Sëmundja e Fruthit, simptomat dhe si mund të parandalohet
Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një ...
Përhapja e sëmundshmërisë dhe plakja e popullsisë ka rritur numrin total të jetëve të humbura në vitin 2017 me 844 persona ose 3.9 për qind, por sakaq është shfaqur një tendencë e frikshme e vdekjeve në moshat më të reja.
Rritja e personave që humbasin jetën është më e dukshme për moshat mbi 60 vjeç duke iu referuar edhe trendit historik, por në vitin 2017 në raport me një vit më parë (2016) vdekjet pësuan rritje për grupmoshën 50-60 vjeç dhe 20-24, vjeç si pasoje rritjes e aksidenteve rrugore.
Sipas të dhënave të INSTAT në lidhje më 2017 për moshën 50-54 vjeç kishte 37 vdekje më shumë se më 2016, ndërsa për grupmoshën 55-59 vjeç kishte 54 jetë të humbura më shumë. Për grup moshën 60-69 pati 115 më shumë të vdekur më shumë në 2017. Ekspertët e shëndetit publik pohojnë se vdekjet në moshat më të reja janë pasojë e përhapjes se neoplazmave (sëmundjeve malinje) dhe atyre kardiovaskulare.
Në vitet 1990, Shqipëria kishte numrin më të ulët të prevalencës së vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare se në të gjitha vendet e rajonit. Në fillim të tranzicionit, vdekjet nga kjo diagnozë ishin 125 persona për 100 mijë banorë, teksa në të gjitha vendet ballkanike, përveç Greqisë, ky numër ishte shumë i lartë.
Aktualisht, Shqipëria është vendi i vetëm në rajonin e Europës Juglindore, i cili ka shënuar rritje në nivelin e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës në dy dekadat e fundit. Sipas një studimi të institutit të Shëndetit Publik, ky është një tregues i fazës së hershme të evoluimit të epidemisë koronare në Shqipërinë e tranzicionit, e cila ndodhi dekada më parë në vendet perëndimore. Shqipëria aktualisht paraqitet më e rënduar se vendet e rajonit, duke raportuar vdekjet për këto sëmundje 155 persona për 100 mijë banore, teksa vendet ballkanike kanë frenuar avancimin e jetëve të humbura.
Sëmundjet malinje po rriten me ritme të shpejta gjithashtu. Të dhënat e gjetura tregojnë për një avancim të lartë të sëmundjes dhe mbi të gjitha në moshat e reja. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik më 2014, 15% e të diagnostikuarve me kancer i përkasin moshës 35-44 vjeç, 26,7% i përkasin moshës 45-54 vjeç dhe 22% janë të moshës 55-64 vjeç. Një dekadë më parë, përqindjet më të larta i kishin moshat mbi 60 vjeç.
Në vitin 2002, instituti i Shëndetit Publik numëronte 41 diagnoza për 10 mijë banorë në Shqipëri, ndërsa në vitin e 2014 u numëruan 73 persona për 10 mijë banorë. Prevalenca për mijë banorë me të sëmurë me kancer shihet të ketë pësuar rritje me 70% gjatë dekadës, sipas të dhënave spitalore.
Gratë shihet të jenë më të prekura. Tumoret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja. Sipas të dhënave të ISHP-së, në vitin 2014, në 10 mijë gra, 88 prej tyre u diagnostikuan me kancer dhe në 10 mijë burra u diagnostikuan 58 me këtë sëmundje. Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive, për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit./ Monitor
Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një ...
Demi Rose, është një nga personazhet e famshme, e cila nuk e...
Është folur për shumë aktore, këngëtare apo personazhe të nd...
Sam Smith dhe i dashuri i tij Brandon Flynn duket se po kalo...
Moda është ajo që ndryshon herë pas here dhe na sjell trende...
Conchita Wurst gjatë një interviste të dhënë në Amerikë, me ...
Janë bërë më shumë se dy javë që kur Kylie na ka treguar se ...
WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdorura nga të g...
Në qëndër të familjes Kardashian është Kylie me fëmijën e sa...
Këngëtarja e famshme Ronela Hajati ka qenë e ftuar ditën e s...
Për të pasur imunitet të fuqishëm është e nevojshme që të us...
Edhe pse gjoksi është pjesa e preferuar e meshkujve tek femr...
Nëse shihni vërdallë gota plastike transparente me lëng fluo...
Përplasja që ndodhi mes reperëve Blunt dhe Real 1 dhe anëtar...
Samanta Karavella ka ditur të ruajë mirë nga kureshtja e pub...
Ndërsa u përfol se Luana Vjollca i kishte dhënë fund lidhjes...
Renato Mekolli është një nga Chef-at më të njohur në Shqipër...
Këta njerëz gjithmonë përqendrohen në gjëra të rëndësishme d...
Këngëtarja Dua Lipa ka vizituar një nga xhamitë në Abu Dhabi...
Deri tani kishim parë të bënin tatuazh portertin e Sali Beri...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...