Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Vajza ime 5 vjeçe m?u afrua dhe më tha: ?Mami, dua edhe unë një celular siç e ka Klea, shoqja në kopsht!?. ?Ta blen mami!?- i thashë vajzës, duke menduar se bëhej fjalë për një lodër. Të nesërmen, pasi çova vajzën në kopsht, kërkova të shihja celularin e Kleas, por u skandalizova kur pashë që në dorën e saj ishte një celuar iPhone. Pyeta edukatoren se përse e lejonin këtë fëmijë të vinte me celuar në kopsht. Ajo më tha: ??Ah, ajo ashtu rri gjithë ditën, me atë në dorë. I kemi thënë edhe prindit të saj që nuk është mirë të rrijë me celular në kopsht, por ai na e ka prerë: Ia kam blerë unë. Ky është një kopsht privat. Unë paguaj lekët dhe nuk është puna juaj t?ia ndaloni.?
Kjo është një histori që ma tregoi një nënë e shqetësuar, sepse nuk dinte si t?ia largonte fëmijës së saj dëshirën për celular. Kjo histori e shumë të tjera si kjo nëpër kopshtet dhe shkolla, na tregojnë një paradoks dhe një problematikë me pasoja serioze: Mjetet elektronike të komunikimit (siç është edhe celulari), të keqpërdorura, po ndikojnë negativisht jo vetëm te të rriturit, duke i skllavëruar ata, por fatkeqësisht edhe te fëmijët, të cilët janë viktimat e imitimit të prindërve në një shoqëri të papërgjegjshëme dhe snobe, ku celulari është bërë një status simbol dhe një mani edhe për fëmijët e adoleshentët, madje edhe në vendet me zhvillim social e kulturor.
Psh, sipas hulumtimeve të C & R Research, në SHBA zotërojnë një telefon celular 22% e fëmijëve të vegjël (6-9 vjeç), 60% e fëmijëve të moshës 10-14 vjeç dhe 84% e adoleshentëve (mosha 15-18 vjeç). Tani po zhvillohet marketingu për fëmijët më të vegjël me telefonat me ngjyra të këndshme dhe karakteristika të lehta për t’u përdorur. Rreth 90% e adoleshentëve që kanë një telefon celular dërgojnë tekste (mesazhe). Numri mesatar nga të dhënat e Pew është 30 tekste në ditë. Përveç kësaj, raporti i Pew tregon se 92% e adoleshentëve futen online çdo ditë. Pothuajse një në katër pretendon të jetë online “pothuajse vazhdimisht?.
Çdo teknologji komunikimi, siç është edhe celulari, për hir të së vërtetës është një shpikje e madhe për njerëzimin dhe mund të themi se ka zvogëluar botën, pasi njerëzit mund të komunikojnë nga çdo cep i saj për pak sekonda. Celulari si shpikje i atribuohet Martin Cooper-it, një nga inxhinierët më të mirë të shoqërisë Motorola. Cooper-i prezantoi projektin për herë të parë më 3 prill 1973. Vetëm pas 10 vjet përpjekjesh, projekti i celularit të parë arriti të zhvillohej deri në atë pikë sa të dilte në treg. Celulari i parë doli në shitje me një çmim rreth 4000 $. Sot, numri i celularve ka arritur afërsisht në 4.77 miliardë në 2017, 4.93 milardë në 2018, dhe në 2019 parashikohet 5.07 miliardë. Ky numër rritet në mënyrë progesive duke konkuruar me të gjitha paisjet elektronike të komunimit, me një fitim shumë të madh prej miliarda dollarësh për kompanitë e prodhimit dhe tregut.
Duhet të dimë se çdo objekt i prodhuar nga njerëzit, në vetvete, nuk është as i mirë, as i keq; varet nga përdorimi i njeriut, nëse i jep vlerë pozitive apo negative, e bën të dobishëm apo të dëmshëm për veten. Edhe celulari, ky mjet i teknologjsë elektronike bëhet miku apo armiku ynë, në varësi të mënyrës se si ne e përdorim.
Por, që njeriu të arrijë të përdorë një objekt në interesin e tij, në fillim i duhet të njohë paraprakisht si të mirat ashtu edhe dhe reziqet, prandaj i duhet një aftësi e mjaftueshme egzaminuese dhe arsyetuese. Kjo aftësi e të arsyetuarit, te njeriu ka lidhje me formimin e plotë të trurit një proces i cili fillon në fëmirinë e hershme dhe vazhdon gjatë adoleshencës dhe përtej saj, në varësi të mënyrës se si ne rritemi. Prandaj jo çdo objekt apo mjet mund të lihet në përdorimin e këtyre moshave të paformuara dhe në aftësitë e tyre arsyetuese. Për shembull, që dikush të ngasë një makinë, atij i duhet leje drejtimi, respektivisht: për kategorinë A, mbi 16 vjeç dhe për kategorinë B, mbi 18 vjeç. Sipas psikologëve, mjekëve, pediatërve e shkenctarëve që janë marrë me studimin se si ndikon celulari në moshat fëminore edhe adoloshente, fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk duhet të përdorin celularin dhe arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet.
