Anëtarja e kryesisë së PD shpërthen kundër Bashës/ Që PD të mos jetë lodra e Edi Ramës, duhet të…
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, ...
Deklaratat e historianit Pëllumb Xhufi në një studio televizive, sipas të cilit ?kushtet në kampet e komunizmit nuk paskan qënë të këqija?, kanë sjellë reagime në opinionin publik.
Tomor Alizoti, ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politik në PD, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndërsa ka bërë dhe një rrëfim tronditës në lidhje me kushtet në kampet e të persekutuarve të komunizmit.
?Dëshmitë e njerëzve që janë ngujuar aty janë nga më tronditëset. Unë ruaj dëshmitë e të afërmve të mij që më tregonin sesi im atë, fëmijë i vogël, kërkonte bukë, i dërrmuar nga uria, dhe gjyshërit e mi nuk kishin ç?ti jepnin. Im atë mbijetoi, por shumë fëmijë të tjerë, si dhe të rritur, nuk ia dolën. Të dëgjosh sot përralla të tilla që mohojnë kalvarin e vuajtjeve dhe tmerreve që kanë pësuar ata njerëz është një dënim për së dyti.?- shkruan Alizoti.
Sipas tij, rrëfime të tilla, nga historianë të oborrit të Enver Hoxhës janë të turpshme, dhe një një vend tjetër do të kishin dalë para gjykatës.
Postimi i plotë:
Në një studio televizive një historian i oborrit familjar të Enver Hoxhës, paska mohuar vuajtjet në kampin famëkeq të Tepelenës duke thënë se aty nuk ka pasur kushte të këqija, se nuk paskan vdekur fëmijë dhe se të burgosurit paskan qenë familje armiqsh të vendit, të arratisur në Jugosllavi, të cilët ktheheshin dhe në Shqipëri fshehtas për të bërë atentate ndaj njerëzve të shtetit.
Unë i përkas një familjeje që ka vuajtur në atë kamp. Babai im ka qenë një prej fëmijëve të burgosur aty, bashkë me gjyshërit. Në familjen time nuk kemi pasur të arratisur, siç shprehet historiani në fjalë. Ai ka qenë një kamp ku grumbulloheshin kryesisht pleqtë dhe fëmijët, ndërsa të rriturit e aftë për punë i dërgonin në fabrikën e Nish Tullës duke i ndarë nga familja. Nëse regjimi do ta kish ngritur këtë kamp si një masë mbrojtëse nga të arratisurit, nuk do burgoste aty fëmijë e pleq.
Është e turpshme që ka njerëz që kërkojnë të mohojnë vuajtjet dhe tmerret e atij regjimi, duke synuar të mbrojnë kriminelët që vranë e prenë elitën e këtij vendi. Dëshmitë e njerëzve që janë ngujuar aty janë nga më tronditëset. Unë ruaj dëshmitë e të afërmve të mij që më tregonin sesi im atë, fëmijë i vogël, kërkonte bukë, i dërrmuar nga uria, dhe gjyshërit e mi nuk kishin ç?ti jepnin. Im atë mbijetoi, por shumë fëmijë të tjerë, si dhe të rritur, nuk ia dolën. Të dëgjosh sot përralla të tilla që mohojnë kalvarin e vuajtjeve dhe tmerreve që kanë pësuar ata njerëz është një dënim për së dyti.
Është e trishtë të dëgjosh se, akoma pas 27 vjetësh, ka historianë që mbrojnë atë regjim. Akoma ka njerëz që duan të bëjnë avokaturën e krimit duke mohuar gjakun dhe vuajtjen e viktimave! Dhe më e ndyra është kur shikon që këtë e bëjnë njerëz të lidhur me atë regjim e bij hetuesish të makinerisë së krimit, të cilët nuk u penduan e nuk shfaqën kurrë keqardhje për atë që kanë bërë ata dhe etërit e tyre.
Një vend normal nuk mund të lejojë që të artikulohen pikëpamje të tilla që mbrojnë krimin dhe dënojnë viktimat. Nëse kjo do të ndodhte në një vend si Gjermania apo Anglia ata sot do të ishin ishin përpara gjykatës.
Por në një vend ku e vërteta nuk u zbardh kurrë e ku përgjegjësit nuk u vunë përballë përgjegjësisë, është e kuptueshme që poshtërsia të mos ketë kufinj, dhe natyrisht ajo do të mbajë peng vendin në çdo aspekt.
Mos prisni që ky vend të ecë përpara kur fle dhe ushqehet mbi një të kaluar kriminale të panjohur e dënuar në asnjë moment! E kaluara nuk mund të shlyhet me harresë, e as me apologjetët e krimit!/ CNA.al
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti në të gjithë Shqipërinë mbetet me kthjellime dhe vranës...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite mjaft romantike kjo e sotmj...
Kur vjen puna tek përfitimet në kurriz të qytetarëve, të gji...
Pas përgjimeve të reja të publikuara në media që implikojnë ...
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka përfunduar hetimin ...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Si...
Ish-ministri i Drejtësisë gjatë qeverisjes “Rama 1”, Ylli Ma...
Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, njëherësh kryetar...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e emi...
Me parullat si “Lironi arsimtarët tanë”, “Nxënësit e tyre po...
Elidon Bojko denoncon në emisionin “Stop” akuzën që i është ...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes mënyrën si mund të...
Ish-kryetari i Departamentit të të Përndjekurve politikë në ...
Gjatë ditës së enjte, shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, në...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në orët e mbrëm...
Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit ka shkaktuar pakënaqësi...
Pas votimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi n...
Pas dëbimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së 60 diplom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...