web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FAO: Gratë në zonat rurale mund të sjellin ndryshim për migracionin

5 Mars 2018, 14:09, Sociale CNA

Gjashtë nga dhjetë emigrantët ndërkombëtarë në botë jetojnë në Azi dhe në Evropë, dhe një pjesë e madhe e tyre janë nga zonat rurale. Shpesh, kur këta emigrantë vendosen në zona urbane dhe gjejnë punë, dërgojnë para në shtëpi për familjet që kanë lënë pas.

Lidhjet midis migrimit, bujqësisë dhe gjendjes së grave në zonat rurale, që u shqyrtuan dhe pasqyruan në përshkrimin e zhvillimit të qëndrueshëm, janë temë kryesore e pjesëmarrjes së FAO-s në Forumin Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Gjenevë. Forumi, që u zhvillua në 1-2 mars organizuaR nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).

Diskutimi i paneleve ofroi një mundësi për të identifikuar idetë dhe praktikat e testuara për krijimin e kushteve më të mira dhe mjeteve më të qëndrueshme të jetesës në zonat rurale në kontekst të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm.

Migracioni rural shpesh është i nxitur nga varfëria dhe papunësia. “Bujqësia dhe zhvillimi rural mund të trajtojnë lëvizjet kryesore të migracionit, si varfëria rurale, siguria ushqimore, pabarazia, mungesa e mundësive për punësim ose mbrojtja sociale, si dhe zhdukja e burimeve natyrore”, tha Vladimir Rakhmanin, Ndihmës Drejtor i Përgjithshëim i FAO-s dhe Përfaqësues për Evropën dhe Azinë Qendrore në fjalimin e tij të hapjes.

Dyzet për qind e remitancave ndërkombëtare të dërguara nga ata që e kanë gjetur rrugën e tyre në vende urbane përfundojnë në zonat rurale. Këto remitanca mund t’i ndihmojnë gratë përmes përmirësimit të burimeve financiare në ushqimin e familjes dhe për të forcuar fuqinë e tyre në marrjen e vendimeve dhe menaxhimin e të ardhurave.

Megjithatë, për një zgjidhje afatgjatë, investimet duhet të bëhen në sigurinë ushqimore dhe në bujqësi, përmes politikave gjinore që mbështesin ndërmarrjet bujqësore në shkallë të vogël dhe të mesme.

“Axhenda2030 për zhvillim të qëndrueshëm është plotësisht e angazhuar për integrimin gjinor,” tha Rakhmanin. “Një objektiv specifik në kuadër të Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 5, parasheh qasjen e barabartë të grave në burimet ekonomike dhe pronësinë e tyre të plotë dhe kontrollin mbi tokën, duke përfshirë tokën bujqësore”.

Aktivitetet e FAO-s që mbështesin fuqizimin e grave ndjekin të njëjtin parim. Këto përfshijnë programe që ndihmojnë gratë nga zonat e largëta të sigurojnë një të ardhur më të qëndrueshme përmes përmirësimit të aftësive të tyre artizanale.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), UN Women, dhe Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën.





Lajmet e fundit nga