Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, një nga personazhet e rëndësishme, që njihet për influencen e tij të fortë politike në vend, ka hapur letrat për CNA.al, ku është pyetur në lidhje me aktualitetin politik të PAA-së, koalicionin me Lulzim Bashën, polin e tretë, zgjedhjet lokale, por edhe sjelljen e qeverisë ndaj fermerëve.
Agron Duka është i qartë në qëndrimet e tij. Qëndron në opozitë, por kërkon ta ngrejë forcën politike që përfaqëson, duke dalë i vetëm me kandidatët për këshillat bashkiakë, por edhe në disa bashki.
Ndër të tjera, Duka tregon hapur çfarë ndodhi me polin e tretë dhe ka një vlerësim pozitiv për sjelljen e qeverisë ?Rama 2? ndaj bujqësisë.
Në lidhje me lëvizjen për ?themelimin? e polit të tretë, Duka theksoi se ajo nuk është një lëvizje që kërkon të godasë partitë e mëdha.
Gjithashtu, Duka sqaron se poli i tretë ka ende shpresë, për sa kohë disa nga partitë e vogla janë pjesë e parlamentit shqiptar dhe strukturave të tij.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, Duka shprehet i sigurtë dhe është mjaft i qartë për aksionin e PAA në zgjedhjet e ardhshme. Ai shprehet se Partia Agrare Ambientaliste do të kandidojë në pjesën dërrmuese të këshillave bashkiakë.
Gjithashtu, Duka edhe pse i rreshtuar në kampin opozitar, nuk nguron ti vërë një notë pozitive vëmendjes që ka qeveria ?Rama 2? ndaj bujqësisë, por edhe thekson anën negative që sipas tij është ndryshimi i shpeshtë i ligjit për subvencionet.
Duka, poli i tretë u duk deri diku një lëvizje që mund të godiste dy polet e mëdha PD ? PS, por më pas heshtje. Çfarë ka ndodhur?
Duhet të them që në fillim që nuk është një lëvizje që kërkon të ?godasë? polet e mëdha, por një angazhim politik që rrjedh nga domosdoshmëria e kontekstit shqiptar. Partitë alternative, apo të vogla, kërkojnë ti japin një zgjdhje papjekurisë së sistemit politik, i cili kërkon një balancim të pushtetit, nëpërmjet përfaqësimit të asaj pjese të shoqërisë që nuk gjen zgjedhje tek partitë e mëdha. Si pasojë ne nuk kemi heshtur, por jemi duke ndjekur me vëmendje zhvillimet që lidhen me Reformën Zgjedhore, e cila duhet të sigurojë përfaqësimin e të gjitha shtresave, grupimeve, nevojave të qytetarëve.
Ndoka, Dule dhe Shehi janë anëtarë të Komisionit të posaçëm për Reformës Zgjedhore, dhe do kenë vëmendjen e duhur ndaj problematikave që ne si grupim keni manifestuar me kohë. Nëse Reforma do të kryhet pa pasur parasysh ato që janë kërkesat tona, ne do të vijojmë betejën tonë politike për të përfaqësuar, sipas strategjive që kemi përcaktuar bashkarisht, elektoratin tonë. Sa për Blushin, ju e njihni mendimin dhe gatishmërinë time ndaj kthimit të tij në politikën aktive, dhe jam i bindur që ai do të kthehet sërish. Gjithsesi në misionin e ri që ka ndërmarrë po jep një kontribut të madh në ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve, duke dëshmuar se burrat fisnik dhe të talentuar gjejnë gjithmonë një mënyrë për të dhënë kontributin e tyre për vendin.
Aleanca me Bashën, a do shkoni bashkë në zgjedhjet lokale?
Sigurisht që aleanca me Bashën vazhdon, si pasojë e qëndresës sonë opozitare ndaj mazhorancës dhe në mënyrë konseguente me ato që kanë qenë qëndrimet tona për zgjedhjet, për politikat bujqësore dhe vizionin tonë për rendin dhe sigurinë. Por, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, në ato të 2019, Partia Agrare Ambientaliste synon të testojë forcën e saj dhe mbi të gjitha të ofrojë alternativën e saj për të gjitha ato bashki ku komponenti rural është i rëndësishëm.
Gjithashtu ne kemi ambicje për të përfaqësuar PAA-në në pjesën dërrmuese të këshillave bashkiakë, jo vetëm sepse e kemi këtë kapacitet, por sepse zonat rurale, që i janë bashkangjitur bashkive, janë të papërfaqësuara. Është detyra jonë që në këto katërmbëdhjetë muaj të ngremë kapacitetet e PAA-së në nivelin e e pritshmërive që krijuam përpara zgjedhjeve të shkuara.
Më andej, duke matur edhe integritetin e qëndrimeve të aleatëve tanë, vullnetin për të kryer një reformë zgjedhore realisht pozitive, propozimet e tyre mbi alternativën e qeverisjes në pushtetin vendor, do të zgjedhim formulat e bashkëpunimit.
A do kandidoni ju në Durrës sikurse pritej në vitin 2015?
Është vonë për të folur për kandidimin tim të vitit 2015, dhe herët për të folur për atë të vitit 2019, sepse jemi në një kontekst tjetër. Une kam besim ne arritjen e nje marreveshje produktive me Partine Demokratike dhe PAA do te kete mundesine te garoje per nje apo dy bashki .Gjithsesi nuk e përjashtoj si mundësi sepse do të ishte një krenari konkurimi me siglën e PAA-së në Durrës. Deri atëherë do të punojmë fort për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për të përballuar zgjedhjet.
Qeveria dhe politika e saj në bujqësi?
Ndryshe nga mandati i parë, ku premtuan shumë dhe mbajtën shumë pak, të dytin e kanë nisur me një farë vëmendje ndaj bujqësisë. Për shembull subvencionet këtë vit kapin një vlerë më të lartë se vitin e shkuar; autoritetet europiane është akredituar AZHBR-ja, fakt që lejon përfitimin e fondeve europiane nga fermerët shqiptarë. Të gjitha këto janë lajme pozitive, por që kanë nevojë për politikat e duhura që kanë nevojë për ekspertë të sprovuar në hartimin dhe implementimin e tyre; të cilat duhet të shoqërohen me një strategji të mirëfilltë dhe të zgjasin në kohë për të dhënë efektet e dëshirueshme.
Një shembull negativ mbi ndryshimin e shpeshtë të qasjeve në bujqësi janë subvencionet. Skema e re e këtij viti garanton më shumë fonde, por ka në brendësi disa papajtueshmëri dhe kritere që rrezikojnë të përjashtojnë 90% të fermerëve shqiptarë. Për këtë duhet shumë kujdes dhe vëmendje. Nisur nga ky shqetësim i fermerëve, në datën 4 prill, PAA do të mbledhë një tryezë të rrumbullakët mbi subvencionet, problemet dhe alternativat. Do të jenë të pranishëm jo vetëm agronomë dhe ekspert të politikave bujqësore, por edhe fermerë që do të flasin për eksperiencat e tyre me subvencionet./ CNA.al
Kryetari i PAA-së, Agron Duka në një intervistë ekskluzive p...
Duke folur në konferencën “Strategjia Kombëtare e Energjisë ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste, Agron Duka në një in...
Kryetari i PAA-së, Agron Duka, iniciatori i lëvizjes për “th...
Sot në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, është “kr...
Drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Arlind Gjok...
Një tjetër goditje për Lëvizjen Socialiste për Integrim ësht...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhj...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gjatë ditës së sotme, moti në vendin tonë do të vijojë me al...
DASHI 21. mars – 20. prill Yjet do ju bëjnë shume sensuale ...
Me Venusin dhe Marsin në harmoni të plotë, do të jetoni mome...
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi he...
Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) gjatë ushtrimit të detyrës ...
Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithë...
Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu u është bashkuar m...
Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur para pak...
Takimi midis presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij s...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...