Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Avokati Spartak Ngjela, ka vijuar sulmet e tij kundër qeverisë Rama 2 dhe klasës politike në tërë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ngjela është përfshirë në debatin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, për të cilin ai thotë se është një objekt i kulturës së lartë nacionale, e kësisoj duhet të jetë vepër e shqiptarëve dhe jo prodhim tregu.
“Shikoheni gjetjen absurde por korruptive të Teatrit Kombëtar.
Zotërinj; Teatri Kombëtar si objekt i kulturës së lartë nacionale, është dhe duhet të jetë patjetër vepër e shqiptarëve dhe jo vepër apo prodhim i tregu.
Edi Rama kërkon ta krijojë Teatrin Kombëtar si prodhim tregu, bashkë me klientelën e tij dhe klientelën e Sali Berishës.
Jo, zotërinj, për ndërtimin e një vepre kombëtare të kulturës së lartë çdo kryeministër i drejtohet shoqërisë vet që të kontribojë në financimin e tij në një donacion mbarëkombëtar. Rruga e interesit tregtar është rrugë antikombëtare dhe nuk ka moral.
Këtu, në këtë proces do shkojë interesimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, sepse është vepër kombëtare . Kurse, kapitali i madh shqiptar, po të ketë ca pak ndjenjë kombëtare sigurisht që paguan pjesën më kryesore për ndërtimin e një vepre të kulturës kombëtare e cila duhet t’i rezistojë kohës deri dhe në një shekull e më tej.
Kjo është e vetmja rrugë që ndalon korrupsionin kryeministror.
Si mendon ky kryeministër i apasionuar kundrejt korrupsionit, një milionë shqiptarë që do të marrin pjesë si donatorë në një proces strikt ligjor, nuk mund të paguajnë dot 30 milionë apo 40 milionë Euro?
Sigurisht që po. E pra; vetëm kështu Teatri Kombëtar si godinë do të jetë një prodhim kombëtar dhe jo një prodhim tregu.”, – shkruan Ngjela.
Sipas tij, “Ndonëse në grahmat e fundit, korrupsioni kryeministror shqiptar vijon agresivitetin e tij korruptiv.
Reforma në Drejtësi duhet të shpejtohet në ecurinë e saj; dhe politika amerikane duhet të fillojë denoncimin e fakteve realë, ashtu sikundër që bëri për aferën e Bashës me politikën ruse, se sot janë të bashkuar të dy krahët e korrupsionit. Por kanë frikë të dalin hapur. Pikërisht kjo frikë duhet të shfrytëzohet nga politika amerikane.”
Në vijim të komentit të tij, Ngjela shprehet se kanë filluar goditjet e para ndaj korrupsionit, ndonëse duhet akoma më shumë shpejtësi në veprime. Avokati i bën thirrje politikës amerikane që të ekspozojë të gjitha faktet që disponon kundrejt korrupsionit shtetëror të niveleve të larta, dhe të inflyencojë kundrejt OMN-së që kjo të shpejtojë procesin e pastrimit të korrupsionit aktiv që është sot ende prezent në drejtësinë shqiptare.
“Për faktin që ndërkohë kanë filluar goditjet e para të korrupsionit shqiptar, vetë opinioni publik shqiptar, deri tani skeptik, ka filluar të lëvizë drejt optimizmit.
Por duhet ende dhe më shumë shpejtësi në veprime. Politika amerikane duhet të fillojë me presion kundrejt kryeministrit shqiptar që ligji për vetingun e politikanëve të hyjë në Parlament sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në të njëjtën kohë duhet që politika amerikane të ekspozojë të gjitha faktet që disponon kundrejt korrupsionit shtetëror të niveleve të larta, dhe duhet të inflyencojë kundrejt OMN-së që kjo të shpejtojë procesin e pastrimit të korrupsionit aktiv që është sot ende prezent në drejtësinë shqiptare, në mënyrë që të fillojë formulimi i kompozimit të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat kushtetuta i ka ngarkuar me detyrën e veçantë të hetimit dhe gjykimit të nivelit të lartë të korrupsionit kryeministror në Shqipëri.
Goditja që u dha sot në Bashkinë e Lezhës ishte një lëvizje e thellë profesionale kundër krimit dhe korrupsionit, se shumë shpejt do të dalë që Lezha është realisht një gropë e qullët ky janë përzierë të gjitha palët.
Gjithsesi; shenjat janë që, këndej e mbrapa, do të kemi vazhdimisht goditje të reja.”, – shkruan Ngjela. /CNA.al
Nga rreth 4 milion e 800 mijë euro të planifikuar si fond v...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, për Qarkun e Ko...
Policia greke është vënë në alarm pas zhdukjes së dy motrave...
Kryetari i grupit parlamentar, të Lëvizjes Socialiste për In...
Ministri britanik i punëve të Jashtme, Boris Johnson tha sot...
Historiani Kastriot Dervishi, ka vijuar me publikimin e doku...
Ambasada Amerikane në Shkup kërkon nga Kuvendi i Maqedonisë ...
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev lëshoi kritika të ashpra n...
Ndryshe nga herët e tjera ku deklaratat e tija kanë patur to...
Analisti Besnik Mustafaj, njëherësh ish-ministër i Jashtëm g...
Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur ti bindë deputet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon në...
Jemi te 20-tët nga fundi në botë për korrupsion, por ky lajm...
Drejtori i Hetimit të Krimeve Ekonomike Financiare në DPPSh,...
Pas skandalit me tjetërsimin e pronave, ku janë të përfshirë...
Ditën e sotme, policia vuri në pranga kryebashkiakun e Lezhë...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e de...
Pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, zbatimi i ...
CNA.al ka publikuar pak më parë dokumentin që tregon se Lulz...
Pas skandalit me tjetërsimin e pronave në zonën e Shëngjinit...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...