web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet/ Situata jashtë kontrollit?  

21 Mars 2018, 10:52, Sociale CNA

Që prej datës 5 Mars 2018 vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit për përballimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve të motit në Qarkun e Shkodrës.

Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës kanë pasur prurje dhe nivele të larta prej disa ditësh, por përkeqësimi i situatës ka ndodhur, më datë 19.03.2018, duke filluar nga mëngjesi dhe në vijueshmëri gjatë gjithë ditës. Rritja e niveleve në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës ka shkaktuar dhe rritje të hartës së përmbytjeve.

Vihet re se ka rritje të niveleve: Me rreth 32 cm të Liqenit të Shkodrës dhe me rreth 44 cm të lumit Buna. Si rrjedhoë sipërfaqja e totale nën ujë dhe e përmbytur ka arritur rreth 4216 ha në këto njësi:

Njësia Administrative Dajç

Njësia Administrative Ana e Malit

Njësia Administrative Bërdicë

Njësia Administrative Velipojë

Njësia Administrative Rrethina

Në zonën e Livadheve Qyteti SHkodër

Njësia Administrative Guri i Zi

Për përballimin e kësaj situate, prej datës 05.03.2018 Forcat e Armatosura në total kanë angazhuar 373 forca, 73 mjete të kalueshmërisë së lartë si edhe motobarka, gomone dhe autobote uji. Janë në gadishmëri pranë  qarkut Shkodër dhe mbi 150 Forca nga Policia e Shtetit me mjetet e duhura të kalueshmërisë së lartë për të mbështetur banorët e zonës.

Ministria e Mbrojtjes nga data 06.03.18 deri tani ka dërguar në Prefekturën Shkodër 70 ton ushqime për bagëti. Nga Rezervat e shtetit janë dërguar bazë tjetër ushqimore dhe uji i pijshëm për banoret.

?Sikurse e kam theksuar edhe në vizitat dhe inspektimet e mia të mëparshme në nën Shkodër që prej fillimit të situatës së përmbytjeve, manaxhimi i kësaj situate ka nevojë për bashkërendim të gjerë të të gjithë ministrive dhe autoriteteve vendore. Për këtë arsye,  e kam thirrur  sot më 21 Mars 2018 Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pasi vlerësoj që ka nevojë të intensifikojmë përpjekjet ekzituese për të manaxhuar situatën në shërbim të banorëve?, ka thënë zëvëndëskryeministrja Mesi.

Në mbledhjen e sotme, u diskutua situata si edhe përcaktuam kapacitetet njerëzore dhe logjistike të tjera që nevojiten krahas atyre të alokuara për përmballimin e përmbytjeve në Qarkun Shkodër dhe parandalimin e situatës më tej.

Kështu u vendos që të shtohet furnizimi me bazë ushqimore për banorët dhe uji të pijshëm.  Pasi edhe pse ujësjellësi funksionon në disa zona të prekura, rekomandohet që të të mos përdoret./CNA.al





Lajmet e fundit nga