Panik në Voskopojë/ Predha të Luftës së Dytë Botërore në mes të rrugës
Banorët e Voskopojës janë përfshirë nga paniku, pasi gjatë p...
Njerëzit e drejtësisë, konsiderohen si kategoria më e pasur. Ky nuk është perceptim, por fakt, nëse kemi parasysh, deklarimet e pasurive, që vërtetojnë se gjyqtarë dhe prokurorë jetojnë në luks me makina të shtrenjta, me nga disa apartamente dhe pasuri të patundshme, që shkon në miliona euro.
CNA.al do të vijojë me pasqyrimin e pasurisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njerëzve që paguhen me taksat e qytetarëve për të bërë drejtësi dhe jo për të shtuar pasurinë e tyre.
Nuk kanë munguar rastet edhe kur ambasada e SHBA ?së në Tiranë, ka reaguar në lidhje me luksin e njerëzve të gjyqësorit dhe prokurorisë, madje për disa ka ndaluar edhe hyrjen për në SHBA.
Një nga këta emra është ish-kreu i Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana, ndonëse nuk kishte lidhje me pasurinë.
Në prill të vitit 2016 Ambasada e SHBA në Tiranë i refuzoi prokurorit Gjana, vizën. Në shkresën e ambasadës ishin ngritur dyshime, se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi.
Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA.
Gjana së fundmi është lakuar për përplasje me kryeprokuroren Arta Marku.
Kjo e fundit me datë 09.1.2018, firmosi lëvizjen e tij nga Durrësi në drejtim të Pukës.
Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e Kryeprokurit bëhet me dije se Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.
Ndërkohë, në media u raportua se prokurori i shkarkuar i Durrrësit nuk kishte pranuar të largohej nga detyra, sikurse i kërkoi Arta Marku.
Por, pas rreth dy muajsh, Kryeprokurorja e Arta Marku, sërish e ka lëvizur prokurorin Gjana. Me anë të një vendimi, Marku e ka emëruar atë prokuror në Tiranë.
Nëse i referohemi pasurisë së tij, prokurori Agron Gjana, radhitet në mesin prokurorëve që varen nga paga dhe kredia, megjithatë të ardhurat nuk i mungojnë.
Sipas të dhënave të Open Spending Albania, në deklarimin fillestar të pasurisë që i përket vitit 2003, Gjana ka deklaruar se është pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz të blerë me te ardhura personale në shumën 500 000 lekë, pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 88 m2, blerë në vitin 2000 në vlerën 18 000 dollarë, të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1 223 560 lekë.
Gjithashtu ai ka deklaruar të ardhurat nga paga e bashkëshortes, si mësuese në shumën 634 144 lekë.
Ndërsa, gjendjen e kursimeve nga paga e ka deklaruar në vlerën 507 590 lekë si dhe gjendja e kursimeve të bashkëshortes, në shumën 118 138 lekë.
Më tej ka deklaruar, detyrime të papaguara në vlerën 10 176 lekë për kredi bankare me principal 500 000 lekë dhe këst mujor 10 566 lekë, detyrime të papaguara kartë krediti në vlerën 2 000 euro si dhe detyrime te paguara në vlerën -123 739 lekë për kredi bankare me principal 500 000 lekë dhe këst mujor 10 566 lekë.
Ndërsa në deklarimin e pasurisë për vitin 2016, Gjana ka deklaruar se ka gjendje llogarie në shumën 362.595.81 lekë
Ndërsa ka deklaruar se ka kursyer shumën prej 500.000 lekë, nga shuma prej 1.200.000 lekë, dhuratë nga familjarët në lidhje me lindjen e djalit. Këtë shumë e disponon CASH në banesë.
Gjithashtu, ai ka deklaruar të ardhura nga paga si prokuror, pranë Gjykatës së Shkallës së parë, Durrës, në shumën 1.503.438 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shkollën e mesme ?Ismail Qemali?, Tiranë në shumën 422.798 lekë, kartë krediti me euro e hapur me datën 17.09.2015. gjendja e disponueshme në 2.000 euro si dhe një debi në emër të bashkëshortes në shumën e 20.748.79 lekë./CNA.al
Banorët e Voskopojës janë përfshirë nga paniku, pasi gjatë p...
Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante lëndë n...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kry...
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një ...
Kapiteni i ushtrisë shqiptare Bledar Vucaj në bashkëpunim me...
Kryetarja e LSI –së, Monika Kryemadhi, është zgjuar, duke u ...
Kryeministri Edi Rama dje në studion e Eni Vasilit përtej ak...
Teksa të gjithë presin që “Dua”, videoklipi i ri i Encës të ...
Kryeministri i vendit dje mori gjithë audiencën e publikut s...
Nga viti 2016 itinerari i Ballkanit, nga ku erdhën mijëra re...
Një numër i madh agjencish punësimi nga Greqia ofrojnë krah ...
Nuk është e papritur, publikimi i një liste të gjatë emrash ...
Një ditë pa doktor Polikronin?! Të qaj? Nuk më sheh. Të lute...
Korridori ballkanik dominon drogën që hyn në Evropë nga Lind...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vr...
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ishte I ftuar në em...
“Pak durim, fitore të tjera na presin. Koha punon për ne”. K...
DASHI 21. mars – 20. prill Një ditë e mirë për çiftet, shum...
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), bën të ditur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...