Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve të ditëve të fundit.
Qarku Shkodër.
Si pasojë e reshjeve ka pasur fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë mesatarisht rreth 30 cm.
Akset rrugore rurale të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.
Akse rrugore rurale të kalueshme me zinxhirë janë: Tamarë-Vermosh.
Në njësitë administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë, ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra.
Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 50-60 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.
Në fshatin Bërdicë, Njësia Administrative Bërdicë, bashkia Shkodër, janë përmbytur nga reshjet e shiut rreth 10-15 dynym tokë dhe në fshatin Trush rreth 20-30 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.
Qarku Kukës.
Lartësia e dëborës në Qafë Shllak ka arritur rreth 30 cm dhe Valbonë rreth 40 cm.
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun Kukës vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave, si dhe rrëshqitje të skarpateve, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore kanë ndërhyrë dhe janë në gatishmëri me mjete dhe forca për çdo situatë të mundshme nga kushtet atmosferike.
Aksi rrugor rural për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon të jetë i bllokuar.
Në Njësinë Administrative Lekbibaj janë 4 fshatra të bllokuar nga dëbora.
Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Tropojë e Vjetër. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Qarku Dibër.
Akset rrugore nacionale janë të gjitha të kalueshme.
Në Njësinë Administrative Arras, bashkia Dibër, rrezikohet të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjen për të mos rrezikuar jetën e tyre.
Aksi rrugor Xibër-Tiranë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.
Firmat kontraktore vazhdojnë punën për mbajtjen të hapura të akseve rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Njësinë Administrative Xibër dhe në disa fshatra të bashkisë Bulqizë.
Qarku Lezhë.
Akse rrugore rurale të bllokuara janë:
Aksi rrugor Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang, në Njësinë Administrative Fan.
Aksi rrugor Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë, në Njësinë Administrative Orosh.
Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e njësive administrative me fshatrat.
Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.
Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative: Fan, Selitë dhe Orosh.
Qarku Elbasan.
Në fshatin Cërrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një riaktivizim rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje kanë shkuar specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.
Aksi rrugor rural Qafë Krrabë-Cërrishtë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.
Hidrocentrali i Banjës ka filluar shkarkimet me 200 m3/sek për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.
Qarku Korçë.
Lumi Devoll është në kuota maksimale.
Rezervuari i Sovjanit në bashkinë Maliq është në kuota maksimale.
Në fshatrat Brozdovec dhe Mazrek, Njësia Administrative Lekas, disa fshatra të Njësisë Administrative Moglicë, fshatrat Jollë, Bishnicë, të Njësisë Administrave Velçan, kanë mungesë me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të 3 shtyllave. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Qarku Vlorë.
Në qytetin e Selenicës, bashkia Selenicë, si rezultat i prurjeve të lumit ka ndodhur çarja e paneleve mbrojtëse të Stacionit të Pompave të Ujit që furnizon qytetin e Selenicës. Nga dëmtimi i paneleve mbrojtëse Stacioni i Pompave duket si pjesë e shtratit të lumit.
Qarku Gjirokastër.
Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, vazhdon të jetë i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit shkëmbor.
Aksi rrugor rural i Malëshovës, bashkia Këlcyrë, vazhdon të jetë i bllokuar.
Prurjet e lumit Vjosa janë të qëndrueshme dhe niveli arrin rreth 2.5 metër.
Në vitin 2017 ishin 1,150,000 njerëz të lindur në Shqipëri, ...
Nëse po prisni pranverën dhe ditët me diell, kemi një lajm t...
“Dua të të bëj të lumtur” këtë puntatë është hapur me histor...
Në një postim në faqen e saj zyrtare, ambasada amerikane në ...
Në një postim në rrjetet sociale, akademiku Artan Fuga, ka s...
Vajza ime 5 vjeçe m’u afrua dhe më tha: “Mami, dua edhe unë ...
Stafi i nenonatologjisë mori pjesë në trajnimin teoriko-prak...
Dëbora ka izoluar prej ditësh një pjesë të madhe të zonave m...
Përballja dhe “lufta” për audiencë e televizioneve shqiptare...
Sipas IGJEUM pritet që sot në orët e vona dhe nesër do të ke...
Legjenda korçare e futbollit, Teodor Vaso ka bërë publike ku...
Mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli ishte e ftuar ga...
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot (e enjte) dhe ...
Nismat e 100 fshatrave dhe ajo e agroturizmit kanë në themel...
Gjatë orëve të natës dhe paradites së të mërkurës jo vetëm n...
Prej dy ditësh i gjithë territori është përfshirë nga reshje...
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që pothuajse i gjith...
Tirana është zbardhur mesditën e sotme nga dëbora.Kanë mja...
Ditën e sotme banorët e Tiranës dhe vendeve të tjera të ulët...
Edhe pse jemi në ditët e fundit të dimrit, fundi i shkurtit ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...