73 vjet nga themelimi i shkollës “Skënderbej”/ Meta: Shtyllë e atdhedashurisë dhe patriotizmit
Presidenti Meta mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar m...
Në një deklaratë për mediat paraditen e sotme, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se PD disponon të tjera fakte që sipas tij vërtetojnë lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me trafikun e drogës.
Sipas tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka të faktuar prej 4 muajsh se lidhja mes Tahirit dhe Habilajve mbahej edhe nëpërmjet ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sipas Alibeajt, PD disponon dokumentet që e vërtetojnë.
Alibeaj tha se Jaeld Çela ka dekonspiruar operacionet e SHISH për bandën e Habilajve, që në përgjimet italiane trafikanët i quanin kusho të ministrit.
?Deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia blu, ka ngritur pikëpyetjen pse nuk arrestohet ende Tahiri:
“Policia ka dekonspiruar operacionet për llogari të Habilajve. Të gjitha këto do t?i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonit të Çelës që provojnë se ishte ai pika e kontaktit me Tahirin nëpërmjet shoferit dhe mikut të ministrit, Orest Sotës. Kishte komunikim të drejtpërdrejtë me Gentian Zekën, shoferin personal të Tahirit dhe faktet tregojnë se Tahiri ka qënë garancia politike për trafikun e kanabisit nga banda e Habilajve.?- u shpreh Alibeaj.
Ndër të tjera ai tha ?Ajo që nuk kuptojnë shqiptarët është se pse ndaj Jaeld Celes ka një urdhër arresti, ndërsa për Saimir Tahirin jo, madje ka mbrojtje politike nga Edi Rama.? Deputeti demokrat theksoi se ?kryeministri Rama është pengesa kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?.
Deklarata e plote:
Deklaratë e deputetit Enkelejd Alibeaj
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahëj edhe nëpërmjet Drejtorit të Policicsë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Partia Demokratike disponon dokumentat zyrtare që e provojnë këtë lidhje. Kjo është masa e sigurisë arrest me burg e vedosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 2 oficerët e lartë të policisë, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, shef i antidrogës në Vlorë, me akuzën e pjesëmarjes në grup të strukturar kriminal, kultivim dhe trafikim të kanabisit.
Dokumenti me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provohet se ishin garantët për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.
Bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës provojnë se Policia e Shtetit jo vetëm ishte kthyër në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habiljave, që vetë trafikantët në përgjime I quajnë ?kusho të ministrit? dhe që ?siguronin garanci për kanabisin?.
Të gjitha këto do t?i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonave qe i përkasin Jaeld Çelës, telefoni i të cilit është i vlefshëm për të provuar se ai ishte pika e kontaktit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij Gentian Çeka dhe mikut të ministrit Tahiri Orest Sotës.
Në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat e Saimir Tahirit.
Çdo shqiptar që i dëgjon këtë fakte e ka të qartë se këto nuk janë lidhje rastësore, por janë lidhjet që tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga banda e Habiljave.
Ajo çfarë nuk ka kuptim për shqiptarët është pse për Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka kërkesë për arrest me burg dhe për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që kontrollontë piramidën e trafikut të drogës, ka mbrojtje politike të kryeministrit Edi Rama.
Për të mbrojtur me imunitet politik Saimir Tahirin, dhe, nëpërmjet tij, veten, si arkitekti dhe përfituesi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë, Edi Rama është kthyer në pengesën kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

















Presidenti Meta mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar m...
Taksimi i Rrugës së Kombit ka ngjallur kundërshti dhe akuza ...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “S...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ftuar në ...
Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm s...
Pas vdekjes së një 13 vjeçareje nga fshati Berishë, i Fushë ...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrin Sali Beris...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një dekla...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, paralajmëron zh...
Analisti Fatos Lubonja, është ftuar pasditen e sotme në rubr...
Rrëzohet kërkesa për të thirrur si dëshmitar në gjyqin e Emi...
Rruga e Kombit prej Milotit deri në Morinë do të monitorohet...
Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në një deklarat...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e...
Kreu i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar për rreth 3 orë në ...
Gjatë vizitës së tij në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir...
Greqia, Turqia dhe Qiproja kanë zgjedhur të qëndrojnë të dif...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “...
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shpëtim Çuçko, i ftuar ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...