Përdorimi i celularit ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës sonë. Truri paraqet një interes të veçantë për ne, pasi shumë zhvillime të rëndësishmë ndodhin në trurin njerëzor në një periudhë tepër të shkurtër kohore, gjatë periudhës së fëmijërisë. Këto vite të hershme janë një pjesë kritike e zhvillimit njerëzor dhe specifikisht periudha kur fëmija mëson aftësi të pafundme dhe thith sasi të madhe informacioni, që do t?i nevojitet për të funksionuar gjatë gjithë jetës së tij. Prandaj, edhe informacioni që ai merr nëpërmjet shqisave si një ushqim mendor, të cilin e përpunon truri dhe e depoziton në memorje duhet të jetë sa më i monitoruar nga prindërit, ashtu si bëhet kujdes edhe me ushqimin biologjik , që të jetë sa më i shëndetshëm për rritjen e trupit.
Valët e celularit ndikojnë negativisht në hemisferat e trurit dhe në sistemin nervor që te embrioni i fetusit i cili zhvillohet brënda plaçentës.Kanë kostatuar se fëmijë që lindin nga nënat që përdorin shumë celularë gjatë kohës së shtatëzanisë, lindin hiperaktiv.
Në trurin që tek fëmijët është në zhvillim e sipër dhe tek adoleshentët duke u zmadhuar edhe riformuar; përdorimi i celularit ndikon në formimin jo të mirë të tij dhe të aftësive mendore. p.sh. celulari ndikon në humbjen e përqëndrimit dhe kujtesës në aftësitë për të kuptuar, rrit pagjumësinë sepse lundrojnë në celular gjatë natës dhe kjo ndikon në shqetësimet gjatë gjumit.Ndikon në mësimin.Një studim në Britani zbuloi se shkollat që ndaluan celularët kanë rezultate më të mira akademike. Celulari krijon probleme sociale, i bënë fëmijët asocial, sepse stimulon vetminë dhe lidh shoqëri virtuale, duke iu shmangur asaj reale. Studimi që prezantohet nga ?Pediatric Academic Societies meeting? në San Francisco, thotë se një fëmijë që shpenzon mesatarisht 30 minuta në ditë para ekraneve të vegjël, rrit rrezikun për vonesa në të folur me 50%. Dëmton shikimin dhe çon deri në shtrëmbërimin e tij (strabizëm), sepse në shqisat e tyre, siç është edhe syri nuk janë instaluar akoma mekanizmat mbrojtës
Sot po vihen re probleme të mëdha mendore dhe sociale tek brezi i ri, kjo të kujton parashikimin profetik nga fizikanti i madh Albert Ajnshtajni (1879- 1955): “Kam frikë nga dita që teknologjia do të tejkalojë ndërveprimin tonë njerëzor. Bota do të ketë një brez idiotësh?.
Por valët elektromagnetike që trasmetojnë celularët ndikojnë në vdekjen e qelizave dhe parandalojnë ripërtëritjen e tyre. Kjo gjë përbën një risk për sëmundjen e kancerit në tru. Fëmijët nën moshën 15 vjeç, që përdorin celular 30 minuta në ditë janë 2-3 herë më të riskuar për shfaqjen e kancerit.
Përveç këtyre dëmtimeve në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës, përdorimi i celularit në këto mosha pa imunitet moral shkakton dhe një dëm akoma më të madh: ai shkatërron moralin dhe vret botën shpirtërore të tyre.
Fëmija është një qënie njerëzore me një botë shpirtërore delikate dhe jo plotësisht të formuar për të dalluar të mirën nga e keqja, të moralshmen nga e pamoralshmja, ashtu siç thotë fjala e urtë ?marëzia lidhet me zemrën e fëmijës?( Fl. 22:15). Që fëmija të mos shkatërrohet moralisht nga ajo që shikon dhë dëgjon në të përditshmen e tij të vrullshme, duhet patjetër të jetë nën mbikqyrje: në fillim të prindërve, të cilët nuk kanë vetëm detyrë t?i lindin e ushqejnë por edhe t?i edukojnë ata, si edhe të edukatorëve, mësuesve e shoqërisë.
