Avokati i Popullit nis hetimet për arrestimin e gjashtë gylenistëve
Zyra e avokatit të Popullit tw Kosovës ka reaguar pas arrest...
Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorët e vendeve të huaja që kanë dëbuar diplomatë rusë, për t’u dorëzuar atyre nota proteste dhe për t’i informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë. Vendet e njoftuara sot për dëbimet ishin 23, mes tyre edhe Shqipëria.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar ambasadorët e shumicës së vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëve rusë se një numër i barabartë diplomatësh të tyre janë shpallur persona non grata.
Rusia njoftoi dje se do të dëbonte 60 diplomatë amerikanë si kundërpërgjigje ndaj hapit të ndërmarrë nga Uashingtoni.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk ka asnjë justifikim për largimin e diplomatëve amerikanë.
Mbrëmë, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se veprimi i Moskës “shënon një keqësim të mëtejshëm” të marrëdhënieve midis SHBA dhe Rusisë.
“Dëbimi i zyrtarëve të padeklaruar të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara dhe nga më shumë se 24 vende partnere dhe aleatë të NATO-s këtë javë ishte një përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit rus në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Përgjigja e Rusisë nuk ishte e papritur,” thuhej në deklaratë.
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë dhe Çështjet Publike, Heather Nauert, gjithashtu kritikoi veprimet e Moskës, të njoftuara më parë gjatë ditës nga ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.
“Rusia nuk duhet të sillet si viktimë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, duke vënë në dukje se viktimat e vetme dhe të vërteta janë ata që u helmuan më 4 mars me agjent nervor në qytetin britanik Salisbury.
“Është e qartë nga lista që na u dorëzua se Federata Ruse nuk është e interesuar për një dialog mbi çështjet që kanë rëndësi për dy vendet tona”, “Ne rezervojmë të drejtën për t’u përgjigjur”, tha zëdhënësja.
“Shtetet e Bashkuara janë më mirë me më pak spiunë rusë,” u tha zonja Nauert gazetarëve.
Moska mohon përgjegjësinë për sulmin me agjent nervor. Ajo thotë se sulmi është kryer nga shërbimet e inteligjencës britanike në mënyrë që Rusia të paraqitet në dritë të errët. Britania e hedh poshtë këtë pohim.
Ambasadori i SHBA në Rusi, Jon Huntsman – i cili u thirr të enjten në ministrinë e jashtme ruse – i tha Zërit të Amerikës se është dëshira e SHBA, që të ruajnë dialogun mbi çështjet që kanë rëndësi më të madhe.
?Të tilla janë stabiliteti strategjik dhe kontrolli i armëve; ato nuk janë vetëm çështje mes SHBA dhe Rusisë, por në të vërtetë ndikojnë në stabilitetin dhe mirëqenien e gjithë globit”.
Kryeministrja britanike Theresa May, në një telefonatë këtë javë me Presidentin Donald Trump, vlerësoi “reagimin mjaft të fortë” të Uashingtonit pas helmimit.
Shtëpia e Bardhë tha: “Dy udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e çmontimit të rrjeteve ruse të spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe që Shtetet e Bashkuara të frenojnë aktivitetet klandestine ruse si dhe të parandalojnë sulme me armë kimike në territorin e tyre”.
Zoti Huntsman thotë se ballafaqimi me Rusinë nuk do të përfundojë edhe nëse Kremlini i kufizon kundër-masat në një përgjigje simetrike. Çështjet që ndajnë Perëndimin nga Lindja nuk kanë të bëjnë vetëm me helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij 33-vjeçare Yulia.
??Një rezultat i suksesshëm do të ishte, që Rusia të tërhiqej nga aktivitetet keqdashëse dhe të bëhej një partner i përgjegjshëm?. Ai citon si shembull Sirinë, duke u ankuar se Rusia votoi pesë herë në Këshillin e Sigurimit kundër zhvillimit të hetimeve për përdorimin e armëve kimike nga Siria,? tha ambasadori Huntsman./VOA
Zyra e avokatit të Popullit tw Kosovës ka reaguar pas arrest...
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është d...
Një grup shqiptarësh në 27 shkurt u përlesh brenda dhe jasht...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Elbasan, ku një fëmij...
Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e një pallati 9-...
Avionët ushtarak të Serbisë edhe sot kanë shqetësuar banorët...
U dënua 6.8 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokai...
I inkurajuar mesa duket nga arrestimi dhe deportimi i mister...
Pas kërcënimeve se me anëtarësimin në NATO, vendi do të bëhe...
Krerët e shtetit janë mbledhur në një lokal jashtë kryeqytet...
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, është akuzuar v...
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Oer...
Pas përfundimit të hetimit nga Prokuroria e Shkodrës, që nxo...
Bullgaria, ndonëse është një vend i Bashkimit Evropian, sëri...
Zyrtarët e shëndetësisë po hetojnë për rastin e një britanik...
Partia Demokratike ka lajmëruar se muajin e ardhshëm do të m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj vijon akuza...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i vendosur ti shko...
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish sot lidhur me...
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, avo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...