Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Kreu i PD ?së Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, në një deklaratë për mediat, ka thënë se në 6 muajt e parë të mandatit të dytë Edi Rama e çertifikoi Shqipërinë si Kolumbinë e Europës, në eksportuese të krimit, drogës dhe migracionit të paligjshëm.
Sipas Bashës, prej 6 muajsh Shqipërinë nuk e viziton asnjë investitor i huaj, asnjë Ministër Ekonomie, po vetëm Ministra të Brendshëm, shefa policie dhe prokurorë antimafia.
?Edi Rama nuk do t?ia dijë për qytetarët e zakonshëm, 20 mijë prej të cilëve i ka hequr nga ndihma ekonomike dhe tani bën cinikun duke u gjetur punë disave. E enjtja do të jetë dita e sjelljes në parlament të qindra familjarëve, që u është hequr buka e gojës e femijëve dhe të kërkojmë ndaljen e këtij akti kriminal?, ka thënë Basha.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për financimet e dyshimta të PD ?së.
?Financimet janë në përputhje me ligjin dhe hetimet do ta tregojne kete. Fushatat e dëshpëruara anti opozitare të Edi Ramës nuk mbulojnë dot përpjekjet e tij për sabotimin e hetimeve për 613 kg kokainë dhe Saimir Tahirin?, ka thënë Basha.
Komunikimi i plotë i Kryetarit të PD, Lulzim Basha me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar.
Sot është një ditë e veçantë në kalendarin politik, është gjashtëmujori i votëbesimit të qeverisë. Jo më kot sot e gjithë mbledhja e grupit parlamentar të maxhorancës u harxhua me sulme, baltosje dhe shpifje kundër opozitës. Sepse Edi Rama dhe marionetat e tij nuk kanë asgjë për të treguar para shqiptarëve që të jetë pozitive për këto 6 muaj, por ka shumë zhvillime dramatike për vendin dhe për njerëzit.
Në këto 6 muaj u konfirmua ajo që opozita, media dhe shqiptarët e dinin dhe e thonin prej kohësh se këtu është vendosur një narkoshtet, i cili operon përmes një ministri të Brendshëm si Saimir Tahiri që e bëri policinë organizatë hamall të drogës dhe e shndërroi Shqipërinë në atë që, këto 6 muaj, të paktën, 4 raporte ndërkombëtare e cilësojnë Kolumbia e Europës.
Ky cilësim i parapriu një tjetër të zeze që ishte çertifikimi i Shqipërisë si rrugë kryesore e kalimit të kokainës për në Europë. Kapja e 180 milionë eurove vetëm në një kontenier tregon se qindra milionë euro të tjera drogë kanë kaluar këto muaj dhe këto vite përmes Shqipërisë së Edi Ramës.
Kanë kaluar sepse kanë garancitë më të larta politike. Dështimi i operacionit për kapjen jo vetëm të porositësit, por edhe të laboratorit ku do të përgatitej kjo kokainë është produkt i drejtpërdrejtë i komprementimit të strukturave shtetërore nga dyshja Rama-Xhafaj, e cila ashtu si në vetë të parë, edhe në bashkimin vëllazëror qëndron pas garancisë politike që iu dha Klan De Golfo për 613 kg e drogës.
Ka 6 muaj që Shqipërinë nuk e viziton asnjë investitor i huaj, asnjë Ministër Ekonomie, e vizitojnë vetëm Ministrat e Brendshëm dhe shefa policie. Sepse Shqipëria për Europën është kthyer në një problematikë të tmerrshme të ekporotimit të krimit, drogës dhe emigracionit të paligjshëm.
Dhe preokupimi kryesor i Edi Ramës këto 6 muaj është si të frenojë, si të kontrollojë me të gjitha format dhe mënyrat dëmin e jashtëzakonshëm që krimi po i shkakton reputacionit të bjerrë të tij në Europë dhe humbjes së legjitimitetit para shqiptarëve. Gjithë ditën merret vetëm me këtë punë dhe natyrisht loja e tij e preferuar është sulmi ndaj opozitës. Po ky nuk është problemi ynë.
Shqetësimi ynë është se në këtë dinamikë ku e ka futur vendin me krim, me drogë, me mbrojtje të kriminelëve ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë, ka lënë zbuluar shqiptarët, 20 mijë prej të cilëve i ka hequr nga ndihma ekonomike. Disa prej jush keni qenë me mua apo me deputetë të tjerë, i keni parë se në çfarë gjendje çnjerëzore jetojnë.
Mund t?u gjejë punë disave, por nuk mjafton që të shkojë kryetari i opozitës në 20 mijë familje që t?u gjejë punë 20 mijë njerëzve. Pra, është thjesht propagandë dhe nuk është për të qeshur, është për të qartë, është për të vënë duart në kokë se sa i pashpirt dhe cinik tregohet pasi ka qenë ai vetë autori i këtij akti kriminal.
Kjo ka një shpjegim të thjeshtë politik; shpjegimi është që kur vjen në pushtet me paratë e drogës, me qindra miliona bananeve të kokainës, me bandat, nuk të bëhet vonë për njerëzit e thjeshtë, ata janë të parët që braktisen.
