Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot një skandal në lidhje me negociatat për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Sipas tij vendosja e Artur Meçollarit në krye të grupit të negociatorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë përbën një skandal.
Berisha theksoi se ky person është spiun dhe agjent i të huajve.
?Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye të grupit të një ish-spiuni të Forcave Ushtarake, i larguar pas dokumentimeve të pa kundërshtueshme të SHISH dhe ushtrisë por edhe të dhënave të tjera. Gjithçka e realizuar me vendim të prokurorisë, ky është agjent, spiun. Bëhet fjalë për Artur Meçollarin?,- tha Berisha.
?Nëse ju lexoni deklaratat e zëdhënësit të Edi Ramës – Ditmir Bushatit – se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike po “politiko-diplomatike” dhe prapa tij nxjerr kokën ? në Korçë, ku u diskua 13 orë për marrëveshjen e detit ? personi i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja, ky përbën superskandal sepse e gjithë marrëveshja e bazuar në vizatimet e këitj spiuni, nuk ka interesa kombëtare por të vendit që i shërben.
Po ashtu, për fatin tonë të keq, në krye të Forcave Detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga Flota dhe Forca Detare aq sa merr vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin ? ai është i respektuar, nuk kam asgjë personale ? por ta emërosh atë që nuk ka asnjë lidhje me detin, është të tallesh, ta përqëshësh. Akt i papërgjgjeshëm i Edi Ramës.
Në grup ka njerëz të tjerë me lidhje të dyshimta që do të thotë të kesh përgatitur Ekipin e Dorëzimit të Territorit, të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Adriatik,” u shpreh ish-kryeministri i vendit.
Fjala e plotë:
Dua të denoncoj ekipin përbërës, të cilin Ditzi Bushati ia ka dërguar dje apo sot Presidentit të Republikës.
Dua ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në grup negociimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Meçollari, dicka e kësaj natyre, siç ka të drejtë cdo shtetas kur akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës sepse faktet dhe të dhënat kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo rrugën e influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën tjetër, për t?u rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar. Nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike por kemi zhvilluar politiko-diplomatike, dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korcë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me sherbimet e huaja.
Ky përbën një superskandal sepse jam i sigurt që e gjithë marreveshja është bazuar në hartat dhe vizatimet e këtij spiuni që nuk ka interesa kombetare por vetëm interesa të vendit që i shërben.
Për fatin tonë të këq sot, për herë të parë në histori, në krye të Forcave Detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga flota dhe nga forcat detare aq sa merrni vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin, ai është njëri i respektuar s?kam asgje personalisht se nuk e njoh, por s?mund të emërohet kurrë në krye të Flotës një njeri që s?ka asnjë lidhje me Flotën e me detin. Kjo është të tallesh e të përqeshësh.
Unë jam këtu të bëj publike para shqiptarëve këtë akt të papërgjegjshëm të Edi Ramës.
Të vendosësh në grup njerëz të tjerë të cilët janë realisht me lidhje të shumë dyshimta, kjo do të thotë të kesh pregatitur ekipin e dorëzimtit të detit, ekipin e dorëzimit të territorit dhe më e keqja të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhë Adriatikut.
Këta edhe tradhëtarin e fyejnë më këtë që bëjnë, ja ndyejnë emrin. Duhet ët jesh i lehtë, i rrjedhur dhe defiçitar dhe të mos dish asgjë nga grekët, inteligjenca, praktika dhe njohuritë e tyre për detin, që doli Edi Rama t?u bëj presion e pastaj t?i gëzojë me marrëveshjet që bën. E vërteta është që ka shkelur me të dy këmbët interesat kombëtare, integritetin territorial, pasuritë përrallore të nëndetit të këtij kombi e këtij vendi.
Uroj që presidenti i Republikës, i cili është zotuar publikisht se do zbatojë në frymë dhe në gërmë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është një normë kushtetuese pavarësisht se ishte kundër qeverisë sime. Kështuqë shpresoj se ky projekt ogurzi në vend se të shndërrohet në një event bashkëpunimi midis dy vendeve, të mos lejojmë të shndërrohet në një mollë sherri të jashtëzakonshme midis dy vendeve dhe kombeve.
