Situata në Banjat termale të Bënjës/ Reagon Rama: Tjetër “raketë” digjitale për manipulim
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat mesditen e sotme ka thënë se opozita hesht për procesin e zbatimit të vettingut, si pjesë e reformës në drejtësi.
Duke iu referuar shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo nga KPK me pretendimin se nuk justifikon pasurinë prej afro gjysmë milionë dollarësh, Manja tha se vettingu tregoi se sita është shumë e hollë, ndërsa opozita sipas tij s?e ka dashur vettingun që nga dita e parë.
?Më 23 mars 2018 vettingu ngriti siparin dhe tregoi se sita është shumë e hollë. Gjatë këtyre ditëve opinioni ka pritur që të reagojë opozita për vettingun. Vreri ndaj opozitës ndaj vettingut mbeti në gojën e mbyllur të Bashës dhe Berishës. Opozita nuk përshëndeti vendimin e parë të KPK që shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, pasi nuk e ka dashur vettingun që nga dita e parë.?- tha Manja.
Gjithashtu ai u shpreh se ?Në vendimin e parë të vettingut nuk pashë gjyq politik, pashë një gjykim të tipit modern, ?Ja sheshi, ja mejdani?, me rregulla kushtetuese.?
Sipas tij, duhet të heshtin gojët e liga ndaj vettingut sepse baltosja nuk e frenon pastrimin e drejtësisë.
?Uroj zbatimin korrekt të vettingut dhe reformës në drejtësi, pasi zërin e opozitës nuk e rregulloj dot se ka kohë që i ka ikur?- tha Manja.
Deklarata e plotë:
23 Mars 2018, Vettingu ngriti siparin!
Vendimi i parë provoi se sita e Vettingut qenka aq e hollë sa të nxjerrë bashkë me krundet e zahiresë 27 vjeçare të Gjyqësorit edhe pluhurin e pasurisë së pajustifikuar, e jo më pasuritë marramendëse të justifikuara jo rrallë herë me argumente telenovelash.
Gjatë këtyre ditëve opinioni publik ka pritur që opozita të thotë dy fjalë në raport me këtë zhvillim të qënësishëm të procesit të zbatimit të reformës në drejtësi, por më kot!
Heshtja filloi të hënën në Këshillin Kombëtar të Integrimit ku opozita jo vetëm nuk e përshëndeti fillimin e punës dhe vendimin e parë të KPK, por më shumë mllef politik e anatemoi zbatimin e reformës në drejtësi, në përpjekjen e dështuar të radhës duke ngjallur panik për bllokimin e institucioneve të drejtësisë;
Por në drejtësi faktet e ditura botërisht nuk mund të hidhen dot poshtë nga askush dhe ishte po kjo opozitë që e bllokoi reformën në drejtësi për gati 1 vit me ankimin e ligjit të vettingut në GJK dhe me çadrën e Republikës së Re !
Por vreri i opozitës ndaj vettingut dhe reformës në drejtësi mbeti në gojën e mbyllur të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës të cilët në vend që të përshëndesnin fillimin e mbarë të punës së KPK, zgjodhën heshtjen prej vari apo më keq akoma Sali Berisha lideri historik i PD nxitoi të bëjë avokatinë e palës që humbi në përballjen me KPK, në një process të rregullt kushtetues dhe ligjor, në praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM.
Në botën demokratike nuk besoj se do të kishte opozitë që nuk do ta përshëndeste fillimin e zbatimit të një reforme kaq jetike dhe historike për vendin dhe qytetarët e saj, siç është reforma në drejtësi;
Por opozita jonë nuk e bëri dhe nuk e bën dot, sepse nuk e ka dashur vettingun dhe reformën në drejtësi qysh ditën e parë përkundër zërit dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë;
Por asnjë baltosje e mëtejshme e Vetingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.
Sot gojët e liga kundër Vettingut duhet të heshtin përgjithmonë dhe të lënë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Komisionerin Publik, Vëzhguesit Ndërkombëtar të ONM dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të bëjnë detyrën që u ka ngarkuar Kushtetuta dhe Ligji.
Për hir të të vërtetës, në gjykimin dhe vendimin e parë të Vettingut unë nuk pashë ndonjë linçim apo denigrim publik dhe as gjyq popullor të tipit punist ndaj askujt.
Përkundrazi, duke e stigmatizuar në gjuhën popullore unë pashë një gjykim të tipit modern ?ja sheshi – ja mejdani ?, me rregulla loje të përcaktuara qartë në kushtetutë dhe në ligj dhe të ditura paraprakisht nga palët.
Pala që doli në mejdanin e Vettingut me duar në xhepa humbi;
Pala që mbrojti me seriozitet interesin publik, me dokumenta dhe shkresa me vulë fitoi!
Por mbi të gjitha fitoi drejtësia, fitoi e vërteta.
Nga sot politika në Shqipëri është e dënuar ta shohë vettingun me pozitivitet, ta mbështesë me vullnetin e duhur politik dhe ti japë procesit besimin e duhur; ndërkohë që garanti ndërkombëtar po e bën detyrën si duhet, siç ia ka paraparë Kushtetuta e ligji.
Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të uroj zbatimin konkret dhe korrekt të Reformës në Drejtësi dhe të Vettingut si zembreku i kësaj reforme por zërin opozitës nuk ja rregulloj dot se ka kohë që i ka ikur në drejtim të pa ditur sa herë përmendet fjala vetting dhe reformë në drejtësi./ CNA.al
Debatet e forta kanë shoqëruar mbledhjen e sotme të Komisio...
Në një deklaratë për mediat paraditen e sotme, deputeti i PD...
Presidenti Meta mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar m...
Taksimi i Rrugës së Kombit ka ngjallur kundërshti dhe akuza ...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “S...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ftuar në ...
Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm s...
Pas vdekjes së një 13 vjeçareje nga fshati Berishë, i Fushë ...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrin Sali Beris...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një dekla...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, paralajmëron zh...
Analisti Fatos Lubonja, është ftuar pasditen e sotme në rubr...
Rrëzohet kërkesa për të thirrur si dëshmitar në gjyqin e Emi...
Rruga e Kombit prej Milotit deri në Morinë do të monitorohet...
Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në një deklarat...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e...
Kreu i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar për rreth 3 orë në ...
Gjatë vizitës së tij në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir...
Greqia, Turqia dhe Qiproja kanë zgjedhur të qëndrojnë të dif...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...