Bota shpirtërore e fëmijëve është e butë si një plastelinë që mund t?i japësh formë si të duash, prandaj dikush ka thënë ?jepma fëmijën tënd deri në moshën 7 vjeç dhe ai fëmijë do të jetë përjetë i imi?. Deri në këtë moshë, fëmijët marin shumë informacine që u mbeten për gjithë jetën në subkoshiencë, të cilat formojnë botëkuptimin e tyre për botën që i rethon. Nëpërmjet shqisës së shikimit njeriu merr 80% të informacionit. Prandaj, televizori, kompjuteri dhe celulari smartfhone, si mjete elektronike informuese dhe komunikuese, ndikojnë jashtëzakonisht shumë në moshën e tyre. T?i japësh një fëmije në dorë një celular, i cili është programuar për të rriturit, është sikur i jep një bombë pa siguresë, me të cilën mund të vrasë veten. Ajo që kjo bombë vret është më e keqe se dëmtimi i gjymtyrëve, pasi vret botën shpirtërore, që përbëhet nga mendimet, ndjenjat, dëshirat, kujtesa, vullneti.
Përgjithësisht atë çfarë njeriu shikon, kërkon edhe ta bëjë; mendo sa më i tunduar është një fëmijë dhe një adoleshent, të cilët janë kureshtarë dhe me shpirt të theksuar aventure. Edhe kjo vërtetohet shumë lehtë, psh: Po të bisedosh me një fëmijë apo adoleshent që ka nga prindërit liri të plotë të përdorimit të televizorit, kompjuterit apo celularit ku marrin informacione të ekspozuar ndaj faqeve të internetit në smartphone, të cilat kanë përmbajtje dhune, seksi etj, që janë të papërshtatshme për moshën e tyre, vihet re se ata kanë një frymë rebele dhe reagojnë si të riturit, mendojnë si ata, përpiqen të imitojnë jetën e të riturve me të gjitha gabimet dhe veset e tyre, që fatëkeqësisht kanë hapësirë të gjërë në rrjetet sociale të aplikushme edhe në celularët smartfhone.
Por, përveç kësaj, fëmijët që zotërojnë një celular privat janë më të rrezikuar nga ngacmimi kibernetik, bëhen shpesh viktima të njerëzve dashkeqë, trafikantë, maniakë, demoniakë, të cilët nëpërmjet komunikimit elektronik kontrollojnë dhe shkatërrojnë jetën e shumë fëmijëve dhe adoleshentëve (si psh. me lojën famëkeqe dhe vrastare ?Balena Blu?, që vetëm në Rusi çoi në vetëvrasje 157 viktima fëmijë).
Kuptohet nuk po bëjmë propagandë kundër celularit si paisje e dobishme elektronike komunikimi, por për keqpërdorimin e tij të gabuar nga fëmijët edhe adoleshëntët dhe sidomos për celularët që kanë të instaluar programe të internetit, i cili në shumëllojshmërinë e informacioneve shpeshë negative, përbën rezikshmëri të lartë dhe shkatërim moral,shpirtëror sidomos tek fëmijët, adoleshentët pa imunitet psikologjik. Prandaj dikush e ka quajtur intrenetin: ?ndotja më e madhe e kohës ?
Prindërit duhet të kenë kujdes, ?sepse ç?do të mbjellin edhe do të korrin?Sot flitet vetëm për ? liri? pa limit për çdo moshë, por liri në konceptin të vërtet të fjalës nuk do të thotë të bësh ç`të duash, por të bësh atë që është e mirë për ty,ndryshe ti nuk je i lirë, por skllav i pasionit nga egoja, padija dhe opinioni i të tjerëve, dhe kjo me shumë pasoja për ata që nuk e kufizojnë por e shpërdorojnë lirinë e tyre, aq më tepër fëmija dhe adoleshenti që nuk e kanë të formuar plotësisht kontrollin mbi veten kanë nevojë për kufizim e edukim dhe nuk duhet t?i plotësohet çdo dëshirë ( tek) e tyre. Në Shkrimin e Shejnt lexojmë: ?Edukoje djalin e ki kujdes për të, që të mos heqësh keq e të turpërohesh për shkak të tij?( Sirakidi 30:31).
Një njeri i urtë i kohës sonë thoshte këto fjalë për kufizimin e nevojshëm të lirisë së fëmijëve dhe adoleshentëve: ?E shihni si e kufizojmë lirinë e fëmijës së vogël: Embrioni është i kufizuar për 9 muaj në barkun e nënës së tij. I sapolinduri vihet në krevatin e tij, pas gjashtë muajsh e vendosim në kangjella e më vonë nuk e lemë vetëm përjashta që të mos goditet apo të rrëzohet nga ndonjë shkallë. Nëse e lëmë të lirë ka për të rënë dhe do të vritet. Të gjitha këto janë të nevojshme që një fëmijë të ritet i sigurtë. Duket sikur fëmijën e privojmë nga liria, por pa këto masa rrezikon të vritet qysh në momentin e parë. Por fëmijët nuk kuptojnë as kur janë të vegjël se kanë nevojë për t?u kufizuar, por as edhe kur rriten se kanë nevojë për një lloj tjetër kufizimi, për këtë arsye kërkojnë liri. Çfarë lirie është kjo? Liri për t?i sakatuar? Me këtë lloj lirie përfundojnë në shkatërrim! (Shën Pais Agjoriti 1924-1994).
