Paktin detar me Shqipërinë, Kotzias në interpelancë: Marrëveshja e 2009, fantazmë
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias gjatë interpelanc...
Dokumente të siguruara nga arkitektë dhe urbanistë të lidhur me Bashkinë e Tiranës, ekspozojnë një realitet krejt ndryshe për Teatrin Kombëtar dhe kullat që priten të ndërtohen përbri saj. Tpz.al publikon disa planimetri të projektuara nga arkitektë të njohur, mbi truallin e Teatrit Kombëtar, si dhe zonën ku priten të ndërtohen plot 6 kulla.
Sipas dokumentave që disponojmë, trualli në pronësi të Teatrit Kombëtar shtrihet në parcelen 1/241 me një sipërfaqe prej rreth 5900 m2. Parcelat 1/240, 1/239 dhe 1/62 që ndodhen në vazhdimësi të volumit të Teatrit dhe ku gjenden ?Dekor Reklama?, si edhe 2 aktivitete private janë gjithashtu pjesë të truallit publik. Këto kapin një sipërfaqe prej rreth 300 m2. Parkingu ngjitur në pronësi të Bashkisë së Tiranës, parcela 1/66, ka një sipërfaqe prej 1300 m2. Pra, në total trualli publik është rreth 7500 m2.
Ndërkohë parcelat e tjera ngjitur, janë truall privat dhe ato kanë një sipërfaqe totale prej 1200 m2.
Por çfarë ndodh?
Sipas burimeve të Tpz.al brenda Bashkisë së Tiranës, njolla e Teatrit të ri Kombëtar shtrihet në gjysmën e truallit aktual dhe është e spostuar drejt ndërtesës së Ministrisë së Brendshme, për të qënë në vijë të drejtë me ish Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërsa në pjesën e pasme të Teatrit, parashikohet një volum i përbërë nga së paku 6 kulla të vendosura në një skemë zig-zag, e që shkojnë deri tek muri i ish godinës së Partisë Demokratike, sot FRD.
Nga analiza imazheve na rezulton se Teatri i ri Kombëtar do të zërë vetëm 3000 m2 truall. Ndërsa kullat do të zënë më tepër sipërfaqe se Teatri Kombëtar, pra rreth 4500 m2 hapësirë publike si dhe 1200 m2 që i ka privati. Sipas parashikimeve të projetit që është ende në fazë studimore, kulla e parë do të jetë me 10 kate, e dyta me 12, e treta me 14 e deri tek e 6-ta që shkon 22 kate.
Por a ka interes ndërtuesi i Kullave të bëj një Teatër të ri Kombëtar?!
Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton, se privati do të dalë me fitim maksimal, duke ndërtuar 6 kulla, ku mesatarja e tyre do të jetë 16 kate. Në një sipërfaqe ndërtimi prej 5700 m2 (4500 m2 tokë publike + 1200 m2 private), hapësira e shfrytëzimit është 70%, pra, rreth 4000 m2. Nëse shumëzojmë katet e kullave, mesatarja 16, me sipërfaqen ku do të ndërtohet 4000 m2 (hapësira e shfrytëzimit), rezulton mbi 64 mijë m2 ndërtim në total.
Çmimi i apartamenteve në këtë zonë elitare shkon në 2500 euro/m2, ndërsa për dyqanet kap edhe shifrën e 11 mijë euro/m2. Nga 16 kate që është mesatarja e kullave, rreth 12 kate do të jenë apartamente, pra përafërsisht 48000 m2 ndërtim. Nëse shiten me tregun aktual (pasi vlera mund të rritet), këto apartamente do të gjenerojnë rreth 120 milionë euro të ardhura.
Ndërkohë 4 kate dyqane që do të jenë për secilën kullë me një sipërfaqe totale prej 16 mijë m2 ndërtim, do t?i sjellin ndërtuesit mbi 170 milionë euro nga shitja e tyre. Pra, janë mbi 290 milionë euro të ardhura nga ndërtimi i këtyre 6 kullave, dhe nëse i shtojmë edhe garazhet e makinave, atëherë kjo shifër i kalon 300 milionë euro.
Në fushën e ndërtimit, marzhi i fitimit është mbi 50 %. Nga 300 milionë euro, ndërtuesi i kullave përllogarit se do të përfitojë 150 milionë euro.
Teatri i ri Kombëtar, sipas deklaratave të Erion Veliajt në studion e Opinion, nuk do të kushtojë më shumë se 30 milionë euro. Si konkluzion, ndërtuesi ka leverdi të marrë përsipër ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nëse i falet 4500 m2 tokë publike, për të ngritur 6 ngrehina që do t?i zënë edhe më tej frymën kryeqytetit.
Ky është debati fals që po krijon Erion Veliaj me Teatrin Kombëtar dhe qendrën e Tiranës. Ai po fsheh gishtin pas masakrës që po i bën kryeqytetit duke u justifikuar se nuk po ndërton kullë mbi Teatër, por në fakt janë 6 të tilla pak metra më tutje. Ai po justifkohet se nuk ka para për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, dhe për këtë do t?i japë privatit rreth 4500 m2 tokë publike për kulla. Kjo është Tirana e projektuar nga Veliaj, një kryeqytet me beton, pluhur, trafik, ngrehina dhe pyje orbitale imagjinare?dhe me një Teatër të ri Kombëtar të fshehur nga hija e kullave./TPZ.AL
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias gjatë interpelanc...
Para pak ditësh Opozita i kërkoi Kuvendit një seancë dëgjimo...
Grida Duma, dy ditë pasi në publik dolën mesazhet erotike me...
Pas lajmit për kapjen e një sasie rekord, prej 613 kg lëndë ...
Pas kapjes së 613 kilogramë kokaine në Maminas, mëngjesin e ...
Pas sekuestrimit të 613 kilogramë kokaine në portin e Durrës...
Pas kapjes së mbi 600 kilogramë kokaine të fshehur në një ko...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opi...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarë...
Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli është në gjendje të rëndë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim ...
Në një dalje për mediat rreth mesditës së sotme kryetari i g...
Në një bashkëbisedim me mediat rreth mesditës së sotme, ndër...
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, kry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmërua...
Në një bashkëbisedim me mediat rreth mesditës së sotme, krye...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur aksionin ...
Pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, ka ...
Ish kandidati për deputet i PD, Andi Përmeti ka dhënë alarm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...