Gjithë vëmendjen e ke si të shpëtosh Saimir Tahirin nga hetimet; si të sigurosh moskapjen apo mos hetimin e Olsit, të Agronit, të Qazimit, të Vangjushit të cilët janë kokat politike bashkë me Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën dhe Saimir Tahirin, tashmë të provuar dhe nga antimafia italiane, pa të cilët nuk lëviz dot sasi të tilla droge në Shqipëri.
Dita e enjte do të jetë një ditë e veçantë, nuk do të jetë një ditë e bilancit 6-mujor, të cilit i trembet Edi Rama dhe që e shpenzon me fushata antiopozitare, por do të jetë dita e sjelljes në sallën e parlamentit të fytyrave, emrave, gjendjes së qindra apo mijëra familjarëve që ne kemi takuar gjatë këtyre dy javëve të cilëve u është hequr buka e fëmijëve. Ne do ta përdorim sallën e Parlamentit për të vetëdijesuar të gjithë shoqërinë dhe për të kërkuar ndaljen e këtij akti kriminal, rikthimin e ndihmës ekonomike, rikthimin e bukës së fëmijëve, e cila u është hequr duke i lënë në mes të katër rrugëve.
Paratë janë, por Shqipëria është në gjendje të mjerueshme ekonomike, Edi Rama ka ndarë mjaftueshëm para, për orendi, për zyra, për makina luksi, për inceneratorët e Arben Ahmetajt që do të mjaftonin, jo për 20 mijë, por për 80 mijë familje në vit, me ndihmë ekonomike mesatare.
Ne si opozitë kemi premtuar se do të jemi krahë këtyre njerëzve dhe do të ngremë zërin për ta dhe kjo do të jetë një nga çështjet kryesore në Parlament ditën e enjte.
Çështja e dytë, ka të bëjë me Prokurorin e Përgjithshëm. Në Kuvend do të paraqiten amandamentet kushtetuese, të cilat do të mundësojnë nëse votohen, që Shqipëria të ketë një Prokuror të Përgjithshëm me vetting, dhe të zgjedhur me 3/5 e votave, siç e parashikon Kushtetuta dhe Reforma në Drejtësi, për një kohë derisa të formohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë që pastaj të zbatohet formula e plotë e Reformës në Drejtësi.
Sikundër e keni ndjekur, treguesit janë, që Edi Rama do të votojë kundër, për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë. Është pikërisht kapja e Prokurorit të Përgjithshëm, leva më e fuqishme me të cilën ai përpiqet të bëhet gati, të lirojë Sajmir Tahirin, të mbrojë Olsi Ramën, të mbrojë Agron Xhafën. Kjo mund të ndodhë për disa javë, ose disa muaj, me një kosto të jashtëzakonshme për vendin, në veçanti për integrimin europian të vendit, por kjo nuk mund të ndodhë pafundësisht.
Ndaj, mjegulla qeveritare dhe sulmet ndaj opozitës, e cila ka bërë transparencë të plotë dhe të gjithanshme sipas ligjit dhe në përputhje me ligjin, nuk do të na ndalin ne, as nuk do të na mbyllin gojën për këtë betejë jetike, për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve, për çlirimin e shtetit dhe të qeverisë nga krimi dhe kartelet e drogës, për çlirimin e ekonomisë, nga monopolet dhe nga klientelistët dhe oligarkët dhe për t?iu dhënë shqiptarëve edhe një herë shpresën dhe mundësinë që të marrin pjesë lirisht sipas mundësive të tyre, sipas talentit të tyre, në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit.
Për këtë të fundit, një problem i madh janë partitë politike. Ndaj kjo është java kur Partia Demokratike intensifikon në gjirin e saj përpjekjet për ta kapur këtë mundësi të artë, për t?u kthyer në një parti të hapur për të gjithë njerëzit, ku çdo demokrate dhe demokrat, të bashkohet rreth vlerave dhe çdo demokrate dhe demokrat të ketë mundësinë të zgjidhet dhe të zgjedhë lirisht përfaqësuesit e ardhshëm të popullit, për t?i shërbyer interesave të tyre dhe të askujt tjetër./CNA.al
Pas ish-deputetit dhe anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokr...
Komisioni i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Komisonerin Her...
I ftuar në emisionin ‘Rubrika Sportive’, Olsi Rama është shp...
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar provat që PD fsheh për mb...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim konsul...
Në një dalje për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur ...
Pas vizitës së kryetarit të PD, Lulzim Basha në Lezhë, për t...
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm n...
Zëdhënësja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj...
Në mbledhjen e sotme, e cila ka filluar prej orës 10:00, Kom...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë në krah të ...
Shkrimi investigativ i “MotherJones” ndaj kryetarit të Parti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon me denon...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të opozitë...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Damir Fazlic biznesmeni boshnjak i cili jeton në Amerikë, pa...
Në një postim në rrjetet sociale, aktori Julian Deda, ka kom...
Në një raport të publikuar nga Gazeta Shqiptare, i cili përm...
Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...