Ka ndikim rus në Shqipëri?/ Përgjigjet Fatos Lubonja
Analisti Fatos Lubonja, është ftuar pasditen e sotme në rubr...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, paralajmëron zhvillime dramatike për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Në një koment politik kushtuar reformës zgjedhore që mbahet peng nga PS-ja dhe PD-ja, Kokëdhima zbulon se KQZ-ja ka rekomanduar ndryshime radikale, në mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të bashkive për zgjedhjet e vitit që vjen duke sugjeruar aplikimin e sistemit proporcional në nivel bashkie, pra që qytetarët nuk do të votojnë më drejtëpërdrejt për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, por vetëm për partitë të përfaqësuara nga këshilltarët, kurse ata më pas do të zgjedhin kryetarin.
Alibia e kësaj maskarade, sipas Kokëdhimës, që do të shkatërrojë përfundimisht edhe vendimmarrjen e popullit përmes një procesi elektoral të kapur e të pistë si ky që kemi sot për ata që drejtojnë pushtetin local, është se kjo mënyrë votimi do të zgjidhte ngërçin e përplasjeve kryetar bashkie-këshill bashkiak, e cila shpesh çon në bllokimin e vendimmarrjes!
Por sipas kryetarit të partisë ZGJIDHJA, meraku i PS-PD nuk është vendimmarrja e këshillave bashkiakë, sepse tashmë të gjithë e dinë se sa herë që ju duhet që të ndajnë plaçkë dhe të vihen në shërbim të klientëve të partive, ata bëhen bashkë dhe votojnë si ushtarë të bindur.
Synimi i vërtetë i këtij plani thellësisht antidemokratik është, që partitë e vjetra t?u heqin qytetarëve edhe një të drejtë gjysmake, që u ka mbetur kur votojnë: atë të zgjedhjes drejtëpërdrejt prej tyre të kryetarit të bashkisë ku jetojnë.
Komenti i z.Kokëdhima
Populli do ketë rolin e lolos edhe në zgjedhjet bashkiake
Koço Kokëdhima
Partitë e vjetra njësoj si vepruan edhe gjatë legjislaturës së kaluar, po bëjnë çdo gjë për të sabotuar Reformën Zgjedhore për zgjedhjet vendore të vitit që vjen. Dinosaurët e korrupsionit kanë në plan që t?i degradojnë më keq se çfarë kanë qenë, edhe zgjedhjet bashkiake. Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili nuk denjon që të mblidhet prej kohësh për të shqyrtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për një reformë përfundimtare, ka marrë në dorëzim së fundmi disa rekomandime të KQZ-së, të nxjerra nga analiza e punës, në mes të dhjetorit 2017. KQZ-ja e partive të vjetra rekomandon ndryshime radikale, në mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të bashkive për zgjedhjet e vitit që vjen duke sugjeruar aplikimin e sistemit proporcional në nivel bashkie. Kjo do të thotë që qytetarët nuk do të votojnë më drejtëpërdrejt për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, por vetëm për partitë të përfaqësuara nga këshilltarët, kurse ata më pas do të zgjedhin kryetarin. Alibia e kësaj maskarade, (që do të shkatërrojë përfundimisht edhe vendimmarrjen e popullit përmes një procesi elektoral të kapur e të pistë si ky që kemi sot për ata që drejtojnë pushtetin lokal) është, se kjo mënyrë votimi do të zgjidhte ngërçin e përplasjeve kryetar bashkie-këshill bashkiak, e cila shpesh çon në bllokimin e vendimmarrjes! Në fakt meraku i tyre nuk është vendimmarrja e këshillave bashkiakë, sepse tashmë të gjithë e dinë se sa herë që ju duhet që të ndajnë plaçkë dhe të vihen në shërbim të klientëve të partive, ata bëhen bashkë dhe votojnë si ushtarë të bindur. Synimi i vërtetë i këtij plani thellësisht antidemokratik është, që partitë e vjetra t?u heqin qytetarëve edhe një të drejtë gjysmake, që u ka mbetur kur votojnë: atë të zgjedhjes drejtëpërdrejt prej tyre të kryetarit të bashkisë ku jetojnë.
