo 30 vjet eksperiencë.
Nga ana tjetër, Andi Bejtja, nuk mund të bëjë thirrje të tilla sepse, ai është vetë në familje biznes. A do të duhet që pastaj këta ndërtuesit në Tiranë, këta biznesmenët e Tiranës të bojkotojnë zyrën dhe shërbimin që ofron një familjarë i afërt i tij. A do t’i vinte mirë Andit, që dikush të bënte thirrje braktiseni filan shërbim tek filan noter, mos shkoni tek ai noteri atje, mos shkoni tek ky avokati këtu, mos shkoni tek kjo zyra këtu, bojkotoni këtë televizionin që e drejton Andi, mos e ndiqni nga pas Andin?
Në fakt ajo që duhet bojkotuar është LSI-a, LSI e 5-katëshit dhe tavllave, LSI që paguan gazetarë për të bërë të tilla qëndrime. Është kjo LSI si parti dhe këta gazetarë që paguhen nga kjo forcë politike për të tilla qëllime kriminale. Njerëz të mirëpaguar që kanë miliona lekë. Njerëz që merren me biznes dhe që kanë vetë biznes, sulmojnë biznesin a thua se jemi në kohën e Enverit, a thua se jemi në kohën qoftëlargut.
Turpësisht sot Andi Bejtja, nuk bëri atë sjellje që duhet si një gazetar me përvojë, pra të shihet përtej hundës së LSI-së, hundës së Ilir Metës, apo hundës së Monika Kryemadhit. Përtej kastës së oligarkëve të vërtetë politikë, që fillojnë nga ilir Meta, me 30 vjet eksperiencë në politikë, që është bërë një miliarder, pa pasur asnjë ditë asnjë aktivitet biznesi dhe asnjë aktivitet tregtar. Po Petrit Vasili, po Monika Kryemadhi? Po Edmond Haxhinasto? Po Nasip Naço? Po çeta tjetër e banditëve gjobaxhinjë te LSI? Pse nuk flet Andi Bejtja për ta?
Ka edhe një detaj tjetër që Andi ne nuk na e thotë. Ai sulmon biznesin duke e quajtur oligarkë, kanë produkte dhe kanë shërbime, nuk janë oligarkë, janë biznesmenë e biznesi nuk duhet sulmuar në asnjë mënyrë, e në qoftë se tek “Rruga e Kombit” ka një taksë që sipas Andi Bejtës apo ndonjë Andi tjetër, mund të quhet e gabuar dhe qëndrimi i djeshëm quhet vlerë, këtë përgjegjësi e ka qeveria dhe vetëm qeveria. Nuk ka përgjegjësi asnjë biznes, asnjë biznesmen tjetër në Shqipëri, për këtë kaos që ndodh në këtë vend. Përgjegjësinë politika e ka kasta politike të cilës turpësisht Andi Bejtja i shërben me një thirrje thuajse banale, të neveritshme, të cilën kurrsesi në Evropë apo botë, në një vend të qytetëruar, një gazetar me eksperiencë nuk do ta bënte. Ai do të mbështeste biznesin, do të mbështeste tregun e lirë, do të mbështeste zhvillimin.
Në fakt në Shqipëri duke pirë një gotë verë me Ilir Metën apo Petrit Vasilin, mund të sulmosh apo abuzosh egërsisht me biznesin, dhe këtë e bëri sot Andi Bejtja. Pas e pas shumë kolegëve dhe miqve të tij të cilët sot janë disa miliarderucë të vegjël, që kanë fituar duke i shërbyer politikës këto 30 vite, duke u lëpirë sa tek Rama, sa tek Berisha, sa tek Meta apo tek Basha nesër.
Kjo është historia e tyre, por historia e tyre nuk mund të ndalë kurrë biznesin dhe zhvillimin e biznesit, sado të sillen si mercenarë të pavlerë të ndonjë force politike.
Media ku paguhet Andi Bejtja a është pronë oligarku apo financohet nga oligarkë. A i shërben vetë Andi kësaj oligarkie dhe pasi ka humbur në tavëll me Petrit Vasilin sulmon nga inati biznesin në Shqipëri?
Qetësohu miku ynë, tjetër biznesi, tjetër media e tjetër kazani dhe tepsia e LSI-së.
Më mirë do të ishte që shqiptarët të bojkotojnë marrjen e parave nga Monika. Apo vetë gazetarët që i shërbejnë kësaj kaste të qelbur politike të ndalen, së mbushuri xhepat me zarfet e politikanëve hajdutë që ju shërbejnë ditë e natë. Do ishte më mirë që ndoshta edhe të thoshte që mos të japin bizneset miliona tek Lapsi i Andit tjetër.
Në rast se do oligarkë të vërtetë Andi Bejtja, ai e ka emrin Ilir Meta. Shqiptarët duhet të bojkotojnë Metën e Monikën jo Bejtën që në fakt e ka si shërbim që të ftohet në dominonë e radhës nga Petrit Vasili se Iliri ka punë të tjera. Këto shërbime i ka dhuratë dhe Bejtja ja jep ofertë falas. /CNA.al
Andi Bejtja ka bërë një shkrim për protestën e zhvilluar kun...
Aktivist të shumtë të Shoqërisë Civile dhe qytetarë të ndrys...
Kontrata e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit...
Nga Mero BazeKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është...
Ndoshta nuk është etike dhe ndoshta e tepruar të quash horr ...
Këshilli Bashkiak i Kukësit, ka reaguar përmes një deklarate...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë në një ...
Poeti i njohur Agim Doçi, i është bashkuar protestës së orga...
Pas arrestimit të protestuesve në Kukës, Shoqëria Civile ësh...
Pas situatës së krijuar në Kukës pas protestës për “Rrugën e...
Pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme në “Rrugën e Komb...
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me drogën e gjetur një d...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar sërish kreun e qev...
Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe dy ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me bashkëshorte...
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë protestës ...
Pas protestës së djeshme të zhvilluar në afërsi të tunelit t...
Forcat Xheniere kanë bërë një shpërthim të kontrolluar të va...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, me anë të rrjetev...
Një valixhe e dyshimtë është pikasur pranë Qendrës së Inform...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...