Fatos Kongoli në luftë me jetën/ Ish-deputeti thirrje qytetarëve: Ka nevojë për dhurim gjaku
Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli është në gjendje të rëndë ...
Kreu i PD ?së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët, ka folur për atë çfarë rrezikon ekonominë shqiptare. Sipas tij, ekonomia rrezikohet kriminalizimi.
?Treguesi kryesor për investimin dhe pastrimin e parave të pista është sektori i ndërtimit. Numri i lejeve të ndërtimit për rezidenca për banim në një vit është rritur me 80%, por kredia për ndërtim nuk është rritur?, ka thënë Basha.
Për herë të parë, Basha ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
?Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit.?, ka thënë Basha.
Ky i fundit më tej është ndalur tek koncensionet dhe ndërtimi i inceneratorëve.
?Partneriteti Publik Privat (PPP) është forma më e thellë e kriminalizimit të ekonomisë dhe e Pastrimit të Parave të Pista. Tek projekti 1 miliardë dhe konçesionet e inceneratorëve përzjehet paraja e krimit dhe e drogës me taksat e shqiptarëve?, ka thënë Basha.
Sipas të njëjtit, edhe të dhënat zyrtare të punësimit janë fallsifikuar të dhënat e punësimit.
?Rritja e punësimit ka ndodhur në tremujorin e trete 2017 me persona në mboshën mbi 64 vjeç.
Në bujqësi ka 17 mijë të punësuar më pak se një vit më parë, por INSTAT e deklaron bujqësinë sektor në rritje. Vendi ka nevojë për transformim ekonomik dhe politik, i cili mund të vijë vetëm përmes akteve ligjore për çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët?, ka deklaruar ndër të tjera Basha.
Konferenca e plotë për shtyp e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe shpjegimet e ekspertes se statistikave Ines Nurja.
Këtë bashkëbisedim kemi një muaj që e kemi programuar, por për shkak të zhvillimeve të përditshme prioritare në frontin e emergjencës kombëtare ku ndodhemi. Por kjo për të cilën do të flasim sot, po kështu është një emergjencë kombëtare. Bëhet fjalë për gjendjen e ekonomisë, faktin që jemi para një katastrofe ekonomike që, nëse nuk e shmangim do të ketë pasoja për dekada të tëra.
Dua ta nis duke ju thënë se rreziku kryesor është kriminalizimi dhe kapja e ekonomisë nga paratë e drogës dhe të krimit, rreziqet që mbart kjo për të sotmen dhe për të nesermën e ekonomisë shqiptare. Çfarë kam parasysh me këtë; mund ta ilustroni vetë me kronikën e ditës, 613 kg kokainë kapur në Durrës, sasi rekord, e kapur falë agjencive të huaja të antidrogës dhe ligjzbatimit, tre ditë pasi kryeprokurori italian i Antimafias deklaroi në Tiranë që mafia në Shqipëri ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë. 613 kg pluhur i bardhë përbëjnë një vlerë monetare. Sot policia ka deklaruar se vlera e kësaj ngarkesë është 180 milionë euro. Një ngarkesë e vetme 180 milionë euro. E kam denoncuar dhe e kemi denoncuar me dhjetëra herë në parlament, në mediat tuaja dhe kudo, epoka e kanabisit tani është pasuruar me heroinën, kokainën dhe pastrimin e parave të pista.
Dhe pikërisht këtu vjen edhe rreziku ekzistencial për shoqërinë, sepse siç u shpreh edhe prokurori i Antimafies, tani rreziku i kriminalitetit është mbartur drejt politikës dhe ekonomisë. Një paralajmërim i Partisë Demokratike tash 5 vjet, një kauzë jo thjesht politike dhe opozitare, por qytetare. E kemi denoncuar ne, e kanë denoncuar gazetarë, analistë kurajozë dhe intelektualë, anëtarë të elitës së shoqërisë. Por nuk e kemi ndalur, përkundrazi është transformuar. Ku është transformuar? Në radhë të parë është transformuar brenda ekonomisë tonë. Sot përmes grafikëve dhe shpjegimeve të një ndër ekspertëve më të shquar të statistikave në Ballkan dhe në Europë, zonjës Ines Nurja, do t?ju bëjmë një prezantim ju dhe, përmes jush qytetarëve, se si ekonomia shqiptare është në prag katastrofe dhe cili është roli i krimit dhe i drogës me mbështetje qeveritare në këtë katastrofë ekonomike dhe sociale me të cilën po përballet vendi.