Aktualisht ky sistem zgjedhor që kemi e përjashton vullnetin e lirë të popullit. Qytetarët nuk mund të zgjedhin dot drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre në parlament. Ata i emërojnë kryetariët e partive të vjetra nëpërmjet listave të mbyllura të kandidatëve. Shqiptarët janë të detyruar të votojnë vetëm partinë, kurse partia emëron deputetët dhe këshilltarët. Prandaj kemi këtë parlament me aq shumë injorantë, matrapazë e kriminelë. Ndërkohë që shqiptarët presin që të ndryshojë me themel kjo situatë, kryetarët e partive të vjetra kërkojnë që këtë skemë ta shtrijnë edhe në zgjedhjet vendore; pra populli të votojë partinë dhe partia të caktojë kryetarin që do drejtojë bashkinë.
Zgjedhjet vendore, ose ndryshe administrative, edhe kështu si janë zhvilluar deri më tani, të paktën formalisht, nuk janë konsideruar politike. Edhe sa për sy e faqe u është bërë thirrje qytetarëve që, përpara siglës së partisë, të vlerësojnë figurën e kandidatit, projektet e tij ekonomike e sociale, pasi do të jetë pikërisht ai që do të qeverisë dhe administrojë bashkinë në emër dhe interes të tyre. Tani edhe këtë duan ta zhbëjnë: kryetarët e bashkive t?i zgjedhin këshilltarët që të gjithë e dinë se mbi çfarë kriteresh i emërojnë partitë.
Mjafton të shikosh sot nivelin e këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin: shumica e tyre janë tregtarë, që i ndërrojnë partitë sipas interesave momentale. Shikoni se çfarë ndodh tani me këshilltarët e LSI-së nëpër bashki. Të gjithë po blihen dhe po hidhen me zell në tepsinë e Rilindjes. Këshilltarët e partive të vjetra e shesin votën për një vend pune, licensë apo leje ndërtimi. Imagjinoni t`u lësh në dorë edhe zgjedhjen e kryetarit të bashkisë!
ZGJIDHJA u bën thirrje dinosaurëve të krimit dhe korrupsionit në krye të partive të vjetra, që të heqin dorë nga ky plan ogurzi dhe antidemokratik, që i jep goditjen e fundit çdo shprese për t?ia kthyer qytetarëve të vendit sovranitetin politik të Shqipërisë të cilin e kanë grabitur tiranët e rregjimit që sundon vendin në këto 27 vite.
ZGJIDHJA u kërkon prerazi të nisin urgjentisht Reformën Zgjedhore dhe të çlirojnë zgjedhjet dhe sistemin politik nga mafia e partive te vjetra.
#ZgjidhjaPërReformënZgjedhore
Analisti Fatos Lubonja, është ftuar pasditen e sotme në rubr...
Rrëzohet kërkesa për të thirrur si dëshmitar në gjyqin e Emi...
Rruga e Kombit prej Milotit deri në Morinë do të monitorohet...
Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në një deklarat...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e...
Kreu i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar për rreth 3 orë në ...
Gjatë vizitës së tij në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir...
Greqia, Turqia dhe Qiproja kanë zgjedhur të qëndrojnë të dif...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “...
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shpëtim Çuçko, i ftuar ...
Pas largimit të diplomatëve rusë për arsye spiunazhi, ka rea...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa,...
Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fa...
Është mbledhur pasditen e sotme Këshilli Kombëtar i Integrim...
Pak minuta më parë është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integr...
Vendimi i Ministrisë së Jashtme, për largimin e diplomatëve ...
Ambasada Amerika në Tiranë ka reaguar lidhur me qëndrimin e ...
Ish-presidenti Bujar Nishani, i është rikthyer sulmeve të kr...
I ftuar në rubriken “Opinion” në News 24, sekretari organiza...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...