Meqë jam këtu, unë dua të përgënjeshtroj këtu një fake news e qarkulluar në disa debate televizive nga pseudo-analistë të cilët i lejojnë vetes të shpikin gjëra të paqëna. Deklaroj me përgjegjësi të plotë para shqiptarëve se kurrë, në asnjë rast pala greke nuk ka bërë as dhe një presion për marrëveshjen e detit që firmosëm. Ka qënë vullnet i përbashkët, sepse kufiri detar, pas firmosjes së Traktatit ne sanksionuam në mënyrë bilatërale njohjen reciproke të kufinjve por problemi është se kufiri detar mungonte. Nëse kufiri tokësor ishte përcaktuar që në protokollin e Firenzes dhe firmosur në janar të vitit 1925, i depozituar në OKB, kjo nuk është e vërtetë për kufirin detar. Bashkëpunimi me qeverinë Karamanlis ka qënë bashkëpunim partnerësh të sinqertë. Nuk e mohoj fare se e kam patur mik dhe ai e meritonte plotësisht dhe jam krenar me miqësinë që kam patur me të. Asnjë lloj presioni, kurrë, nuk më ka ardhur nga snjëri apo zyrtar që të më thotë se pala greke po bën këtë apo atë presion. Zgjidhja ishte një gjë shumë normale. Siç e shihni, me këtë marrëveshje që kanë bërë këta, Greqia, padiskutim një fuqi detare, është rezervuar te 6 milje, që nga viti 1936 kur ka filluar ndarja e deri sot, menjëherë falë kryeMuçollarit, Ditzi Bushatit dhe Edi Ramës kaloi në 12 milje në një kohë kur ka territore që janë gjithsëj 22 milje.
Pra, kemi të bëjmë me një akt ku fjala tradhëti fyhet me këtë, se kjo është shumë më e rëndë se ajo. Uroj që Presidenti, i cili ka të gjitha kompetencat kushtetuese, pasi për fatin e mirë të shqiptarëve, në këtë rast presidenti i Republikës i ka të detajuara çështjet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. I ka përcaktuar Gjykata të gjithë kompetencë e Presidentit të Republikës pikërisht në çështje të kësaj natyre. Ndaj dhe unë kam besim që nuk do mund të vendosin agjentët, spiunët për fatin e territoreve shqiptare por do vendosë drejtësia, e drejta e detit. Ne kemi qënë dhe mbetemi të variantit se kjo zgjidhet vetëm në arbitrazh ndërkombëtar ose gjykatën e Hagës. Këtë e pranoi dhe qeveria greke dhe ishte e mençur qeveria greke që e pranoi këtë. Dhe pse e pranoi? Kjo është fare e thjeshtë, sepse ne vullndetin e treguam, një gjykatë e rrëzoi dhe tani mbetej arbitri ndërkombëtar, të paguajmë shpenzimet dhe të deklarojmë se pranojmë verdiktin e gjykatës ndërkombëtare. E pranoi qeveria greke këtë. Edi Rama e gjeti të gatshme këtë praktikë por ai mendoi se po i trysnon dhe po i struk, ndërsa ata iu kthyen dhe e zhveshën siç e meriton. / CNA.al
Prokurori i Antimafias Italiane deklaroi se tashmë trafiku i...
Sot është një ditë e ngarkuar, sapo është larguar Presidenti...
CNA.al, nëpërmjet një fotoje, ju sjell një detaj që nuk u pa...
Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij para deput...
Prokurori Kombëtar italian i antimafias dhe Antiterrorizmit...
Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur mëngjesin e sotshëm ...
Gjatë diskutimit për projektligjin për vetingun, kreu i Mini...
Disa ditë pasi Presidenti Ilir Meta iu drejtua me nje letër,...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me pronat e grabitur...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Venusi do ketë ndikim shume pozi...
Vijojnë reshjet e dëborës në pjesën më të madhe të vendit nd...
Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje....
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka ni...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al (CityNews Al...
Prej disa ditësh, në media, opinion publik dhe arenën politi...
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, pas v...
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti i Komisionit E...
Media raportoi se kryetari i Partisë Socialiste të Kelmendit...
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka mb...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...