Ta nisim me çështjen e parë; kapjen e ekonomisë me paratë e drogës. Nuk ka sektor ku kjo duket më qartë sesa sektori i ndërtimit në Shqipëri dhe në veçanti në Tiranë. Një bum ndërtimesh i financuar nga çfarë? Merrni të dhënat e publikuara sot. Numri i lejeve të ndërtimit për rezidenca për banim në një vit është rritur me 80%. 2016-a viti rekord i prodhimit të drogës. 2017-a, viti rekord i lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Kemi një rritje drastike të ndërtesave me mbi 3 kate. Pra, nuk bëhet fjalë për riparim çatish apo ndërtim privat të vogël shtëpish. 200 % është rritur numri i ndërtesave mbi 3 kate. Ndërsa vlera monetare sipas vetë të dhënave të INSTAT-it është rritur me 260%. Ndërkohë përqindja e kredisë në ndërtim është njësoj si një vit më parë. 200% rritja e lejeve për ndërtesa, 260% rritja e vlerës monetare por këto të gjitha u bëkan jo me më shumë para, siç ta do mendja sepse nga viti në vit ka inflacion, rriten çmimet, por me pothuajse me të njëjtën shumë parash. 14.4% ka qenë vlera, përqindja e kreditimit për ndërtimin në 2016-ën, 15% në 2017-ën. Me çfarë po financohen këto ndërtime ekstra? Me çfarë po financohen kullat, ndërtimet në Tiranë, të cilat përbëjnë mbi 80% të volumit, pjesën tjetër e ka Fieri, Durrësi dhe disa qendra të tjera të mëdha por pjesën e luanit e ka Bashkia e Tiranës. Le ta themi haptas që Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit. Dhe kjo ilustrohet nga bumi i ndërtimit dhe në veçanti i ndërtimeve të larta në Tiranë, të cilat nuk kanë asnjë racionale ekonomike, nuk kanë asnjë kuptim për sa i përket strehimit. Pavarësisht prej manipulimit me shifra dihet se në Tiranë ka apartamente bosh, të pashitura, por ka lidhje vetëm me paratë e krimit.
Aspekti i dytë i kapjes së ekonomisë nga krimi dhe paratë e krimit është PPP-ja; Partneriteti Publik Privat, 1 miliard dollarë i shpallur nga Edi Rama dhe i denoncuar nga ne si pastrimi i parave të pista. Në veçanti kjo duket në sektor të tillë, siç është sektori i mbetjeve urbane ku privati po investon për inceneratorë pro në fakt investimin po e paguan qytetari nga taksat e tij dhe kjo është një formë edhe më e thellë e kriminalizimit të ekonomisë. Pse?
Në qoftë se ndërtesat po bëhen vetëm me paratë e krimit dhe të drogës, këtu po përzihet paraja e krimit dhe e drogës me taksat e shqiptarëve.
Kjo po ndodh përmes përqendrimit të pushtetit të vendimmarrjes dhe projeketeve në pak duar; koncensionet, tenderat po i fitojnë pak duar, atë që rëndom njihet si oligarkët.
Përqendrimi nuk po ndodh vetëm në sektorin e koncesioneve apo në sektorin e lejeve të ndërtimit, po ndodh dhe në sektorin financiar. Kemi një bankë me pronar offshore të quajtur Abi Bank, e cila ka blerë bankën NBG, në një kurs kohor prej disa muajsh. Këto pra janë tiparet e kapjes së ekonomisë nga interesa kriminale, nga paratë e krimit dhe të drogës.
Tani le t?i hedhim një sy çfarë thotë INSTAT me shifrat e veta:
Kjo pra është gjendja e vendit që denoncon më mirë sesa unë, sesa opozita madje dhe sesa ju, pasojat e në qeverie pa asnjë politikë dhe prioritet të vërtetë ekonomik. Prioritet i vetëm ka qenë ta bënte Shqipërinë zonë të lirë të krimit. Në 2016 e mbolli me hashash, në 2017 përdori paratë e hashashit për të shkatërruar proçesin politik dhe po kështu në 2017 me infrastrukturën dhe paratë e hashashit ka kaluar në heroinë, kokainë dhe kapjen e sektorëve të ekonomisë, me prioritet, ndërtimin , turizmin, menaxhimin e mbetjeve.
Në strukturën ekonomike pavarësisht se këto po ndodhin me paratë e drogës, po dëmtojnë dhe po shkatërrojnë të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve. Të marrim dy shembuj. Këto ndërtime nuk janë gjë tjetër veçse piramida droge. Çfarë roli do të kenë këto nesër pasnesër në ekonomi. Si do të kontribuojnë për të krijuar vende të reja pune? Nuk munden sepse roli i tyre i vetëm është të pastrojnë milionat e drogës. PPP ( partneritet publik, privat ) në fakt janë borxh i fshehur, bëhen për të pastruar paratë e drogës, bëhen për të shpërdoruar dhe vjedhur paratë e taksapaguesve siç është rasti i inceneratorëve që është rasti unik, ku çdo television dhe çdo gazetari i çensurohet lajmi, sepse Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Klodian Zoto operojnë një fond të veçantë për të çensuruar lajmin për inceneratorët në çdo media dhe madje vendosim një bast sot se cilat nga mediat do ta transmetojnë këtë pjesë të denoncimit tim. Por për këtë çështje do të kemi më shumë informacion në ditët në vijim, dhe përmes kësaj të rrisë dhe te thellojë borxhin publik të Shqipërisë.
Konçesionet dhe PPP-të janë mënyrë e fshehur për të rritur borxhin. Unë e kam bërë këtë, problem prezent , e kam denoncuar para FMN-së, e cila ka bërë reagimete saj të para. Pres nga ata dhe institucionet e tjera reagime të forta në këtë drejtim, veçanërisht nga ata që janë gardianët e nivelit të borxhit publik. Borxhi publik i Shqipërisë po rritet në mënyrë marramendëse dhe sekrete nga PPP-të dhe nga konçesionet korruptive. Këto janë çështjet që po denoncojmë sot. Tani ia jap fjalën znj. Nurja e cila do t?jua bëjë të qarta përmes prezantimit dhe grafikëve, ju dhe qytetarëve të interesuar që na ndjekin, duke e mbyllur me këtë konstatim dhe bindje të thellë prezantimin tim paraprak: të gjitha këto tregojnë nga njëra anë që ekonomia shqiptare është në prag të një katastrofë që, nëse nuk shmanget sot, do të ketë për efekt zhdukjen e mijëra mijëra vendeve të tjera të punës dhe rritjen e plagës sociale që do të çojë edhe më shumë në rritjen e emigracionit. Por nga ana tjetër kjo është një thirrje drejtuar të gjithë faktorëve shoqërore. E zhveshur nga interesi imediat politik i opozitës para kësaj qeverie apo kësaj bande quajeni si të doni. Kemi nevojë për një transformim të thellë ekonomik. Kemi nevojë për një transformim dhe ndryshim të thellë ekonomik, i cili mund të vijë vetëm përmes çlirimit të tregjeve , luftës ndaj monopoleve, luftës ndaj oligarkëve dhe oligopoleve dhe kur them luftë e kam fjalën për masa të forta ligjoredhe zbatimin e tyre dhe sektorëve të tjerë. Integrimin e ekonomisë tonë që sot është totalisht e shkëputur nga rajoni, nga rajoni e jo më nga Europa, përmirësimi i teknologjisë që ka mbetur në vend umëro prej më shumë se gjysëm dekade dhe thithjes së investimeve të huaja. Siç e kuptoni të gjitha këto të cilat janë të domosdoshme për transformimin e ekonomisë tonë kombëtare nuk mund të bëhen pa një transformim të thellë politik. Por këtu dua të ndaloj para se të kaloj në tema të tjera para se të marrim vëmendjen tuaj për çështje të tjera , me qëllim që të bëjmë një analizë më të detajuar të problemeve kryesore që paraqita para jush.
Ines Nurja: Unë do të përqëndohem tek disa të dhëna që janë pika kyçe në lidhje me ekonominë shqiptare.
Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli është në gjendje të rëndë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim ...
Në një dalje për mediat rreth mesditës së sotme kryetari i g...
Në një bashkëbisedim me mediat rreth mesditës së sotme, ndër...
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, kry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmërua...
Në një bashkëbisedim me mediat rreth mesditës së sotme, krye...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur aksionin ...
Pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, ka ...
Ish kandidati për deputet i PD, Andi Përmeti ka dhënë alarm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ishte i pranis...
Komisioni për politikën e Jashtme ka thirrur sot në një sean...
Kirurgia e njohur dhe ish-deputetja Rushen Golemi është ndar...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, është kthyer pas në kohë,...
Profersori dhe analisti Mark Marku, i ftuar në emisionin “Op...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha në emisionin “Përbal...
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ...
Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale, ka t...
Pjesmarrja e Artur Meçollartit, në negociatat për marrëveshj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...