"Përgjegjësit u dënuan"/ Blendi Klosi: Rrethimi në Zvërnec është hequr
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm shekulli më parë, dhe daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, Rusia nuk ka qenë ndonjëherë e pranishme në këto troje sa ç?është këto kohë. I ashtuquajturi ?rreziku rus? ka marrë përmasa fabuleske, duke u shndërruar në çështje dite, a thua sikur çdo gjë tjetër në këtë vend shkon mbroth dhe ariu i tërbuar i lindjes përbën të vetmin problem që kemi për t?u përballur.
Sot, Tirana zyrtare ndërmori një hap shumë të fortë, duke larguar dy diplomatë të ambasadës ruse këtu dhe duke i shpallur ata persona të padëshirueshëm. Ky veprim erdhi pas një deklarate të ashpër të ministrisë sonë të Jashtme, ku gati në mënyrë direkte, pa ia kërkuar askush, qeveria shqiptare akuzonte Moskën për helmimin me gaz nervin të një ish agjenti rus dhe vajzës së tij në Angli. Jo vetëm kaq, por vetë kryeministri Rama, prej shumë kohësh, nuk ka lënë rast pa theksuar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, do të shndërrohen nëprenë e ariut rus nëse Europa do t?i lërë jashtë dyerve të saj.
Pikërisht, në këtë kushtëzim naiv, duhet parë si acarimi i papritur me Moskën ashtu edhe propaganda e ngritur për të justifikuar futjen në një betejë, ku Shqipërinë nuk e llogarit askush. Në pamundësi për të arritur standartet e duhura të një vendi që aspiron për t?u bërë pjesë e BE, Edi Rama kërkon ta arrijë këtë qoftë si shpërblim për ?qëndresën? antiruse, qoftë si shpëtim nga influenca e Moskës në Ballkan. Ai po përpiqet të shfrytëzojë një konjukturë të politikës botërore, për të hapur një portë, çelësin e së cilës e di që nuk e meriton.
Kjo është arsyeja se përse ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri një deklaratë ku akuzonte direkt Moskën për ngjarjen në Angli, ndërkohë që vetë parlamenti britanik ka dilemat e tij dhe opozita atje kërkon më tepër maturi lidhur me përgjegjësinë ruse në këtë histori. Ndezja e një lufte diplomatike, Tiranë- Moskë, për një temë ku Shqipëria nuk është thirrur të japë versionin e saj, dëshmon për tentativën e qeverisë shqiptare për të vënë nën reflektorët e vëmendjes ndërkombëtare të ashtuquajturin rrezik rus, që mund të bëhet kërcënues nëse vendi mbetet jashtë proceseve integruese në BE. Dhe meqënëse deklarata nuk pati efektin e duhur, Tirana hodhi një hap më ekstrem, përzënien e dy diplomatëve rusë që me siguri do të provokojë reagimin e Moskës, e për pasojë një zhurmë edhe më të madhe.
Manovra të tilla janë të njohura për politikanët provincialë sa herë kanë probleme në vendet e tyre. Duke luajtur me ndjeshmëritë e stabilitetit të rajonit apo me ato gjeopolitike, ata kërkojnë të marrin atë që normalisht janë të paaftë ta arrijnë duke ndjekur rregullat e lojës. Tezat e albanofobisë së Berishës në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat apo fjalimet delirante të Nanos që i kërkonte Francës e Gjermanisë të rreshtoheshin me SHBA në luftën në Irak duke u kujtuar zbarkimin e amerikanëve në Normandi, në kohën që Shqipëria shpresonte anëtarësimin në NATO, janë disa nga marifetet, shpesh qesharake, për të kapërcyer detyrat e shtëpisë duke zgjidhur hallet e globit.
Edhe sot me Rusinë, Edi Rama është duke ngritur një furtunë në gotë, me shpresë se zhurma e Moskës do të mbulojë shqetësimin europian nëse duhet çelur negociatat me Shqipërinë. Shqetësim që lidhet me gjendjen e rëndë të krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të drejtimit të vendit, me pozitën e dobët të funksionimit të institucioneve, me demokracinë hibride dhe mungesën e lirisë së mediave, me drejtësinë e kapur dhe ekonominë problematike. Rama evtion të përballet me këto çështje. Duke tundur flamurin e rrezikut rus, ai beson se edhe Europa do t?i neglizhojë ato.
?Ne do ta gjejmë shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë? , tha ai në një intervistë për Financial Times duke shtuar më pas se ?Moska kurrë nuk hoqi dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit, e cila nuk shihet nga shumë në Bashkimin Europian, me përjashtim të kancelares gjermane, Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, të vetëm jashtë Europës?.
Në fakt çmenduri është të mendosh se duke mikluar kancelaren Merkel për largpamësinë e saj dhe duke u marrë me planet e Moskës, mund të hysh në BE. Rama e di fare mirë se Gjermania, ashtu si shumë vende të tjera të BE, nuk i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ndeshet me Putinin, por, ndër të tjera, të lejojë drejtësinë të veprojë edhe kur preken politikanët e lartë të shumicës. Në tryezat e kancelarive perëndimore janë shqetësimet që lidhen me klimën politike në Tiranë, me depërtimin e krimit në zyrat e vendimmarrjes, me trafikun e drogës dhe emigracionin dhe jo planet e shërbimeve sekrete ruse për të penguar Shqipërinë në integrimin drejt BE.
Zyrtarë të BE dhe SHBA (përfshi edhe këshilltarin e presidentit Trump, Guliani) kanë deklaruar vazhdimisht se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga ndonjë ndikim rus. Dy muaj më parë, në një raport për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: ?Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA?, qeveria amerikane nuk e përfshin hapsirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku. Mirëpo Rama preferon t?i mëshojë skenarit rus, për të cilin nuk ka asnjë përgjegjësi dhe jo të përballet me problemet brenda vendit, për të cilat është përgjegjës.
Ai preferon të flasë për interferenca malinje forcash të huaja që po përdorin opozitën shqiptare, për rrezikun e kthimit të Shqipërisë në një mollë sherri mes Lindjes dhe Perëndimit, për sulme ndaj imazhit të vendit me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, etj etj. Rreziku rus po lë pa gjumë edhe këshilltarët komunalë nga Puka në Skrapar, që po dorëhiqen për t?i dalë zot Shqipërisë dhe krah kryeministrit, duke i dhënë kësaj fabule dimensionin real që meriton, atë qesharak. Edi Rama duhet t?i lërë punët e Rusisë dhe të merret me hallet e shtëpisë.
Pas vdekjes së një 13 vjeçareje nga fshati Berishë, i Fushë ...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrin Sali Beris...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një dekla...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, paralajmëron zh...
Analisti Fatos Lubonja, është ftuar pasditen e sotme në rubr...
Rrëzohet kërkesa për të thirrur si dëshmitar në gjyqin e Emi...
Rruga e Kombit prej Milotit deri në Morinë do të monitorohet...
Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në një deklarat...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e...
Kreu i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar për rreth 3 orë në ...
Gjatë vizitës së tij në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir...
Greqia, Turqia dhe Qiproja kanë zgjedhur të qëndrojnë të dif...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “...
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shpëtim Çuçko, i ftuar ...
Pas largimit të diplomatëve rusë për arsye spiunazhi, ka rea...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa,...
Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fa...
Është mbledhur pasditen e sotme Këshilli Kombëtar i Integrim...
Pak minuta më parë është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integr...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...