Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë e zhvilluar në Gjinar të Elbasanit kushtuar grave dhe vajzave nga zonat rurale, të organizuar nga ?United Nations Ëomen Shqipëri? e që u zhvillua në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të grave në zonat rurale, Presidenti Meta, tha se ?Jam shumë i kënaqur që kam ardhur sot këtu në këtë aktivitet të veçantë për të shprehur së pari respektin dhe mirënjohjen për duart e arta të këtyre zonjave dhe vajzave këtu dhe kudo në të gjithë vendin që punojnë kaq shumë, që mundohen kaq shumë, që ruajnë traditat e zonave tona, por njëkohësisht bëjnë gjithçka për të kontribuar për familjet e tyre.
Sipas tij, pavarësisht se kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm, ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer, për t?i vënë njëherë e përgjithmonë në histori ato vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave.
?Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se sa më shumë e mbështesim turizmin, sa më shumë të mbështesim bujqësinë, sa më shumë të mbështesim agro-biznesin, aq më shumë ndihmojmë gratë në këto zona dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihmojmë luftën kundër varfërisë dhe bëjmë të mundur që nga rritja ekonomike e vendit të përfitojnë gjithnjë e më shumë njerëz. Mendoj që kjo është vendimtare edhe për një shoqëri më të drejtë, edhe për një ekonomi më të shëndetshme, por sidomos edhe për të luftuar varfërinë.? vuri në dukje Presidenti Meta.
Sipas Presidentit ende kemi nevojë t?i përforcojmë disa mesazhe që të gjithë i dimë që, gruaja është fuqia dhe motori i emancipimit të shoqërisë.
?Është një sfidë të cilën e dimë që, të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten ende të pa-adresuara ashtu siç duhet, me vëmendjen e duhur dhe suksesin e duhur. Përveç varfërisë dhe nivelit problematik arsimor në këto zona, shqetësues mbetet niveli i lartë i informalitetit dhe puna e papaguar e grave dhe vajzave në mënyrë të veçantë. Gratë dhe vajzat në këto zona kanë nevojë për një akses më të plotë në arsimimin dhe kualifikimet profesionale. Ndaj, strategjitë e zhvillimit rural duhet të synojnë rritjen e të ardhurave për familjet për rritjen e prodhimit bujqësor, për zhvillimin e turizmit familjar me qëllim kryesor reduktimin e varfërisë.
Duhet të kemi në konsideratë këto strategji gjithashtu, shumëfishimin e skemave të granteve dhe subvencioneve dhe indiskriminimin sa më pozitiv sidomos kur bëhet fjala për sipërmarje të grave dhe vajzave. Promovimi i skemave të mikrofinancës së kredive agrare me interesa të buta për sipërmarjet e vogla dhe të mesme të grave dhe vajzave në zonat rurale do të ishin një kontribut i çmuar për gjallërimin e ekonomive të këtyre zonave. Njëkohësisht përmirësimi i kapaciteteve institucionale të administratës qendrore dhe vendore në orientimin e sektorëve prioritarë për përfitimin e vendeve të punës në këto zona mbetet mjaft kyç.
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social duke rrëzuar barrierat që pengojnë aktivizimin aktiv të gjysmës së popullsisë në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, duhet të jetë një objektiv i përbashkët i të gjithë aktorëve institucionalë, shtetërorë, qeveritarë, vendorë edhe shoqëror? ka nënvizuar Presidenti i Republikës./CNA.al
“Mbi 4500 raste dhune në familje janë raportuar gjatë vitit ...
Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa për motin e acartë me të...
Gjashtë nga dhjetë emigrantët ndërkombëtarë në botë jetojnë ...
Në të gjithë Ballkanin këtë teknikë e mundësojnë vetëm 6 kl...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione në lidhje me sit...
Në vitin 2017 ishin 1,150,000 njerëz të lindur në Shqipëri, ...
Nëse po prisni pranverën dhe ditët me diell, kemi një lajm t...
“Dua të të bëj të lumtur” këtë puntatë është hapur me histor...
Në një postim në faqen e saj zyrtare, ambasada amerikane në ...
Në një postim në rrjetet sociale, akademiku Artan Fuga, ka s...
Vajza ime 5 vjeçe m’u afrua dhe më tha: “Mami, dua edhe unë ...
Stafi i nenonatologjisë mori pjesë në trajnimin teoriko-prak...
Dëbora ka izoluar prej ditësh një pjesë të madhe të zonave m...
Përballja dhe “lufta” për audiencë e televizioneve shqiptare...
Sipas IGJEUM pritet që sot në orët e vona dhe nesër do të ke...
Legjenda korçare e futbollit, Teodor Vaso ka bërë publike ku...
Mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli ishte e ftuar ga...
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot (e enjte) dhe ...
Nismat e 100 fshatrave dhe ajo e agroturizmit kanë në themel...
Gjatë orëve të natës dhe paradites së të mërkurës jo vetëm n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...