Zoti përkujdeset për fëmijët sepse janë të pafajshëm dhe shpesh viktima të prindërve të papërgjegjshëm dhe të të rriturve që i keqpërdorin për shkak të papjekurisë së moshës së tyre. Në krishterim besohet fort se Zoti jo vetëm është bashkëpunëtori me prindërit për krijimin dhe lindjen e një fëmijë, por Zoti u bë vetë fëmijë, Biri i Perëndisë -Biri i Njeriut në personi e Jisu Krishtit. Ai u shfaq fëmijë e adoleshent për t?i dhënë rëndësinë dhe shenjtërinë këtyre moshave edhe nevojës së tyre për liri të kufizuar, duke lënë shëmbullin e tij unikal që edhe pse Perëndi, Ai, si njeri ishte i bindur ndaj prindërve: nënës së tij, Virgjërshës Mari dhe kujdestarit Josif. ?Dhe ai zbriti bashkë me ta, erdhi në Nazaret dhe u bindej atyre?(Luka 2: 52).
Prandaj, në qoftë se i doni vërtet fëmijët tuaj, mësojini që të binden dhe mos ua plotësoni çdo dëshirë, si: të kenë një celular privat apo akses të lirë në intrenet, rjete sociale, etj. Derisa të mbushin moshën e duhur, mbajini larg celulareve e çdo gjëje elektronike që dëmton shpirtin, trurin, mendjen e shëndetin. Me neglizhencën tuaj, tolerancën, dobësinë apo me egon tuaj që t?i dalloni fëmijët tuaj nga të tjerët duke iu blerë celular të modelit të fundit, veproni shumë gabim, sepse duke i dhënë fëmijës tuaj ?gur në vënd të bukës? dhe ?gjarpër në vënd të peshkut? tregoni fatëkeqësisht se si prindër keni rënë më poshtë se instikti shtazor i kafshëve, të cilat me instiktin dhe përvojën e tyre i ruajnë edhe mësojnë këlyshët se si të ruhen nga rreziqet për jetën.
Këta prindër shpejt do të shijojnë frytin e hidhur të farës së keqe, të cilën e mbollën me pakujdesi në shpirtin fëmijës së tyre, duke u plotësuar çdo dëshirë, pavarësisht pasojave që ato kanë, dhe mbi të gjitha, do të japin llogari para Zotit që është shumë i ashpër me ata prindër apo të ritur që skandalizojnë me fjalët dhe veprimet e tyre fëmijët: ?Por ai që do të skandalizojë një prej këtyre fëmijëve të vegjël që besojnë tek unë do të jetë më mirë për të t?i varet në qafë një gur mulliri dhe të zhytet në thellësi të detit? (Mateu 18:6)./Miron Çako
Stafi i nenonatologjisë mori pjesë në trajnimin teoriko-prak...
Dëbora ka izoluar prej ditësh një pjesë të madhe të zonave m...
Përballja dhe “lufta” për audiencë e televizioneve shqiptare...
Sipas IGJEUM pritet që sot në orët e vona dhe nesër do të ke...
Legjenda korçare e futbollit, Teodor Vaso ka bërë publike ku...
Mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli ishte e ftuar ga...
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot (e enjte) dhe ...
Nismat e 100 fshatrave dhe ajo e agroturizmit kanë në themel...
Gjatë orëve të natës dhe paradites së të mërkurës jo vetëm n...
Prej dy ditësh i gjithë territori është përfshirë nga reshje...
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që pothuajse i gjith...
Tirana është zbardhur mesditën e sotme nga dëbora.Kanë mja...
Ditën e sotme banorët e Tiranës dhe vendeve të tjera të ulët...
Edhe pse jemi në ditët e fundit të dimrit, fundi i shkurtit ...
Reshjet e borës kanë përfshirë shumicën e territorit të vend...
Qarku Elbasanit është përfshirë prej disa ditësh nga reshjet...
Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë tërme...
Tre mijë mësues, të cilët i kanë mbaruar studimet në vitet 9...
Ka nisur sot aksioni për prishjen e furrave gelerore në Fush...
Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë rajonin e juglindjes...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...