web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti i përjetshëm kinez dhe kryeministri i përjetshëm shqiptar

11 Mars 2018, 10:56, Satire CNA

Në kohën e Dullës në kulmin e miqësisë shqiptaro-kineze rapsodi popullor krijoi vargjet lapidar: Dy luanë ka sot në botë/ një në Azi e një në Europë. Kuptohet luani aziatik ishte Mao Ce Duni, ndërsa ai europian ishte Dulla D.V.

Pas rreth një gjysëm shekulli vargjet e këngës mbeten përsëri aktuale. Parlamenti kinez (Asambleja Kombëtare Popullore) ndërroi kushtetutën e Republikës  Popullore të Kinës duke hequr nenin, që presidenti nuk mund të zgjidhet më shumë se për 2 mandate. Ky ndryshim i hap rrugë presidentit aktual Xi Jinping të shndërrohet në president të përjetshëm të Kinës. Nga 2964 delegatë, vetëm 2 prej tyre votuan kundra këtij modifikimi të kushtetutës kineze. Një votim i tillë ne shqiptarëve na kujton votimet në Shqipërinë e Dullës, ku votohej për kandidatët e Frontit Demokratik me nga 99,99% të votave pro!

Në foton nr. 1 kemi portretin e njerës prej delegateve (deputeteve), që votuan pro shndërrimit të Xi Jinping në president të përjetshëm të Kinës. Në foton nr. 2 kemi një parlamentare shqiptare, që votoi pro dhënies së një mandati të dytë si kryeministër z. Edvin Rama. Dy fotot në thelb janë të njejta, pavarësisht se deputetja kineze ka veshur kostum popullor karakteristik të pakicës kombëtare Zhuang, ndërsa deputetja shqiptare ka veshur kostum të markës Coco Channel!

Në foton nr. 3 kemi presidentin tashmë të përjetshëm kinez Xi Jinping, ndërsa në foton nr. 4 kemi kryeminstrin shqiptar Edvin Rama, që ka bërë progres të dukshëm në rrugën e shndërrimit në kryeministër të përjetshëm të ?Arnautistanit?!

Në foton 5 kemi dy portrete bashkë, atë të diktatorit të vdekur Mao Ce  Dun (njëri nga 2 luanët e botës) dhe atë të presidentit të përjetshëm Xi. Foton e 6 e lëmë në cmimin e lexuesit për të vendosur, nëse duhet vënë fotoja e kryeministrit Edvin pranë fotos së Dullës, atij luanit të këngës popullore. Nw tw kundwrt mund tw ofrojmw edhe kwtw foton e kohws sw vwllazwrimit shqiptaro-kinez.

Normal që ?idiotët? e dobishëm mund të kundërshtojnë përqasjen e mësipërme me fraza standarte dhe papagallshe se Shqipëria ndryshe nga Kina si vend në NATO nuk mund të jetë diktaturë apo se në Shqipëri kemi pluralizëm, ndërsa në Kinë monizmë.

Faktikisht Greqia ishte vend në NATO dhe aleate besnike edhe kur vendin e sundonte Junta e Kolonelëve e Papadopulosit dhe pluralizmi ndalohej me ligj. Turqia në kohën e Presidentiti Kenan Evren, i kishte të ndaluara me ligj partitë politike e prap se prap ishte vend anëtar i NATO-s dhe mburojë e fuqishme anti sovjetike në krahun jugor të NATO-s! Vetë Kina teorikisht është shtet pluralist, sepse krahas Partisë Komuniste Kineze janë edhe 4 parti të tjera politike të ligjshme. Në flamurin kinez kemi një yll të madh (PKK-ja) dhe 4 yje të vegjël 4 partickat e tjera. Pluralizmi kinez ka vetëm një yckël të vogël: asnjë nga këto 4 partitë në koalicion apo të vetme nuk kanë ardhur ndonjëherë në pushtet që nga viti 1949!

PD-ja e Lulzimit gjithnjë e më shumë i ngjan këtyre 4 partive kineze. Mesa duket Lulzimi është shumë i kënaqur të ruajë pozicionin e shefit të opozitës zyrtare duke përfituar beneficiet përfshira edhe ato financiare si shef opozite. Në Kinë po ashtu këto 4 partitë legale gëzojnë në sajë të zemërgjerësisë së komunistëve kinezë beneficie jo të vogla financiare. Fundi i fundit si për të mbajtur burokracinë komunsite si për të nginjur orekset modeste të 4 partickave legale punojnë e derdhin djersë nja 1 miliardë e 300 milionë kinezë! Në Shqipëri për të mbajtur Edinin dhe Lulin punojnë nja 4-5 milion shqiptarë brenda kufijve të 1913-ës dhe në 5 kontinente, ku janë degdisur si refugjatë, emigrantë, azilkërkues apo edhe klandestinë! Shefit të opozitës Lulzimit kështu i ka vajtur jeta fjollë, që kur punononte si ndihmës kamarier në Aeroportin e Rinasit dhe  fati e bëri që të njihej e të miqësohej me mjekun e famshëm ebreo-holandez Barend Cohen!

PD-ja, që me udhëzim nga diplomatët amerikanë në shkurt 1991 organizonte protesta kundra vizitës në Shqipëri të kryeminsitrit komunist kinez Li Peng, sot është shndërruar në një partickë si ato 4 partitë kineze! Atëhere demonstruesit demokratë mabnin parulla të tilla si: ?Li Pen larg duart e përgjakura nga Shqipëria! Li Pen vrasës në Tie Nan Men.Li Pen turiqen!? etj. Sot PD-ja është katandisur në??/ GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga