web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oriola Marashi: Skeni parë asgjë akoma

27 Shkurt 2018, 08:55, Lifestyle CNA

Oriola Marashi shquhet për format e saj trupore. Ka provokuar me fotot që poston, por ajo që i la të gjithë me gojë hapur ishte, fotoja me dorën në gjoks, si Rozafa.

Por jo të gjitha komentet ishin pozitive. Ka nga ata që e kritikuan, ata që janë irrtuar me pamjen dhe zhveshjen që Marashi bëri.

Me anë të një postimi tjetër në Instagram, ajo i ka bërë më dije ndjekësve të saj se nuk kanë parë asgjë akoma.

?Faleminderit Zot që më mbron nga budallenjtë, inatçinjtë dhe personat që mundohen të më stresojnë me qëllim. Asnjë armë e krijuar kundër meje nuk do të mbijetojë. Jam këtu për të qëndruar, respekt për ato që më mbështesin. S?keni parë asgjë akoma?, ka shkruar Oriola krahas fotos./CNA.al





Lajmet e fundit nga